• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj krah artistëve në Tiranë, numëron countdown-in e ndërrimit të viteve: Progresin tonë nuk e ndalon askush

by A R
01/01/2025 00:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana mirëpriti vitin e ri me një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej,” ku mijëra qytetarë u mblodhën për të festuar bashkë momentin magjik të ndërrimit të viteve. Atmosfera festive u ndez nga performancat e artistëve të njohur, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të paharrueshme mes muzikës, dritave dhe fishekzjarrëve.

Bashkë me artistët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ky vit e gjen Tiranën si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut. “Siç e bëjmë çdo vit, shikoni kë keni në krahun e majtë, shikoni kë keni në krahun e djathtë dhe jepini një super përqafim se dashuria e mban këtë qytet fort. Përqafoni njëri tjetrin, i thoni që e doni shumë, tregoni mirësi, tregoni dashuri, tregoni mbarësi se ky qytet është produkt i kësaj dsashurie të madhe. Nga nesër Tirana do të jetë kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut dhe kur më pyesin shumë njerëz ku do të isha sot në darkë, thashë: Nuk ka një vend më të mirë, më të bukur dhe më të dashur se Tirona jonë e madhe”, theksoi Veliaj.

Teksa shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që mbrëmjen e Vitit të Ri po e kalojnë duke shërbyer, kryebashkiaku Veliaj theksoi se ndonjëherë suksesi ka xhelozi dhe ndonjëherë suksesi ka stërkëmbësha, por progresin e Tiranës nuk e ndalon askush.

“Jam sot mirënjohës për të gjithë ata policë që janë duke shërbyer, faleminderit policëve të Bashkisë, policëve të Rrugores, policëve të Shtetit. Faleminderit për mamitë, infermierët, doktorët, për ata që do të presin beben e parë në mëngjes. Faleminderit për ata që pastrojnë që e mbajnë këtë qytet të pastër. Faleminderit mësuesve, faleminderit zjarrëfikësve, faleminderit të gjithëve ata që janë në krye të detyrës që Tirana jonë të shkëlqejë. Unë e di që është shumë e vështirë që ta pranojmë suksesin. Ndonjëherë suksesi ka xhelozi dhe ndonjëherë ka stërkëmbësha, por Tiranën tonë nuk e ndalon askush dhe progresin e Tiranës tonë nuk e ndalon askush. Ju dua shumë të gjithëve! Gëzuar Vitin e Ri”, tha ai.

Veliaj përshëndeti të gjithë ata që kishin ardhur nga diaspora dhe turistët e shumtë nga e gjithë bota që zgjodhën që mbrëmjen e ndërrimin e viteve ta kalonin në Tiranë. “T’i japim një super duartrokitje atyre që na kanë ardhur nga Kosova, mirë se keni ardhur në Tiranë, atyre që kanë ardhur nga Italia dhe nga Greqia, atyre që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut, atyre që kanë ardhur nga lugina e Preshevës, nga Mali i Zi, atyre që kanë ardhur nga Amerika dhe Kanadaja, nga Australia, Zelanda e re. Mirëse erdhët në Tironën tonë, kjo është shtëpia juaj, kjo është shtëpia juaj e madhe”, deklaroi Veliaj.

Next Post
Viti i Ri nis me lëkundje tërmeti në Shqipëri

Viti i Ri nis me lëkundje tërmeti në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet përsëri hapja e “basteve online”, ministri Malaj njofton rishikimin e kuadrit ligjor!

Shtyhet përsëri hapja e “basteve online”, ministri Malaj njofton rishikimin e kuadrit ligjor!

November 4, 2026
Operacion antidrogë në Tiranë, 2 persona të arrestuar! Sekuestrohen kokainë, kanabis, pistoletë, zara metalikë dhe…

Operacion antidrogë në Tiranë, 2 persona të arrestuar! Sekuestrohen kokainë, kanabis, pistoletë, zara metalikë dhe…

November 4, 2026
Nga arrestimi në Mykonos, te ndarjet dhe pajtimet! Historia e trazuar e modeles shqiptare Angela Martinit dhe Dragos Savulescut!

Nga arrestimi në Mykonos, te ndarjet dhe pajtimet! Historia e trazuar e modeles shqiptare Angela Martinit dhe Dragos Savulescut!

November 4, 2026
Progres-Raporti dhe integrimi, Marta Kos zbulon se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së!

Progres-Raporti dhe integrimi, Marta Kos zbulon se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

November 4, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…

Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…

November 4, 2026
Negociatat Prishtinë-Beograd/Dialogu “i vdekur”, nuk pritet rezultat deri vitin e ardhshëm

Nga pagesat më të lira, te celulari pa roaming! Zbardhen përfitimet që sjell strategjia e re e BE-së për Shqipërinë dhe rajonin

November 4, 2026
“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

November 4, 2026
Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

November 4, 2026
Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In