• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj krah Yuri Kim në koncert: E turpshme që ka ende njerëz që flasin me gjuhën e Enverit, kundër Amerikës

by Java News
19/05/2022 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit nga shpallja person “non grata” e Sali Berishës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është turp që në 2022 ka ende njerëz që flasin me gjuhën e Enver Hoxhës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga sheshi “Skënderbej”, ku bashkë me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ndoqi koncertin e bandës frymore të ushtrisë amerikane, Veliaj theksoi se shqiptarët nuk kanë lidhje me atë pakicë të zhurmshme që përpiqet të zgjidhë hallet e veta, duke krijuar debate të pavlefshme me Amerikën.

“Vitin e fundit është kthyer në modë, se kush ka ndonjë problem në politikë, fillon e shan Amerikën; kush ka ndonjë problem me veten e tij, shan një nga fondacionet tona. Kush ka një problem me jetën e tij, që ka dilemat e jetës së vet, mundohet ta gjejë fajin tek dikush tjetër. Së pari, mua më vjen turp që mes nesh ka ende njerëz që, në vitin 2022, janë gati të flasin me gjuhën e Enver Hoxhës kundër Amerikës. Më vjen turp që në 2022, në një qytet të hapur me 1 milionë banorë, ka njerëz që duan të bëjnë karrierë duke sharë Amerikën. Ne jemi më të mirë se kaq, ne jemi më të virtytshëm se kaq, ne jemi më mirënjohës se kaq. Raca jonë është shumë herë më e mirë sesa një pakicë e zhurmshme, që mundohet të zgjidhin hallet e tyre duke na krijuar debate të pavlefshme me Amerikën”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se shqiptarët i janë mirënjohës SHBA për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë. “Dua një duartrokitje nga të gjithë ju, për të treguar se ne jemi mirënjohës, jemi besnikë, dhe jemi shumica e atyre që e duan këtë raport të fortë, të shëndoshë dhe të bukur si sot. Shijojeni mbrëmjen, Amerika patjetër është fuqi, patjetër është ushtri, patjetër është ekonomi, por ne besojmë jo vetëm tek ajo që është fuqi e fortë, por edhe tek ajo që është fuqi e butë, si filmat, muzika. Sot jemi për të festuar jo vetëm ata që janë me uniforma ushtarake, por edhe ata që janë me instrumente muzikorë, edhe sa bukur kur bashkohen të dyja fuqitë, edhe njerëzit me uniformë, edhe këngët e “Rock’n & Roll”-it amerikan. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra dhe mezi pres të festojmë deri në fund këtë javë fantastike, që celebron marrëdhënien speciale të shqiptarëve dhe të amerikanëve”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se sot shqiptarët jetojnë në një vend të lirë, kjo edhe falë miqësisë shumë të veçantë me SHBA-të. “Sot jetojmë në një vend të lirë, në një qytet të transformuar, në një qytet ku jetojnë shqiptarë, italianë, amerikanë, njerëz nga 140 kombësi, dhe sot shumë prej këtyre legjendave që na dukeshin mollë e ndaluar, janë të mundura. Janë të mundura falë lirisë dhe hapjes, por janë të mundura falë edhe një miqësie shumë të veçantë që ne kemi me ambasadën amerikane, me shtetin amerikan, me gjithë qytetarët amerikanë, që për Shqipërinë kanë një ndjesi të veçantë, një dashuri të veçantë, edhe një avokati të veçantë, për të cilën ne jemi të gjithë shumë mirënjohës”, deklaroi kreu i Bashkisë, Erion Veliaj./m.j

Next Post
OKB paralajmëron: Pushtimi i Ukrainës mund të shkaktojë krizë globale ushqimore

OKB paralajmëron: Pushtimi i Ukrainës mund të shkaktojë krizë globale ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

March 1, 2026
Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

March 1, 2026
Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

March 1, 2026
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

March 1, 2026
Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In