• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kredi të buta për familjet e pastreha

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konvikti i Shkollës Ekonomike është në dispozicion të nxënësve që studiojnë në Tiranë, tërësisht i rikonstruktuar dhe me kushte të mira. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga drejtoresha e konvikteve, Valbona Ibrahimi, dhe administratori i Njësisë Administrative Nr. 2, Elez Gjoza, inspektoi ambientet e reja të kësaj godine dhe u shpreh se është bërë gjithçka që konviktet e zaptuara të lirohen për nxënësit që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit për të studiuar në kryeqytet.

“Kjo është një përpjekje komunitare. Kur dikush vjen për të studiuar në Tiranë, lë qytetin e tij për të jetuar në një qytet tjetër, bëhet banor i Njësisë nr. 2 për aq kohë sa jeton në konvikt. Për sa kohë që është qytetar i Tiranës dhe rezident në këtë qytet, duhet të trajtohet si banor i denjë i kryeqytetit. Kjo do të thotë se nuk mund të kemi më konvikte të zaptuara dhe nuk mund të bëjmë ndërhyrje apo zaptime të terreneve publike, dhe çdokush duhet të ketë shansin që të shkëlqejë në jetë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se është bërë një pastrim i të gjitha konvikteve, rikonstruksioni i tyre dhe lirimi i të gjitha territoreve. “Në qoftë se dikush që vjen nga fshatrat e thella të Tiranës apo nga një qytet tjetër, dhe i themi se ty të mohohet të kesh një garë të suksesshme në jetë sepse nuk të akomodojmë dot në konvikt pasi na i kanë zaptuar, besoj se është fyese për të ardhmen që duam të ndërtojmë; është fyese sidomos për ata nxënës dhe studentë që kanë shumë pritshmëri nga ardhja në Tiranë dhe nga aspirata e tyre për t’ia dalë mbanë këtu”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë ndihmën edhe për njerëzit e pastrehë që ishin strehuar në këto konvikte. “Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me skemat e veta të banesave sociale, të bonusit të qirasë, të qendrës së emergjencave për strehim dhe duke filluar nga viti tjetër, edhe të kredive të buta, të cilat pavarësisht se mund të jenë bllokuar në nivel qendror, Bashkia e Tiranës me financat e veta do të çlirojë kredi të buta, që kushdo që ka realisht nevojë për strehim, ta ketë këtë mundësi, por jo në kurrizin e të lënit pa strehë një nxënës të konvikteve”, tha ai.

Drejtoresha e konvikteve, Valbona Ibrahimi, nënvizoi se punimet e kryera në konvikt plotësojnë të gjitha standardet e jetesës. “Kemi krijuar të gjitha hapësirat funksionale për sallat e studimit, për argëtimin, mensat dhe gjithçka tjetër”, tha ajo. Administratori i njësisë nr. 2, Elez Gjoza, vlerësoi fokusin e bashkisë te fëmijët dhe të rinjtë. Sipas tij ky investim është shumë i rëndësishëm, si për nxënësit që do të akomodohen aty, por edhe për prindërit.

Next Post
Ish-komandanti denoncon Agim Çekun: Pas luftës ishin 20 mijë ushtarë të UÇK’së e jo 60 mijë

Ish-komandanti denoncon Agim Çekun: Pas luftës ishin 20 mijë ushtarë të UÇK’së e jo 60 mijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

October 28, 2026

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

October 28, 2026
Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In