• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Këtë vit rikonstruktojmë të gjithë kopshtet e Tiranës

by Java News
28/01/2016 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 200 fëmijët që frekuentojnë çdo ditë kopshtin 24 në Njësinë Administrative nr. 1 do të kenë tashmë ambiente krejtësisht të rehabilituara e të pajisura me sistem ngrohjeje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se pas rikonstruksionit të çerdheve, këtë vit në fokus të punës së bashkisë do të jetë sistemimi i kopshteve. “Sot çelet një kopësht i ri, tërësisht i rikonstruktuar, çka dëshmon pasionin tonë për të qenë 24 orë në krye të punëve. Nevojat e qytetit sigurisht, janë shumë të mëdha, ndaj në vitin 2015 u fokusuam te çerdhet, ndërsa këtë vit vëmendja jonë do të jetë te kopshtet”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi ambientet e brendshme të kopshtit të rehabilituar, në të cilin është ndërhyrë për përmirësimin e kushteve për fëmijët. “Po ndjekim një koncept të ri, atë të ngrohjes me peletë sepse është më e pastër, më e sigurt për fëmijët, siguron ngrohjen e nevojshme, por garanton më pak probleme në kopshtet tona”, tha Veliaj. Sipas tij, në Njësinë Administrative nr.1, ky është i investimi i radhës i Bashkisë së Tiranës në vetëm 6 muaj, ndërkohë që më parë janë adoptuar të gjitha çerdhet e njësisë.

Ndërsa, garantoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë me këtë ritëm e përkushtim për kryerjen e punëve, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për kryerjen e pagesës që garanton shërbimet. “Sot, një familje i paguan bashkisë 450 lekë në muaj për shërbimin në çerdhe. Ndaj, për të gjithë kërkesat që kemi, lind pyetja: A është realisht i mjaftueshëm ky 450 lekësh për të realizuar të gjitha kërkesat? Jam i sigurt se çdo qytetar i arsyeshëm e kupton se me 450 lekë në muaj nuk mjafton për të bërë të gjitha gjërat që kërkojmë për pastrim, ndriçim, asfaltim, për kopshte, shkolla e çerdhe”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj solli në vëmendje se nevojat e qytetit janë shumë të mëdha dhe popullsia është rritur shumë. “Bashkia e Tiranës ka preferuar të mos i rrisë taksat, por që të gjithë të paguajnë një taksë modeste, si dhe t’u kërkojë ndihmë donatorëve të huaj dhe biznesit për projektin e shkollave”, u shpreh Veliaj. “Më vjen mirë që edhe projekti i adoptimit të kopshteve tregon se si komuniteti nuk dorëzohet kur situata është e vështirë, por gjithmonë gjendet një zgjidhje”, tha Veliaj.

Për vitin 2016, Bashkia e Tiranës parashikon rehabilitimin e të gjitha kopshteve. “Ne planifikojmë që brenda këtij viti të përfundojmë të gjitha kopshtet e Tiranës dhe t’i sjellim në të njëjtin standard si kopshti 24 dhe të garantojmë qytetarët që përveç financave modeste, 24 orë ne do të jemi në krye të detyrës”, përfundoi kryebashkiaku i Tiranës.

Drejtoresha e Qendrës së Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri, tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për situatën që u trashëgua në fillim të gushtit dhe falë nismës “Adopto një çerdhe”, në fund të dhjetorit ka përfunduar rehabilitimi i kushteve dhe mjedisit në të gjitha çerdhet.

Next Post

Rritja ekonomike përplas Ahmetajn me Spahon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In