• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kopshti 31 me ambiente të posaçme për fëmijët me aftësi të veçanta

by A R
23/08/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë edhe të Kopshtit 31 në kryeqytet, i cili përveç kushteve më të mira për fëmijët, ofron edhe një ambient të posaçëm për fëmijët me aftësi të veçanta, falë bashkëpunimit me “Doën Syndrome Albania”. Punimet e kryera u inspektuan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko. Pasi panë nga afër mundësitë që ofron ky kopësht, kryebashkiaku Veliaj theksoi se tashmë edhe ky ambient ofron të njëjtat kushte dhe mundësi si edhe të 14 kopshtet e tjera të përfunduara gjatë verës.

“Ajo që më bën më shumë krenar për nivelin që kemi arritur është fakti se kemi përfunduar kopshtin e 15-të, nga 23 kopshte; kemi edhe 8 të tjerë. Deri në shtator, kur të fillojë zyrtarisht viti mësimor, do kemi mbaruar me të gjitha kopshtet. Besoj se për herë të parë kemi sjellë të njëjtin standard, në mos më të mirë, në institucionet publike se sa në ato private. Në një kopsht që është në zemër të Bllokut, ku çdo gjë është përmirësuar, çdo gjëje i është rritur vlera, çdo infrastrukturë është përmirësuar, kishte ardhur koha që edhe institucionet publike të jenë në të njëjtin nivel”, tha Veliaj, duke theksuar se investimet e bashkisë kanë kthyer besimin e qytetarëve te çerdhet dhe kopshtet publike. Ai vuri në dukje si një nga risitë që sjell ky kopësht pilotimin e projektit për të pasur një ambient të posaçëm për fëmijët me aftësi të veçanta.

“Për herë të parë po fusim një shërbim për fëmijët me aftësi të veçanta, ndaj partneriteti me “Doën Syndrome Albania” është një mënyrë fantastike për të futur disa shërbime shtesë, që nuk ia rrisin koston kopshtit, por që mbulohen nga partnerët për engjëjt tanë që janë me nevoja speciale dhe të veçanta. Besoj që pavarësisht rrethanave, të gjithë jemi me nevoja speciale, thjesht disa prej engjëjve të vegjël kanë nevojë për pak më shumë ndihmë. Më vjen mirë për kolegët që do të përfshihen në këtë projekt pilot në kopshte e çerdhe, duke pasur një vend të veçantë e duke pasur trajnerë dhe kujdestarë të specializuar”, u shpreh Veliaj.

Ai vlerësoi se investimi te çerdhet, kopshtet dhe shkollat janë investimi më i mirë për të ardhmen e vendit dhe shoqërisë. “Mënyra se si rriten fëmijët deri në moshën 5 vjeç ndikon në mënyrën se si rritet një qytet në 100 vitet e ardhshme, ndaj besoj se kemi bërë investimin ideal duke investuar në kopshte e çerdhe për qytetin e së nesërmes”, theksoi Veliaj. Ndërkohë, deputeti Pandeli Majko falenderoi Bashkinë e Tiranës për punën e bërë me çerdhet dhe me kopshtet, duke i dhënë Njësisë 5 një infrastrukturë arsimore dhe sociale moderne në vetëm një vit.

“Ky është kopshti i fundit i njësisë, i gjashti në radhë. Sot të gjitha kopshtet e Njësisë 5 janë të rikonstruktuara, falë një ndërmjetësimi shumë të fortë nga ana e Bashkisë së Tiranës me donatorët dhe një pune shumë të mirë të drejtorisë përkatëse të bashkisë. Mendoj se stafet janë duke bërë një punë të mrekullueshme dhe gjërat që duken nuk kanë nevojë për koment”, tha deputeti Majko.

Në kopshtin 31, në bashkëpunim me donatorët, janë mundësuar punimet e brendshme të cilat konsistojnë në suvatim, shtrim pllakash, shtrim laminat, si dhe të gjithë instalimet elektrike dhe hidraulike. Gjithashtu janë kryer edhe punimet e jashtme, sistemimi i hapësirës së gjelbër, krijimi i 4 këndeve të lojërave dhe rikonstruksioni i plotë i të gjithë fasadës. / r.a

 

Next Post
Vetting-u/ Komisioni mblidhet të hënën, diskutohen propozimet e ekspertëve

Zbardhet Drafti i plotë i paraqitur nga PD për Vetting-un, ja 25 amendamentet e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amerika po tërhiqet. Së shpejti BE-ja duhet të kujdeset e vetme për sigurinë në Ballkan. A është në gjendje ta bëjë këtë?

Amerika po tërhiqet. Së shpejti BE-ja duhet të kujdeset e vetme për sigurinë në Ballkan. A është në gjendje ta bëjë këtë?

April 23, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat e favorizuara për këtë ditë

April 23, 2026
Kriza prek Ryanair? Shefi ekzekutiv paralajmëron rrezikun e furnizimit me karburant dhe rritjen e kostove

Kriza prek Ryanair? Shefi ekzekutiv paralajmëron rrezikun e furnizimit me karburant dhe rritjen e kostove

April 23, 2026
“Ferri” për emigrantët latinë të deportuar nga SHBA, mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës

“Ferri” për emigrantët latinë të deportuar nga SHBA, mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës

April 23, 2026
Lajm i mirë për gjithë shqiptarët/ Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa “green pass”

Institucionet “në ajër”, shpenzimet për bileta avioni arrijnë 3.8 milionë euro në vitin 2025

April 23, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet nga takimi me shqiptarët në Greqisë: Rrethim i befasishëm!

VIDEO / Rama ndan pamjet nga takimi me shqiptarët në Greqisë: Rrethim i befasishëm!

April 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mjeshtër të marrëveshjeve apo mjeshtër të pazareve?

April 23, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, kthjellime në të gjithë territorin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, kthjellime në të gjithë territorin

April 23, 2026
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin

SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin

April 23, 2026
Kuvendi në seancë plenare/ Nga interpelancat me tre ministra, te paketa e ligjeve për shërbimet dhe arsimin

Kuvendi në seancë plenare/ Nga interpelancat me tre ministra, te paketa e ligjeve për shërbimet dhe arsimin

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In