• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj letër çdo familjeje të Tiranës për administratorët e pallateve

by Java News
10/12/2016 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka dërguar nga një letër çdo familjeje të kryeqytetit ku shpjegohet procedura se si do të zgjidhen administratorët e pallateve.

Duke vlerësuar besimin që qytetarët i kanë dhënë për drejtimin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj thekson në letër se Tirana është i pari qytet në Shqipëri, i cili nis t’u japë zgjidhje problemeve që qytetarët hasin sot në administrimin e pallateve dhe mjediseve të përbashkëta.

“Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për bashkëpronësinë dhe ‘administratorët e pallateve’, i cili synon krijimin e një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga Ju dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, të cilët do të gjenden pranë komunitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikave që lindin prej bashkëpronësisë. Kjo iniciativë mbi të gjitha siguron standardet e ruajtjes së higjienës, shëndetit publik dhe mbrojtjes kundër zjarrit, duke rritur kështu sigurinë e banorëve dhe duke vendosur standardet e munguara deri më sot”, thuhet në letër.

Më tej, Veliaj sqaron se projekti do të sigurojë gjithashtu mirëmbajtjen e ambienteve të bashkëpronësisë, duke mos lejuar degradimin dhe shndërrimin e tyre në një problem për të ardhmen.

Veliaj thotë se kujdesi për ambientet e përbashkëta, do të ndikojë në uljen  e mundësisë së shfaqjes së problemeve të vazhdueshme, do të ulë shpenzimet si dhe do të sjellë më pak stres në përditshmërinë tonë.

Kryebashkiaku  kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të ndihmojnë në zbatimin e këtij projekti.

“Ky projekt parashikon sinjalizimin e problematikave të ndryshme dhe angazhimin për zgjidhjen përfundimtare të tyre në 5000 pallate, që gjenden në 14 njësi administrative brenda Bashkisë se Re të Tiranës, duke përfshirë edhe Kasharin, Dajtin dhe Farkën.

Ndaj lus bashkëpunimin tuaj me stafin e Bashkisë që do të paraqitet pranë jush e do t’ju ndihmojë në organizimin e asamblesë së banorëve dhe zgjedhjen e administratorit tuaj.

Zgjidhja e çështjes së bashkëpronësisë do të sjellë një përmirësim të dukshëm në ruajtjen e ambienteve të përbashkëta”, thuhet në letrën e kryebashkiakut.

Kryetari i Bashkisë thekson se ashtu si çdo qytet ka nevojë për Kryetarin e tij të Bashkisë, ashtu edhe një ndërtesë ka nevojë për një administrator, duke vënë kështu hallkën fundore të këtij zinxhiri, që ka në vëmendje mirëqenien e qytetarit.

Veliaj e mbyll letrën e tij me një urim për të gjithë qytetarët për festat e fundvitit.

Letra e plotë

E dashur familje e Tiranës,

Për mua ka qenë një privilegj t’ju shërbej për më shume se një vit në Bashkinë e Tiranës. Ju jam çdo ditë mirënjohës për këtë besim të jashtëzakonshëm. Sot, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Tirana është i pari qytet në Shqipëri, i cili nis t’u japë zgjidhje problemeve që qytetarët hasin sot në administrimin e pallateve dhe mjediseve të përbashkëta.

Tirana është metropoli i Shqipërisë, gjithmonë mikpritëse e kujtdo vendos të ndërtojë jetën në kryeqytet. Por, rritja e numrit të banorëve që jetojnë dhe punojnë çdo ditë në Tiranë shpesh here përkthehet në më shumë sfida të cilat kërkojnë zgjidhje. Ritmet e shpejta dhe dinamika e jetesës bëjnë që të fokusohemi gjithmonë e më shumë tek familja jonë dhe apartamenti ynë, duke u kushtuar më pak kohë problemeve jashtë derës së shtëpisë. Sot, qytetarët e Tiranës bashkëjetojnë me këto probleme, ndoshta edhe konfliktohen mes tyre, edhe pse zgjidhjet shpesh herë janë fare të thjeshta.

Për këtë, Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për bashkëpronësinë dhe ‘administratorët e pallateve’, i cili synon krijimin e një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga Ju dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, të cilët do të gjenden pranë komunitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikave që lindin prej bashkëpronësisë.

Kjo iniciativë mbi të gjitha siguron standardet e ruajtjes së higjienës, shëndetit publik dhe mbrojtjes kundër zjarrit, duke rritur kështu sigurinë e banorëve dhe duke vendosur standardet e munguara deri më sot. Projekti do të sigurojë gjithashtu mirëmbajtjen e ambienteve të bashkëpronësisë, duke mos lejuar degradimin dhe shndërrimin e tyre në një problem për të ardhmen. Kujdesi për ambientet e përbashkëta ul mundësinë e shfaqjes së problemeve të vazhdueshme, ul shpenzimet, si dhe sjell më pak stres në përditshmërinë tonë.

Ky projekt parashikon sinjalizimin e problematikave të ndryshme dhe angazhimin për zgjidhjen përfundimtare të tyre në 5000 pallate, që gjenden në 14 njësi administrative brenda Bashkisë se Re të Tiranës, duke përfshirë edhe Kasharin, Dajtin dhe Farkën.

Ndaj lus bashkëpunimin tuaj me stafin e Bashkisë që do të paraqitet pranë jush e do t’ju ndihmojë në organizimin e asamblesë së banorëve dhe zgjedhjen e administratorit tuaj.

Zgjidhja e çështjes së bashkëpronësisë do të sjellë një përmirësim të dukshëm në ruajtjen e ambienteve të përbashkëta. Ashtu si çdo qytet ka nevojë për Kryetarin e tij të Bashkisë, ashtu edhe një ndërtesë ka nevojë për një administrator, duke vënë kështu hallkën fundore të këtij zinxhiri, që ka në vëmendje mirëqenien e qytetarit. Mezi pres që edhe këtë iniciativë – si shumë projekte gjer më sot – ta kurorëzojmë me sukses. Kam shume besim tek ju!

Falemnderit për mbështetjen dhe me rastin e fundvitit ju uroj Gëzuar Festat e çdo të mirë për ju e për familjen tuaj.

Next Post
Ligji i pronave, ish-pronarët letër Komisionit të Venecias: Na ndihmoni!

Opinioni Final i Plotë/ Komisioni Venecias: Ligji i vetting-ut pa probleme me Kushtetutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelenskyy: ‘Marrëveshja e madhe’ e deklaruar nga Trump mund të jetë e rrezikshme!

November 7, 2026
Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë! (FOTO)

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë! (FOTO)

November 7, 2026
Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

November 7, 2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

November 7, 2026
Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

November 7, 2026
Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

November 7, 2026
PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

November 7, 2026
Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

November 7, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

Kallas i përgjigjet Moskës: Asnjë marrëveshje paqeje për Ukrainën nuk mund të zbatohet pa BE-në!

November 7, 2026
Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In