• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kopshtet me fluks kërkesash, kuota të rezervuara për fëmijët e familjeve në nevojë

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 12:41
Veliaj në kopshtin Bob Ndertuesi

Veliaj në kopshtin Bob Ndertuesi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kopshti “Bob ndërtuesi” në Njësinë Administrative nr. 8 është kopshti i 22 që rikonstruktohet plotësisht nga Bashkia e Tiranës dhe ofron ambiente dinjitoze për më të vegjlit që e frekuentojnë atë. Këto ambiente u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se investimi për fëmijët e qytetit është investim për të ardhmen e Tiranës.

“Ndonjëherë të rriturit marrin më shumë kohë në vëmendje se sa fëmijët, por harrojmë se në një qytet me 1 milionë banorë, 250 mijë prej tyre janë fëmijë. Është më mirë kur dëgjojmë fëmijët dhe kur punojmë për ta, ashtu si çdo familje e cila së pari, kujdeset për fëmijët e vet”, u shpreh Veliaj gjatë përurimit të kopshtit. Ai tha se puna e kryer me kopshtet ka rritur ndjeshëm kërkesën e prindërve për të siguruar një vend për fëmijët e tyre në to, ndaj edhe bashkia, për të menaxhuar situatën, ka vendosur që të respektojë të gjitha grupet sociale duke përcaktuar kuota për shtresat në nevojë.

“Do të kemi një sistem kuotash të rezervuara, sidomos për fëmijët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, në nevojë, që kanë persona me aftësi të kufizuar, për t’u siguruar që edhe kopshti është një mikro-qytet ku përfaqësohen të gjithë, sidomos ata që janë nevojtarë. Tani që reputacioni i kopshteve publike është rritur, statistikisht kemi 11 aplikime për çdo vend që kemi në kopësht”, deklaroi Veliaj. Ai bëri të ditur se nisur nga kjo nevojë e madhe bashkia po punon edhe për zgjerimin e hapësirave të tyre.

“Kjo flet mirë për punën, por do të thotë që kemi nevojë të zgjerohemi. Mënyra se si do të funksionojmë është se do të respektojmë sistemin e kuotave për familjet në nevojë, për personat me aftësi të kufizuar, nga komuniteti rom, egjiptian etj”, shtoi ai. Kryetari i Bashkisë së Tiranës vlerësoi mbështetjen e madhe që dha komuniteti për rikonstruksionin e kopshtit nr. 6. “Falenderoj banorët sepse ka qenë një punë e përbashkët në komunitet. Bashkia ka bërë rolin e vet, por më vjen mirë që për herë të parë të gjithë banorët janë përfshirë në një aksion vullnetar për të ndihmuar, rregulluar, pastruar apo dhuruar diçka nga familja e tyre”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj tha se brenda javës tjetër përfundon rikonstruksioni i të gjitha kopshteve. “Për herë të parë Tirana do të ketë mundësi të thotë se kopshtet publike kanë përfunduar, janë moderne edhe në lagje të cilat kanë nevojë për më shumë vëmendje, por të paktën e themi me krenari që, çështjet e fëmijëve në këtë qytet kemi filluar t’i zgjidhim me çerdhet, me kopshtet, me këndet e lojërave dhe me shkollat që kemi filluar të ndërtojmë”, deklaroi Veliaj. Kryetari i Bashkisë kërkoi angazhimin e të gjithëve për të mirëmbajtur këto investime të rëndësishme në kushtet kur fondet e bashkisë janë të limituara.

Në kopshtin nr. 6 në kryeqytet mësojnë rreth 200 fëmijë. Ai është rikonstruktuar tërësisht, duke siguruar një ambient të ri dhe pa lagështirë për fëmijët. Janë kryer ndërhyrje në sistemin elektrik, hidraulik, pajisje hidrosanitare, por edhe në sistemimin e të gjithë ambientit të jashtëm, duke ndërtuar një kënd lojërash dhe një mini-pishinë për fëmijët.

Next Post
LAJMI I FUNDIT: Bombë te Qeveria e Kosovës?

LAJMI I FUNDIT: Bombë te Qeveria e Kosovës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com