• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kush ndërton pa leje në lapidare dhe monumente, t’i bëjë llogaritë mirë

by Java News
30/05/2019 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Laprakës, Doganës dhe Kodër-Kamzës në Njësinë 11 mund të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta në zyra më të mira, pa radhë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda dhe Drejtori Ekzekutiv i ALEAT, Jean Alain Jouan, inspektuan mjediset e zyrave të reja në Rr. “Gjergj Legisi” në Laprakë, të cilat i shërbejnë rreth 65 mijë banorëve, ndërsa vlerësuan faktin se të gjithë qytetarët e Tiranës, në të gjitha njësitë, kanë mundësi që në pak minuta të aplikojnë për të marrë mjetet e reja të identifikimit.

“Hapja e zyrave të reja të Aleat-it është një superlajm për Laprakën dhe për gjithë Njësinë 11. Ftesa ime për banorët është mos prisni verën, se në verë do vijnë edhe emigrantët për të ndërruar pasaportat dhe kartat e tyre, shfrytëzoni këtë kohë fantastike, në zyra me ajër të kondicionuar dhe me të gjitha kushtet. Me 2-3 minuta pritje dhe 2-3 minuta punë heq një nga sikletet që njeriu ka për të bërë një herë në 10 vjet, rinovimin e pasaportës dhe të kartës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se krahas përmirësimit të infrastrukturës, si në zyrat që ofrojnë shërbime, ashtu edhe në atë urbane në kryeqytet, Bashkia e Tiranës do të vijojë punën e saj në menaxhimin territorit dhe çlirimin e hapësirave publike nga zaptimi. “Nuk ka asnjë sekret, kemi marrë një angazhim publik: nuk mundet që Vojo Kushi të ketë dhënë jetën mbi tank, kurse ne bëjmë një lokal mbi Vojo Kushin, si ai mbi tank. Po ta dinte Vojo Kushi se po e jepte jetën për këto lloj sjellje, do e kishte menduar dy herë hedhjen mbi tank. Le të bëhemi njerëz seriozë: kush ndërton mbi monumente kulture, kush ndërton mbi lapidarë, kush ndërton mbi vende që kujtojnë dhe përkujtojnë figura të historisë tonë, do të duhet t’i bëjë llogaritë mirë”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të ruajë të njëjtën vigjilencë për garantimin e ligjshmërisë në menaxhimin e territorit edhe gjatë periudhës së fushatës, për të mos lejuar asnjë ndërtim të paligjshëm në kryeqytet. “Nëse dikush mendon se meqë unë javën tjetër filloj fushatën nuk do e kem mendjen tek ndërtimet pa leje në qytet, gabohet shumë rëndë. Do të jemi akoma më të ashpër në fushatë, për të treguar se nuk bëjmë kompromis me asnjë votë për një të babëzitur, për një grykës. Mund të jetë ish-deputet, mund të jetë njeri me pushtet, mund të jetë laci i lagjes, mund të jetë një i fortë, mund të jetë një gangster, nuk më intereson hiç! Fushatës do t’i kushtoj të gjithë vëmendjen e rëndësishme, por nuk do lë mangët asnjë gjë të qytetit. Po kush mendon se muaji i fushatës është muaji i rrumpallës dhe për një grusht votash unë do të toleroj dikë që kërkon t’i hipë Vojo Kushit sipër, si ai tankut, e ka shumë gabim”, deklaroi Veliaj.

Ndaj, ai nënvizoi se ashtu si objektet pa leje të ndërtuara mbi monumentin e Vojo Kushit në Rrugën e “Dibrës”, Bashkia e Tiranës do të veprojë edhe me çdo ndërtim tjetër pa leje apo që është ndërtuar në kundërshtim me çdo normë qytetare mbi objekte historike apo monumente të kujtesës. “Njësoj si te Selvia do ta pësojnë të gjithë ata që guxojnë të përdorin situatën e fushatës si moment ku mendojnë se bashkia nuk e ka mendjen dhe mund të bëjmë ndërtime pa leje. Do ta pësojnë jo vetëm ndërtimet pa leje, por mbi çdo gjë që është ndërtuar në ndërtim pa leje, edhe gjërat që ka poshtë. T’i vënë mendjen kokës dhe mos mendojnë se nuk do kemi mendjen në menaxhimin e qytetit gjatë 30 ditëve të fushatës”, u shpreh Veliaj.

Ai i ftoi të gjithë banorët e kësaj njësie që të mos e neglizhojnë, por të përfitojnë nga mundësia që iu ofrohet për të aplikuar dhe marrë mjetin e tyre të identifikimit, në mënyrë që të aksesojnë të gjitha shërbimet që iu ofrohen nga institucionet shtetërore. “Dua t’i ftoj të gjithë banorët e Laprakës, të Treshit, të gjithë Njësisë 11, që ta shfrytëzojnë këtë moment sa nuk është fluks i madh. Besoj me këto ritme do të kemi përfunduar gjithë misionin tonë për Tiranën. Kemi hapur zyra në çdo cep, kjo është zyra jonë e fundit, që të lehtësojë marrjen e kartës dhe besoj se edhe qytetet e tjera do të duhet ta ndjekin këtë shembull”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se paralelisht Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me qeverinë, po punon edhe për pajisjen e të gjithë studentëve që studiojnë në kryeqytet me kartën e studentit, në mënyrë që edhe ata për të përfitojnë nga lehtësirat që ajo siguron.

/a.r

Next Post
Gjuzi në Kuvend me laptop, nuk harron fansat në Facebook

Gjuzi në Kuvend me laptop, nuk harron fansat në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In