• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kënd lojërash te ‘Komuna’, punojmë për gjeneratën tjetër

by A R
30/08/2016 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranës i shtohet një tjetër hapësirë kushtuar qytetarëve më të vegjël të saj, fëmijëve. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë në “Komunën e Parisit”, i cili do të shërbejë edhe si një shesh pushimi për të moshuarit dhe banorët e zonës. Fillimin e punimeve e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se është i vendosur të krijojë kushte dhe mundësi të njëjta arsimimi dhe argëtimi për fëmijët në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

“Qyteti vërtet ka 1 milion banorë, por 250 mijë nga këta janë fëmijë dhe e gjithë ajo gurgule e këndit të lodrave te Liqeni prodhoi një mundësi fantastike, që jo vetëm të bënim mirë atë kënd lojërash, por të nisnim punën për kënde lojërash në 12 lagje të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se përveç rikonstruksionit të çerdheve dhe kopshteve është detyrim për bashkinë që, në njësinë më të madhe administrative të Tiranës, të ndërtojë edhe një shesh të tillë që do të shërbejë në rradhë të parë për fëmijët.

“Komuna e Parisit, njësia 5, është ndoshta qyteti i dytë më i madh në Shqipëri, pas Tiranës për nga popullsia. Ndaj nuk mjafton që kemi investuar kaq shumë në kopshte dhe çerdhe, por duhet që edhe hapësirat rekreative të jenë në të njëjtin nivel. Edhe në këtë rrugë kryesore do të fillojmë me këtë kënd lodrash, i cili do të jetë i gatshëm pas 6 ose 8 javësh”, u shpreh Veliaj. Ai bëri të ditur se këndi që do të ndërtohet, përveçse do të jetë një hapësirë për fëmijët, është parashikuar që nëpërmjet teknologjisë të shndërrohet edhe në një hapësirë për të rinjtë.

“Pas 1 viti punë ditore, kemi dhënë një mesazh: “Më mirë punojmë për gjeneratën tjetër, se sa për zgjedhjet e ardhshme; llogaritë afat-gjatë na japin një qytet më të qëndrueshëm, se sa ato llogaritë e vogla të politikës, që sot janë, nesër nuk janë, dhe nuk na krijojnë qytetin që kemi ëndërruar”, shtoi kryetari bashkisë. Veliaj theksoi se ky investim është një tjetër dëshmi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që pavarësisht sulmeve politike, të vijojë të punojë për qytetarët e saj.

“Tirana që kemi trashëguar ka qenë në gjendje të amortizuar, por kemi kuptuar dy gjëra: O bën llafe, fjalë, sherre, shamata, ose bën punë, punë, punë! Besoj që, për fëmijët në njësinë 5, sot që po kemi mbaruar të gjitha kopshtet, çerdhet dhe këndin e dytë të lodrave, i kemi treguar Tiranës që vetëm me punë mund të ecim përpara. Me llogje dhe intriga qyteti humbet shumë kohë; kurse me punë, siç është kjo e sotmja, mund të kemi qytetin e ëndrrave tona, të paktën për fëmijët”, theksoi Veliaj. Ai ka falenderuar edhe donatorët që edhe në këtë rast mbështetën projektin e Bashkisë, duke vlerësuar se kontributi i tyre është shumë i nevojshëm për ta bërë qytetin më të mirë dhe më të jetueshëm, së pari, për më të vegjlit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi edhe mirëkuptimin e banorëve dhe bizneseve përreth që ta ruajnë investimin, pasi përveçse u shërben fëmijëve të lagjes së tyre, shërben edhe për të rritur vlerën e pronës. “Dua të falenderoj të gjithë banorët për bashkëpunimin, t’ju kërkoj lokaleve që janë këtu pranë që, teksa bashkia jep këtë investim, bashkë me donatorët, ata kanë detyrë ta mirëmbajnë, të kujdesen, duke qenë se të parët që u rritet vlera janë bizneset e tyre dhe sigurisht, edhe apartamentet ngjitur, sepse e kanë shtëpinë pranë një parku”, u shpreh Veliaj.

Sipërfaqja totale e sheshit ku do të zbatohet projekti është rreth 800 m2, ku gjysma e sipërfaqes është e gjelbëruar dhe gjysma tjetër është dedikuar për krijimin e këndit të lojërave dhe pjesëve për kalim. Ai do të ketë zona Wi-Fi dhe stola për të moshuarit. Pas tre këndeve të inauguruara, këndi i nisur sot në Komunën e Parisit është këndi i shtatë i filluar nga bashkia, duke garantuar të njëjtën cilësi dhe standard. Shpejt vijojnë punimet në dy kënde të tjera në Kombinat dhe te Oxhaku, ndërsa brenda vitit Bashkia e Tiranës do të synojë të përfundojë 12 sheshe sportive dhe kënde lojërash për fëmijë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

“Turp”/ Balla reagon për protestën: Seksioni i dhunës së Saliut, Gones e llapaqorrëve

November 28, 2026
Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në 2025, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në 2025, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

November 28, 2026
VIDEO/ Disa efektivë të lënduar nga breshëria e gurëve dhe molotovëve

VIDEO/ Disa efektivë të lënduar nga breshëria e gurëve dhe molotovëve

November 28, 2026
Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

November 28, 2026
Në Tiranë protestë e dhunshme, Rama reagon nga Vlora: Në këtë ditë të bekuar…

Në Tiranë protestë e dhunshme, Rama reagon nga Vlora: Në këtë ditë të bekuar…

November 28, 2026
VIDEO/ Polici merr flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë!

VIDEO/ Polici merr flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë!

November 28, 2026
Rikthimi i heshtur në shtëpi i Sami Frashërit! Flet Ajsela Koka, shtëpia botuese Dritan

Rikthimi i heshtur në shtëpi i Sami Frashërit! Flet Ajsela Koka, shtëpia botuese Dritan

November 28, 2026
Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

November 28, 2026
LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!

LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!

November 28, 2026
Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In