• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kurseni ujin e pijshëm, ndëshkime për ata që e shpërdorojnë

by A R
30/06/2017 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm në përdorimin e ujit të pijshëm në këto ditë thatësire, si dhe ta kursejnë atë. Gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen për përmirësimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve në Shkozë, Veliaj u shpreh se banorët e Tiranës duhet të bëjnë kujdes me ujin e pijshëm, pasi moti shumë i nxehtë dhe i thatë ka sjellë probleme në furnizimin me ujë.

 “Po hyjmë në një periudhë shumë të nxehtë dhe thatësire, ndaj u kërkoj të gjithë banorëve që të tregojnë kujdes me ujin e pijshëm. Është e vërtetë, Tirana ka ujin e pijshëm më të lirë në të gjithë Shqipërinë, por kjo nuk është arsye që ta shpërdorojmë atë. Këtë thirrje ua drejtoj gjithë banorëve, edhe atyre që jetojnë në pjesë të tjera më të ulëta të Tiranës, pra më larg Dajtit, të cilët spërkasin me ujë rrugën, bahçen e tyre, trotuarin, lajnë tapetet, ujisin dhe vadisin me ujë të pijshëm, që të tregojnë pak më shumë kujdes. Kur secili tregon kujdes mbetet më shumë ujë për fqinjin, për nipat dhe mbesat, që e kanë ndoshta shtëpinë në një cep tjetër të Tiranës. Na duhet kujdes nga të gjithë”, tha Veliaj.

 Ndërkaq, zona përballë ish-uzinës së Autotraktorëve, nga Shkoza e Sipërme deri në Lanabregas, do të ketë një rrjet të ri ujësjellësi dhe kanalizime të ujërave të zeza. Bashkia e Tiranës dhe UKT kanë nisur një nga investimet më të mëdha që do të sjellë përmirësim të cilësisë së shërbimit dhe të furnizimit me ujë të afro 4 mijë banorëve që jetojnë në një zonë që përbëhet nga familje të ardhura kryesisht nga rrethet. Kryebashkiaku Veliaj theksoi faktin se investimi do të ndikojë direkt si në furnizimin më të mirë me ujë të banorëve, ashtu edhe në menaxhimin e situatës së ujërave të zeza dhe të bardha në kohë shirash.

 “Jam shumë i kënaqur që pas 27 vitesh ndërhyjmë në një zonë e cila nuk ka njohur investime prej vitesh. Është një zonë, e cila është populluar vitet e fundit, me banorë nga të gjitha anët e Shqipërisë, që me punën dhe djersën e tyre kanë bërë këto investime. Më vjen mirë që në pjesën më të madhe kemi ecur me legalizimet, po mbas legalizimeve duhet të vijë urbanizimi. Urbanizim nënkupton të paktën ujin. Uji është hapi i parë sepse pa ujë s’ka jetë. Pas ujit vjen asfalti, ndriçimi dhe të gjithë investimet e tjera të bashkisë”, tha Veliaj.

 Ai shtoi se ashtu si edhe në shumë investime të tjera që po kryen Bashkia e Tiranës në zona të tjera, edhe këtu punimet do të vazhdojnë gjatë gjithë verës, duke shfrytëzuar kohën e pushimeve kur Tirana ka më pak lëvizje. “Do të sigurohemi që kur njerëzit të vijnë nga vera të gjejnë, jo vetëm një zonë të urbanizuar, jo vetëm të ketë më shumë ujë të pijshëm, jo vetëm asfalt, por edhe ndriçim, gjelbërim dhe mos të ndihet një zonë që është në periferi, ndryshe nga një zonë që është në qendër të Tiranës. Në këto dy vite kemi bërë urbanizim, shtrim kanalizimesh, ujëra të zeza, ujëra të bardha, ujë të pijshëm si asnjëherë më parë”, tha Veliaj.

 Ai kërkoi mirëkuptimin e banorëve për shqetësimin që mund të shkaktojnë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës gjatë kryerjes së punimeve për realizimin e këtyre investimeve të cilat shkojnë në interes të qytetarëve. “Dua të falënderoj banorët për durimin, këto do të jenë disa muaj vere me mjete të rënda, të tregojmë pak kujdes edhe për trafikun, por më mirë që i bëjmë këto punë sa është vera dhe sa na mban koha që kur të fillojnë shirat, kur të fillojë moti i keq, të kemi gjithë kanalizimet dhe të evitojmë edhe përmbytjet, por edhe problematikat me ujin”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës. /b.d

Next Post
Zbardhet dëshmia e djalit që vrau prindërit me çifte: U zumë për lekë…

Zbardhet dëshmia e djalit që vrau prindërit me çifte: U zumë për lekë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

August 5, 2026
Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Shtohet qarkullimi me vendet fqinje, Kapshtica dhe Qafë Thana përballojnë rritjen e lëvizjeve

August 5, 2026
Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

August 5, 2026
Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

August 5, 2026
Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

August 5, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Kundërshtitë për ndarjen territoriale, Mazniku: Debati në Kuvend, jo me protesta dhe referendum

August 5, 2026
Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

August 5, 2026
Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

August 5, 2026
Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

August 5, 2026
Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com