• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ky qytet nuk e pranon dhunën, puna është himn në Tiranë

by A R
03/06/2019 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeqyteti nuk do të pranojë kurrë që ti nënshtrohet dhunës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ka prezantuar sot kandidatët për këshilltarë që nesër do të jetë dhe ekipi i tij në Këshillin Bashkiak të qytetit, foli edhe protestat e opozitës, duke theksuar se dhuna, shkatërimi dhe ndotja nuk do të arrijnë dot të kthehen në një gjë të zakonshme në këtë qytet. Ai nënvizoi se Tirana e do punën dhe e përbuz dhunën.

“Gjërat e vogla kanë rëndësi, dhe fryma e ekipit ka rëndësi. Se prandaj përpëlitesh ta shkatërrosh qytetin, dhe t’i bindësh njerëzit me zor, sepese frustohesh nga fakti që nuk bind dot ekipin tënd, nuk bind dot ata që kanë qenë ish-drejtora, ish-ministra, ish-deputetë. Kur nuk bind ata do të thotë që s’ke më fuqi. Dhe kur nuk ke më fuqi e vetmja shpresë që të ka mbetur është dhuna. Ky qytet nuk e pranon bullizmin. Një nga gjërat që kemi bërë mirë në këtë qytet, është se pavarëisht se kemi tolerancë të madhe ne huk lejojmë kurrë që dhuna, prishja, dhe ndotja të kthehen në himnin e qytetin tonë. Himni i qytetit tonë është puna, puna, puna”, tha kandidati i koalicionit “Alenca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Ai falenderoi në mënyrë të veçantë të gjithë ata punonjës së ndërmarrjeve bashkiake që edhe pse ditë pushimi gjithë këto fundjava kanë punuar për ta pastruar qytetin menjëherë pasi mbyllen protestat. “Dua qe edhe sot të falenderoj publikisht të gjtihë ata që në një ditë normale, në një vnd normal, dhe në një qytet normal, dje duhet ta kishin ditë pushimi. Dje nuk do ishim duke pastruar bojën nga muret e Tiranës, nuk do ishin duke pastruar plehrat, apo nuk do ishin duke mbleddhur pemët e shkulura apo çdo gjë që digjet në Tiranë. Ju mund të thoni, ose ka njerëz që thonë këtu po bëhet qameti, ti e vret mendjen për këto. Pyetja që kam unë po për çfarë ta vrasim mendjen, kjo është shtëpia jonë. Kur dikujt i vjen dikush tjetër në shtëpi, dhe ia bën rrëmujë, dhe ia dhunon shtëpinë e vet, atëherë sigurisht që në atë moment, ajo është gjëja më e rëndëishshme. Dhe unë dua t’’i falenderoj publiksith gjithë djemtë dhe vajzat e përkushtuar, që brenda 30 minutash pas çdo ekskursioni dhune, e kthejnë Tiranën siç ishte më parpara”, tha Veliaj.

Ai shtoi se opozita dhe drejtuesit e saj nuk kanë aftësi të bindin qytetarët për ti votuar dhe kërkojnë ti imponohen qytetit me gjuhën e dhunës. “Kur nuk ke autoritet të bindesh tek kauza jote deputetët që janë te lista në pritje, dhe kur shkojnë i marrin të gjithë mandatet, çfarë fuqie ke me bind dikë tjetër që s’është fare i partisë tënde. Patjetër mund të rekrutosh 200 rrugaçe me tuta në kokë dhe me maska për të dhunuar një qytet. Patjetër këtë mund ta bësh, këtë meritë ta jap. Por kur nuk arrin të bindësh dot”, u shpreh Veliaj.

/a.r

Next Post
“Fabrika është mbyllur”, Wanda nxjerr sekretin e… Icardit!

"Fabrika është mbyllur", Wanda nxjerr sekretin e... Icardit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In