• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Këta që premtojnë se do i bëjnë të gjitha falas, nuk u paguanin as sigurimet shoqërore punonjësve

by Java News
10/04/2023 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prezantimin e planit të ri për pastrimin e qytetit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj kujtoi se si 8 vjet më parë ndërmarrja e pastrimit ishte e zhytur në borxhe, kurse sot është një histori suksesi dhe mbulon me shërbim një qytet, i cili është rritur 29 herë nga viti 2015.

“Sot jemi në një moment tjetër për Tiranën, e cila nga 42 km katrorë në 2015, sot është rritur 29 herë. Por, ata që e kundërshtojnë progresin e Tiranës, vazhdojnë t’i bëjnë llogaritë me 2015-ën. Edhe pemët i llogarisin me 2015-ën, edhe kontenierët e mbetjeve i llogarisin me 2015-ën. Ata janë tetë vite mbrapa, ende nuk e kuptojnë se Tirana është rritur me 29 herë. Ne jemi tetë vjet përpara, që të sigurohemi që është 29 herë më e pastër seç ishte ajo Tirana jonë e vogël”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se në 2015-ën, ata që e kishin Tiranën, e lanë qytetin të mbytur ne borxhe. “Sot jemi në një situatë ku nuk kemi asnjë borxh. I kam dëgjuar të pestë kandidatët, në një mënyrë apo një tjetër të gjithë thonë se çdo gjë do bëhet pa lekë. Është shumë kollaj ta thuash sot këtë. Por, kur e kishin ata detyrën për të pastruar qytetin, në ato 4 vitet e gjumit, nuk kishin paguar as sigurimet shoqërore për punonjësit e pastrimit. E gjetëm buxhetin e pastrimit me 60% borxhe. Pra, nga 100% që ishte total, 60% ishin borxhe. Kjo është si ajo puna e Nastradinit, që tha: ‘Sa e mësova gomarin pa ngrënë, zgjati një javë, dy javë, te java e tretë ngordhi dhe nuk e di pse’. Një mënyrë për t’i bërë të gjitha falas është të mos paguajë rrogat, të mos paguajë sigurimet shoqërore, të mos paguajë sigurimet shëndetësore, ta lerë Tiranën zhul, ta bëjë çdo gjë falas, hidhi plehrat gjithandej. Por, në fund na e lanë ne faturën, se dikush duhet t’i paguajnë këto,” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se pas vitit 2015, Bashkia e Tiranësi pagoi borxhet e mbledhura që në vitin e parë. Ai tha se Bashkia e Tiranës do jetë e para që do i përgjigjet vendimit të qeverisë për rritjen e pagave.

 

/s.f

Next Post
Dosja/ Prokuroria ‘zbërthen’ masakrën e Don Boskos, dyshohet se sulmi në lokal ishte shenjë hakmarrje nga Martinaj

Fakte të reja/ Masakra në lokalin e Muratit në "Don Bosko", policia arrin në gjurmët e njërit prej autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

February 22, 2026
Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

February 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, një person transportohet në gjendje të rëndë në spital

February 22, 2026
Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

February 22, 2026
Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In