• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: “Lagjja e re në Kombinat, për t’u patur zili; shtëpitë e rindërtimit do të jenë në pronësi të familjeve”

by Ardit Rada
09/02/2021 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpitë që po ndërtohen me programin e rindërtimit do të jenë në pronësi të familjeve të prekura nga tërmeti, që në çastin kur ato do të marrin në duar kontratën e hipotekës dhe çelësat e banesës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka hedhur poshtë si të pavërteta lajmet se këto shtëpi do jenë pronë e shtetit. Gjatë një takimi me banorë të Kombinatit, ku po ngrihet një prej dy lagjeve të reja dhe më të mëdha për të dëmtuarit e tërmetit, Veliaj tha se çdo familje do të jetë pronare e shtëpisë që po ngrihet me Programin e Rindërtimit.

“Nga java tjetër do t’ju vijnë kontratat e porosisë, të firmosura nga kryetari i Bashkisë, Njësia Administrative dhe Kryeministri. Pastaj, për shtëpinë e re, secila nga familjet do të marrë çelësin, hipotekën në bazë të kontratës dhe aty mbaron marrëdhënia me shtetin dhe fillon marrëdhënia private me pronën e tij. Është komplet e pavërtetë që shtëpitë e reja janë të shtetit. Shtëpitë e reja shteti i ndërton, ama, kur të jep çelësin dhe hipotekën, shtëpia bëhet e familjes, sipas kurorave që kanë pasur në shtëpinë e vjetër,” shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se, me lagjen e re model të rindërtimit, me inceneratorin që çliroi banorët nga djegia e plehrave, si dhe me investimet e mëdha tek “Astiri” dhe “Shqiponja”, në Kombinat po rritet shumë shpejt cilësia e jetës, por dhe vlera e pronës.

“Një nga arsyet pse kemi sjellë ministren më të fuqishme të qeverisë, si deputeten e ardhshme në Kombinat, është se unë i jap gaz me projektet e Bashkisë, Belinda me projektet e qeverisë. Po na jep një super dorë me Astirin, me “Shqiponjën”, ku çlirohet përfundimisht Kombinati, i cili nga një vend që bllokohej dhe ku digjeshin goma, do transformohet në një vend ku çmimi i shtëpisë do rritet me 50-60% që në vitin e parë. Kombinati kishte 30 vjet me maska, se digjeshin plehrat dhe gjithë tymi i verdhë që vinte nga Sharra, helmonte fëmijët. Sot jemi dita me natën, ke qejf të hapësh dritaren,” u shpreh Veliaj.

Sa i takon rindërtimit, kryetari i Bashkisë tha se aktualisht është bërë pastrimi kryesor i pallateve të dëmtuara dhe ka mbaruar i gjithë shpronësimi i zonave të zaptuara. “Do bëjmë një lagje për t’u patur zili, që do të ketë më shumë vlerë se sa edhe ish Blloku. Do kalojnë vitet dhe do shikojmë se si një lagje e bërë që nga fillimi, në mënyrë korrekte, me kanalizime, me ujërat e bardha, të zeza, me kopshte, me shkolla, me çerdhe, është një lajm i jashtëzakonshëm,” tha Veliaj./a.p

Next Post
FOTOT/ Takimet e Tabakut dhe Dumës, këta janë për burg, jo për gjobë

FOTOT/ Takimet e Tabakut dhe Dumës, këta janë për burg, jo për gjobë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Gogu pas vendimit të Hagës: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë”

September 16, 2026
“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com