• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kemi fituar besimin e qytetarëve, së shpejti nis puna për Bulevardin ‘Zogu i Parë’

by Java News
17/06/2019 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E gjithë lagjja e rrugës së “Barikadave”, “Abdulla Gjikali” dhe “Isa Bioletini” në Njësinë 9 është transformuar plotësisht, me trotuare më të mira, më shumë ndriçim dhe hapësira rekreative për banorët. Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputetet e PS, Ogerta Manastirliu dhe Blerina Gjylameti, inspektuan punimet e kryera në këto lagje, ndërsa u takuan dhe biseduan me banorët.

Veliaj tha se investimet kanë sjellë jo vetëm një infrastrukturë më të mirë për banorët, por edhe kanë rritur vlerën e pronës në këto zona.
“Na ka ecur puna shumë mirë. Ka pasur ngarkesë, nuk është mentalitet i lehtë, por e di çfarë? Kur njerëzit shohin që punohet, thonë se duke punuar, fiton edhe besim. Në lagje këtu i kemi bërë të gjitha ndërhyrjet, edhe rruga nuk ka dalë keq”, tha Veliaj.

Banorët shprehën vlerësimin e tyre për punët e bëra në Tiranë dhe ato që kanë prekur direkt lagjet e tyre në këtë njësi. “Kjo është një zonë e bërë komplet, ka sjell shumë qetësi, se janë lagje të vjetra tironse. Nuk ishte ndërhyrë më parë, edhe pse tironsit janë shumë të butë, nuk janë agresivë, dhe nuk i kërkojnë gjërat me zor. Bravo ju qoftë, se keni bërë punë shumë të mirë”, tha një nga banoret e Njësisë 9.
Një tjetër banore falenderoi kryebashkiakun Veliaj për trasformimin që ka sjellë në Tiranë, duke veçuar Parkun e Liqenit Artificial. “Jemi shumë të kënaqur me ndryshimin që është bërë në Tiranë, ai liqeni është bërë fantastik”, tha ajo.

Një i moshuar falenderoi për vëmendjen e treguar për moshën e tretë, si dhe shtoi se puna e bërë është fushata më e mirë për të fituar zgjedhjet. “Unë po të uroj sepse i ke të fituar me kohë, me punën tënde, me devotshmërinë, me ndjenjën e lartë të patriotizmit, që na ka kënaqur edhe ne të vjetrit, të moshuarit. Të urojmë shëndet në familje e gëzime dhe suksese në detyrën që ke”, tha i moshuari.

Veliaj theksoi se Njësia 9 do të preket edhe nga disa projekte të tjera të mëdha, përfshi këtu edhe ndërhyrjen në Bulevardin Zogu i Parë. “Tani do fillojmë bulevardin e “Zogu i Parë”, do rregullohen edhe të gjithë fasadat”, tha Veliaj. Ai sqaroi edhe disa nga projektet e tjera madhore të Bashkisë së Tiranës, ku përfshiu edhe Unazën e Madhe.

“Tani po punojmë te blloku i “Casa Italia”-s, kemi edhe rrethrrotullimin te “Shqiponja”. Do bëhet edhe rruga te Astiri. Ti u thua po të shpronësoj, po të jap një banesë sociale, kurse ata thonë për ideal të partisë do rri këtu. Atyre ju ka dalë llotaria, po bëjnë shtëpi, janë bërë 10 familje bashkë dhe po bëjnë pallate ngjitur me Unazën e Madhe të Tiranës, që është rruga më e shtrenjtë. Pra, u ka rënë bingo, nuk janë për hall. Atyre është për t’u thënë, vazhdo te partia, por rruga do të bëhet. Kështu shpëton “Casa Italia”, Dogana dhe gjithë rrethrrotullimi ‘Shqiponja’”, shtoi Veliaj./l.m

Next Post
“Nga 38 në 56”, Shahini: Riorganizohen drejtoritë arsimore, nuk ka largime nga puna

Testi i Matematikës/ Shahini: Të hetohet Berisha, Boçi e kushdo që nxjerrë tezat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Protestuesit sulmojnë me gurë Policinë, plagoset në kokë një efektiv

VIDEOLAJM / Protestuesit sulmojnë me gurë Policinë, plagoset në kokë një efektiv

July 23, 2026
Putin refuzon të ndryshojë kursin, SHBA-të përgatisin sanksione të reja ndaj Kinës dhe BE-së

Putin refuzon të ndryshojë kursin, SHBA-të përgatisin sanksione të reja ndaj Kinës dhe BE-së

July 23, 2026
PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të “Territoriales”: Duhen konsultime dhe opinioni i Këshillit të Europës

PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të “Territoriales”: Duhen konsultime dhe opinioni i Këshillit të Europës

July 23, 2026
3 vite burg për thirrjet kundër pllakës së Erdoganit në Laç, gjykata dënon mirditorin për nxitje të urrejtjes

3 vite burg për thirrjet kundër pllakës së Erdoganit në Laç, gjykata dënon mirditorin për nxitje të urrejtjes

July 23, 2026
Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë

Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë

July 23, 2026
“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

July 23, 2026

Vetëm 9 për 100 mijë banorë? Shqipëria ndër të fundit në Europë për numrin e gjyqtarëve

July 23, 2026
Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

July 23, 2026
Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

July 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Rosa Parks dhe fuqia e protestës

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In