• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: “Këto zgjedhje janë për një kryetar bashkie që i rri punëve te koka”

by
20/05/2015 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ishte pasditen e sotme bashkë me drejtorin e ALUIZNI-t, Artan Lame, për të shpërndarë 50 leje legalizimi në zonën e Saukut. Ai përgëzoi punën e mirë të bërë nga ALUIZNI për legalizimet dhe nënvizoi se ky sukses vjen si pasojë e përkushtimit për t’i qëndruar punës te koka. “Bashkia e Tiranës nuk bën të njëjtën gjë. Në Sauk, qytetarët paguajnë taksat dhe nuk ka pikë uji. Kur i pari i bashkisë nuk i rri punës te koka, as punonjësi i ujësjellësit apo i pastrimit nuk i rri punës te koka. Madje, kur i pari i bashkisë ikën te partia, ikin edhe ata te partia, në miting. Prandaj, këto zgjedhje janë për një kryetar bashkie që i rri punëve te koka”, u shpreh Veliaj.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, ai kujtoi premtimin e dhënë nga kryetari aktual i bashkisë, Lulzim Basha, për të bërë legalizimet dhe dorëzuar hipotekat e pallateve brenda katër viteve. Kandidati i koalicionit të majtë vlerësoi se jo vetëm që kryebashkiaku aktual nuk e mbajti premtimin, por tani ka alergji nga Tirana. “Sot nuk ka kurajë të vijë në Tiranë, flet vetëm nga tribuna, bën fushatë në të gjithë Shqipërinë, kurse nga Tirana ka alergji. Si mund të kesh alergji nga bashkia që e vodhe me duart e tua? Pra, e vodhi plaçkën dhe ka alergji nga plaçka që vodhi. E dini pse? Sepse na trajton të gjithëve si plaçkë”, deklaroi Veliaj.

Sipas tij, kjo fushatë do të jetë për temat që secili prej nesh i bën në tavolinën e bukës. “Te tavolina e bukës njerëzit pyesin kur do t’i marrin legalizimet, kur do ta marrin hipotekën, flasin për çerdhet, kopshtet e shkollat. Ndaj, miqtë e mi, këto zgjedhje nuk janë për socialistët dhe demokratët, por për familjet tona dhe për temat që flasim në tavolinën e bukës”, u shpreh kandidati i majtë. Sipas tij, duhet që bashkia dhe qeveria të bëjnë garë me njeri-tjetrin, kush shërben më mirë për qytetarin. “Na duhen administratorë që bëjnë garë me njeri – tjetrin, kush bën më shumë punë”, theksoi Veliaj.

 Në fjalën e tij, drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha se pasi e majta të fitojë zgjedhjet e 21 qershorit do të nisë menjëherë puna për zgjidhjen e çështjes së ndërtimeve. “Do të bashkëpunojmë për disa probleme qëkanë nevojë për dorën e bashkisë, e cila fatkeqësisht deri tani ka munguar”, deklaroi Lame. Ai vlerësoi se Plani Rregullues i Tiranës më shumë ka prishur se sa ka rregulluar punë në këto zona.

Next Post

Kadare nderohet me një ceremoni në Kongresin amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In