• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj komenton qeverinë e re “Rama 2”: Cilat do të jenë përparësitë e investimeve të Bashkisë Tiranë

by Java News
28/08/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dy vitet në vijim Bashkia e Tiranës do të shtojë ritmin e investimeve në zonat rurale.Kryebashkiaku deklaroi se bashkë me qeverinë qendrore kemi një plan shumë ambicioz, për t’i dhënë një marsh të pestë edhe fshatit, ashtu siç u kemi dhënë zonave urbane të Tiranës.

Veliaj inspektoi rrugën e re që lidh fshatin Allushaj me rrugën kryesore të Zall-Herrit, ku theksoi se projekti për rikualifikimin e qendrave të fshatrave do të ecë paralelisht me atë për rikonstruksionin e rrugëve, si një mënyrë që investimi të ketë vlerë.

“Sot jam shumë entuziast për rrugën e re të Zall Herrit. Kjo është rruga e radhës pas atyre në Çekrezë, Kasallë, tani edhe në lagjen e Allushëve. Kemi nisur disa projekte për qendrat e fshatrave. E filluam me qendrën e fshatit Qeha, në Petrelë, tani me disa rrugë të reja për komunitetin dhe besoj se në dy vitet e ardhshme, pra në gjysmën e dytë të mandatit, rrugët rurale apo qendrat e fshatrave do t’i trajtojmë si paketë; pra, do të bëjmë disa dhjetra njëherësh, tani që projektet e para kanë dalë me shumë sukses”, tha Veliaj.

Ai shtoi se për këtë qëllim do të hartohet një paketë projektesh të cilat do të zbatohen në vijim në zonat rurale. “Bashkë me të 24 administratorët, do të hartojmë një paketë të të gjithë qendrave të fshatrave dhe rrugëve kryesore, që siç janë akset qendrore, ashtu të jenë edhe lagjet dhe komunitetet ku banojnë qytetarët, me të njëjtën cilësi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se edhe ky investim është dëshmi e faktit se për Bashkinë e Tiranës nuk ka dallim mes qytetit dhe fshatit, kur bëhet fjalë për investime dhe për cilësinë e tyre. “Premtimi që kemi bërë para dy vitesh është se do punojmë me të njëjtën cilësi, si në qendër, ashtu edhe në periferi, kështu që dy vitet e para jemi fokusuar në rregullimin e pikave qendrore të Tiranës, sheshi “Skënderbej”, Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, këndet e lojrave, Parku Olimpik, parku i Kasharit dhe i Farkës, që janë hapësira të mëdha qendrore. Por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se njerëzit nuk jetojnë tërë ditën te sheshi “Skënderbej”. Njerëzit jetojnë në komunitete të tilla, sigurisht që vijnë në Tiranë dhe aksesojnë shërbime dinjitoze të qendrës, por këtë dinjitet duhet ta kenë edhe në periferi”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se falë investimeve, por edhe vizionit të Bashkisë Tiranë, fshati po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, jo vetëm të atyre që duan të kalojnë në fshat, por edhe të investojnë për zhvillimin e bujqësisë dhe në mënyrë të veçantë të agro-turizmit. “Unë besoj se njerëzit do të vazhdojnë ta ruajnë trendin që kemi parë këto vite, të kalimit më shumë kohë në zonat rurale.

Disa kanë filluar një biznes, siç shihni serat apo fushat e mbjella; disa të tjerë kanë krijuar ekonomi të vogla, një mini-fabrikë apo mini-punishte. Kostoja e jetesës, cilësia e ajrit, krahu i punës, janë kushte të favorshme që të punojmë fort me fshatin”, deklaroi Veliaj.

Rruga e fshatit Allushaj shtrihet në një zonë me ndërtesa private dhe të ulëta, duke u lidhur me rrugën kryesore të Njësisë Administrative Zall Herr. Përveç punimeve në rrugë është bërë edhe rikonstruksioni urës, si dhe i mureve mbajtëse. Rruga është kompletuar me të gjithë sinjalistikën e nevojshme.

ma.me

Next Post
Me këto shenja, mëlçia është shumë e sëmurë

Me këto shenja, mëlçia është shumë e sëmurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In