• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj komplekson Bashën: Po të ndajnë “për së gjalli” nga Saliu dhe Monika

by
10/04/2021 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste të Tiranës Erion Veliaj, ka ironizuar strategjinë e fushatës së PD, duke e quajtur hipokrizi atë që i serviret publikut si risi nga kreu demokrat Lulzim Basha, kur e vërteta është se asgjë nuk ka ndryshuar nga partia 30-vjeçare e cila vijon të drejtohet nga Sali Berisha.

“Kanë marrë konsulentë të rinj, por janë po ata. Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Janë po ata që hidhnin në erë shtyllat e tensionit. Janë po ata të ’97. Janë po ata që thonin ““Sudja” dhe “Xhaferri” janë si bankat zvicerane”. Janë po ata që zaptuan Lanën dhe Parkun “Rinia”. Janë po ata që vranë njerëz në 21 Janar. Janë po ata që hodhën në erë njerëz në Gërdec. Është e njëjta listë me Fatmir Mediun. Është e njëjta listë me Shpëtim Idrizin. Është e njëjta listë me Dulen. Është e njëjta listë me Dash Shehin. Është e njëjta listë me Sali Berishën, që këtë vit kalon moshën e Enverit. Këshilltarët i thonë mos dil kurrë me Saliun, madje duhet ta heqim edhe nga ekranet këto 2 javë dhe pastaj do jetë prapë Saliu ai që do vendosë çfarë do ndodhë me atë parti, pasi t’i humbasë zgjedhjet për herë të 5-të. I mundëm në 2013-ën, 2015-ën, 2017-ën, 2021-shin. Miqtë e mi, kanë ndërruar gunën. Janë po ata,” tha Veliaj.

Ai nuk la pa përmendur edhe marrëdhënien e komplikuar të Bashës me Kryemadhin, që imponohet prej faktit se ka një urrejtje të madhe të qytetarëve edhe ndaj dy drejtuesve të vërtetë të LSI.

“Këshilltarët i kanë thënë, “s’duhet të dalësh me Monika Kryemadhin”! “Po çfarë të bëj, – thotë ai, – si të mos dal me Monikën?! Unë isha te Plaza, bëmë koalicion…” “E di, por, ja, na del nga të gjitha sondazhet që është dramë. Saliun e urrejnë. Ilirin e urrejnë. Monikën e urrejnë. Ti thjesht s’duhet t’u kujtosh njerëzve Bashkinë e Tiranës dhe s’duhet të dalësh me Monikën”! E patë që LSI-ja s’pati hapje të fushatës, se ishin përgatitur të shkonin në shesh dhe pastaj e anuluan? Imagjino, i vjen turp nga aleatët!”- u shpreh Veliaj. Duke iu referuar dhe një prej spoteve të fushatës elektorale të PD, kreu i Bashkisë së Tiranës i ka kërkuar Lulzim Bashës që përpara se t’u kërkojë shqiptarëve të mos largohen, të bindë bashkëshorten e tij të bëhet shqiptare dhe t’i japë votën./ b.h

Next Post
Horrori në Kavajë/ Gruaja e akuzonte të shoqin për xhelozi, javën tjetër kishin seancën e divorcit

Horrori në Kavajë/ Gruaja e akuzonte të shoqin për xhelozi, javën tjetër kishin seancën e divorcit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen

September 7, 2026
35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

September 7, 2026
Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

September 7, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Izolohet zjarri në Kropisht të Selenicës, digjen 27 hektarë me shkurre dhe pemë

September 7, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

September 7, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

September 7, 2026
Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

September 7, 2026
Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

September 7, 2026
“Merkur.de”: Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Nuk preferohet vetëm bregdeti/ Turistët tani duan malet, natyrën dhe historinë

September 7, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com