• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Laboratorë modernë për të gjitha shkollat e Tiranës

by Java News
18/05/2018 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha shkollat e Tiranës do të pajisen me laboratorë modernë për zhvillimin e lëndës së teknologjisë së informacionit. Ky është lajmi i mirë që vjen për nxënësit e kryeqytetit, pas prezantimit të projektit për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë dhe inovacionit në rajon. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani përuruan laboratorin e ri të informatikës në shkollën “Vasil Shanto”, i cili përmirëson ndjeshëm mësimdhënien në fushën e IT. “Jam shumë i lumtur që sot po hapim një laborator informatike, që vjen si një investim konkret me 14 kompjutera për klasën e informatikës në shkollën ‘Vasil Shanto’. Unë e di që Tirana ka 226 shkolla, por duke folur për të 226 nuk zgjidhim gjë, ama duke folur për secilën prej tyre e duke bërë çdo ditë nga një punë me miq që dhurojnë diçka konkrete, atëherë mund transformojmë çdo shkollë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me donatorët, do ta shtrijë projektin e ndërtimit të laboratorëve të informatikës në të gjitha shkollat e qytetit. “E filluam fillimisht investimin tonë me terrenet sportive, të cilat pasditeve dhe në fundjavë janë të zëna, që do të thotë se nisma për hapjen e terreneve sportive për komunitetin ishte një strategji ideale. Pastaj, filluam me rikonstruksionin e shkollës, tani do të kalojmë tek palestra. Është shumë e rëndësishme që të investojmë edhe në infrastrukturë, por edhe në dhënien e dijeve, sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit. Duam që ta vijojmë këtë edhe me donatorë të tjerë, në të gjitha shkollat e Tiranës, për t’i pajisur ato me laboratorë modernë”, tha Veliaj.

Një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e të rinjve për teknologjinë e informacionit do të jetë japë edhe transformimi i Piramidës, e cila shumë shpejt do të kthehet në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e nismash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit. “Fëmijët do të mësojnë si të kodojnë, si të bëjnë softëare, si të zhvillojnë programe kompjuterike, çka besoj se duke pasur një ‘fidanishte’ e cila fillon në teknologji të informacionit në shkollë dhe duke finalizuar pastaj me një qendër të madhe siç do të jetë Piramida, kemi siguruar një infrastrukturë për gjeneratën e ardhshme të të rinjve në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe jetëzimin e këtij projekti në fushën e teknologjisë informative, që do të përgatisë të rinjtë për të ardhmen. “Është kënaqësi e madhe që bashkëpunojmë me një tjetër projekt të Bashkisë së Tiranës. Është një shkollë fantastike, pata rastin t’i hidhja një sy dhe shikoj që është e rinovuar. Kontributi ynë në këtë projekt synon të mbështesim të rinjtë në botën ku ata jetojnë dhe ku teknologjia e informacionit zë një vend të konsiderueshëm. Është një shtysë e mëtejshme për të rinjtë”, tha ambasadorja Sourani.

a.ç

Next Post
Lotaria Amerikane, nesër shpallen fituesit. Ja si të kontrolloni nëse jeni përzgjedhur

Ndodh në Shqipëri, kryebashkiaku demokrat fiton lotarinë amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri drejt izolimit në Mirditë, forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

Zjarri drejt izolimit në Mirditë, forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

August 13, 2026
Tre profesionet më të paguara në Shqipëri? Në krye ushtarakët, menaxherët dhe…

Tre profesionet më të paguara në Shqipëri? Në krye ushtarakët, menaxherët dhe…

August 13, 2026
Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në Durrës

Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në Durrës

August 13, 2026

Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë vendimin për Dadon: Gjykata nuk shqyrtoi në themel padinë për emërimin si prokuror

August 13, 2026
Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

August 13, 2026
Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

August 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli kundërshton prishjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës, kërkon negociata me MIE

August 13, 2026
Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

Zotërinj “kamarierë”, mbrojeni kauzën, shërbejeni protestën të pastër

August 13, 2026
VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

August 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com