• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: I kthejmë publikut qindra metra katrorë hapësira publike

by A R
02/08/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas këndeve te Parku i Liqenit dhe te rr. Mine Peza, nga sot fëmijët e Tiranës kanë një kënd të tretë lojërash përballë Presidencës, ku mund të argëtohen në kohën e lirë. Në përurimin e këndit të lojërave, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se prioritet i bashkisë është puna për fëmijët, duke krijuar më shumë hapësira për ta. “Më vjen mirë që e fillojmë muajin gusht dhe vitin e dytë të mandatit tonë me një punë fantastike për fëmijët. Falenderoj të gjithë kolegët e Bashkisë, të gjitha ndërmarrjet tona, që kanë punuar gjatë muajve të verës, për t’u siguruar që ky kënd lodrash përballë Presidencës kthehet në një tjetër kënd për fëmijë, i treti në fakt që pas atij tek liqeni dhe rr. Mine Peza”, deklaroi Veliaj.

Këndi i lodrave në Njësinë Administrative nr. 5, në zonën e njohur si Libri Universitar, u rikonstruktua plotësisht nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo hapësirë është shtuar në sipërfaqe, duke i bërë ato të disponueshme për publikun, të cilat deri dje ishin zona të izoluara. “Kemi hapur të gjithë parkun përballë godinave qeveritare, përballë zyrave të Kuvendit, duke fituar disa qindra metra katrorë hapësirë. Më parë kjo zonë ishte e mbyllur, e izoluar për qytetarët, kurse sot i është kthyer publikut”, shtoi Veliaj. Ai u bëri thirrje institucioneve shtetërore të heqin barrierat rrethuese, në mënyrë që ato të jenë në funksion të qytetarëve. “U bëj thirrje institucioneve publike që të heqin gardhet, muret, si shembull që edhe qytetarët të heqin shumë nga barrierat që na pengojnë jetën në komunitet, me hekurishte, saldime, mure e kangjella”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Plani i Bashkisë së Tiranës është ndërtimi i 12 këndeve lodrash brenda këtij viti. “Ky kënd lodrash është i treti, por jo i fundit. Do të kemi edhe 9 të tjerë, për t’u siguruar që çdo lagje e Tiranës të ketë një kënd lodrash. Vazhdojmë me këndin e lojërave te Katrori në zonën e Alliasit, jemi shumë afër përfundimit të atij te Materniteti i Ri dhe javën e kaluar filluam edhe atë në Laprakë”, tha Veliaj. Sipas tij, për Bashkinë e Tiranës është shumë e rëndësishme që viti i dytë i mandatit të karakterizohet jo vetëm nga ndërhyrjet në infrastrukturë, por edhe ndërhyrjet në kulturë.

Veliaj shprehu besimin se ambiente të tilla, që i bëjnë qytetarët, fqinjët, të moshuarit dhe fëmijët bashkë, rrëfejnë jetën komunitare që vlerësojmë në qytet. “Ndaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të zonës së Librit Universitar që të na ndihmojnë t’i mirëmbajmë këto investime; janë gjëra që kushtojnë, por nuk kemi kursyer për fëmijët e Tiranës”, u shpreh ai. Kryebashkiaku shprehu besimin se kur qytetarët të kthehen nga pushimet në fund të gushtit, përveç se do të gjejnë një Tiranë më të pastër, do të kenë edhe më shumë hapësira të tilla në lagjet e tyre.

Ndërsa, falenderoi komunitetin e njësisë nr. 5 për pagesën e taksave përmes faturës së ujit, Veliaj tha se bashkia është e detyruar që t’i përkthejë menjëherë ato në investime, qoftë në infrastrukturë, rrugë, ujësjellës apo në investime të jetës në komunitet, siç janë këndet e lodrave dhe parqet e reja për zonën. Investimi për këndin e lodrave është mbështetur nga kompanitë “Mare Services” dhe “Garden Line”. Bashkia e Tiranës, përmes ndërmarrjeve publike dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ka kryer punime të ndryshme, duke u kujdesur për shtimin e hapësirave publike.

 

Next Post

Rruga e Kombit, taksa e trefishtë që do të paguajnë qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia arreston “psikologun e rremë”, tentoi të përfitonte financiarisht nga francezët e evakuuar

Policia arreston “psikologun e rremë”, tentoi të përfitonte financiarisht nga francezët e evakuuar

July 29, 2026
Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Bulqizë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang rrezikun për banesat

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Bulqizë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang rrezikun për banesat

July 29, 2026
“Albanian Files”, Bardhi dorëzon kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën

PD çon në Kushtetuese marrëveshjen konfidenciale me SHBA-të për kredinë 302 milionë dollarë

July 29, 2026
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton disa vendime, përfitojnë 216 familje

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton disa vendime, përfitojnë 216 familje

July 29, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Hapet platforma online për mjekët jashtë vendit, Ministria: Mundësi për t’u bërë pjesë e sistemit në Shqipëri

July 29, 2026
Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Netanyahu kërkon sulm të ri ndaj Iranit, Trump vendos pikat mbi “i”

July 29, 2026
Zubin Potok/ Mbetjet mortore në Kalludër rezultojnë njerëzore, vijon puna për identifikimin e tyre

Zubin Potok/ Mbetjet mortore në Kalludër rezultojnë njerëzore, vijon puna për identifikimin e tyre

July 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Një analizë sasiore dymujore e protestave bulevardore

July 29, 2026
“I bie të rrimë 45 vjet ne këtu”, Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat

“I bie të rrimë 45 vjet ne këtu”, Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat

July 29, 2026
Urdhër arrest ndërkombëtar për themeluesin e “Telegram”/Rusia akuzon Pavel Durov për bashkëpunim në terrorizëm

Urdhër arrest ndërkombëtar për themeluesin e “Telegram”/Rusia akuzon Pavel Durov për bashkëpunim në terrorizëm

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com