• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj letër mësuesve të Tiranës: Mirënjohje, po ndërtojmë Tiranën që plotëson nevojat e gjeneratës tjetër

by Java News
07/03/2019 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këtë ditë të veçantë, mësuesit e shkollave të Tiranës kanë marrë edhe një letër falenderimi dhe frymëzuese nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron 7 Marsin. Në mesazhin drejtuar mësuesve, Veliaj vlerëson maksimalisht punën dhe përkushtimin e tyre në rritjen dhe edukimin e brezit të ri. Veliaj nënvizon se në këto katër vite është duke u ndërtuar Tirana që plotëson nevojat e

gjeneratës tjetër me çerdhe dhe kopshte, Tiranën me kënde lodrash dhe biblioteka në çdo lagje Tiranën me 17 shkollave të reja, pa mësim me dy turne dhe klasa kolektive. “Kam krijuar një koalicion të jashtëzakonshëm me fëmijët, jo sepse i shoh si taksapagues ose votues, sepse nuk janë, por sepse janë agjentë të patrembur dhe idealistë të ndryshimit. Jemi duke ndërtuar Tiranën që plotëson nevojat e brezave të ardhshëm”, thekson ai. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës siguron se puna nuk do të ndalet me kaq, por do të vijojë për të përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet në të cilat ata japin mësim.

Letra e plotë:

Të dashur mësues,

Më jep shumë kënaqësi t’ju uroj 7 Marsin e 132-të që prej themelimit të Mësonjtores së Parë Shqipe. Unë jam gjithnjë i përulur ndaj punës dhe përkushtimit tuaj dhe do të doja t’ju falenderoja sot me gjithë zemër.

Në këto katër vite si Kryetar i Bashkisë, bashkë jemi takuar në inspektime punimesh, hapjen e klasave apo dhe shkollave të reja, dhe bashkë me ndërtesat kam parë se si janë rritur e kultivuar nxënësit e këtij qyteti. Një brez i ri dhe optimist po rritet edhe falë punës suaj dhe kjo më bën shumë krenar.

Të gjithë ruajmë me nostalgji mësimet dhe këshillat që na keni dhënë, këto kujtime do t’i ruajmë gjatë gjithë jetës tonë. Çfarë është Tirana përveç se vetë qytetarët dhe kujtimet tona. Por më shumë, Tirana e së ardhmes u përket fëmijëve që kanë lindur dhe e gjeneratave të reja që do të lindin. Ata do ta gëzojnë Tiranën e së ardhmes. Por, duhet që ne sot ta planifikojmë Tiranën për ta.

Prandaj, kam krijuar një koalicion të jashtëzakonshëm me fëmijët, jo sepse i shoh si taksapagues ose votues, sepse nuk janë, por sepse janë agjentë të patrembur dhe idealistë të ndryshimit. Jemi duke ndërtuar Tiranën që plotëson nevojat e brezave të ardhshëm me çerdhe dhe kopshte që zhvillojnë dhe ushqejnë mirë fëmijët; Tiranën me kënde lodrash dhe biblioteka në çdo lagje; Tiranën e 17 shkollave të reja si shkolla ‘Kosova’ apo ‘Adrian Klosi’; Tiranën me shkolla ekzistuese të rikonstruktuara si “Çajupi” apo “Qemali” Tiranën pa mësim me dy turne dhe klasa kolektive; Tiranën me shkolla si qendra komunitare, ku fëmijët mund të luajnë të sigurt larg rrugës; Tiranën e ‘Pyllit Orbital’ i përbërë nga dy milion pemë, shumica të dhuruara nga qytetarët.

E ndërkohë që këtu në Bashki vijojmë punën për të përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet në të cilat ju jepni dije, duke hapur parqe e duke mbjellë pemë, pesho më e madhe qëndron me ju. Patrioti rilindas Sami Frashëri ka thënë: “Nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.” Ndërtesat e rrugët ndërtohen, prishen e sërish ndërtohen, por kultivimi i mendjeve të njoma dhe përgatitja e tyre për t’u bërë mendje të pjekura nuk është punë që ribëhet kollaj. Jam besimplotë se me shumë dashuri për punën dhe fëmijët e këtij qyteti do të arrijmë vizionin e përbashkët për një Tiranë mendjendritur.

 Me mirënjohje, gëzuar!

Erion Veliaj

 

/a.meta

Next Post
Humb jetën prezantuesja dhe shkrimtarja e njohur, nuk ia doli ta mposhte sëmundjen

Humb jetën prezantuesja dhe shkrimtarja e njohur, nuk ia doli ta mposhte sëmundjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com