• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kemi bërë sheshin më të bukur në Europë. Bulevardi ‘Zogu i Parë’ ka vlerën më të lartë të pronës në Ballkan

by Java News
28/04/2023 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Njësisë 9 në kryeqytet, tha se falë investimeve të 8 viteve të fundit e gjithë zona është transformuar. Ai veçoi sheshin “Skënderbej”, i cili fitoi edhe çmimin europian në vitin 2018, si sheshi më i bukur, por edhe Bulevardin Zogu i Parë, me vlerën e pronës më të lartë sot në Ballkan.

“Sot, nga sheshi “Skënderbej” deri te Bulevardi i Ri, Zogu i Parë është transformuar në hapësirën numër 1 jo në Tiranë, jo në Republikë, por në Ballkan, për rritjen e vlerës së pronës falë punës, falë estetikës, falë pastërtisë, falë ndriçimit. Sheshi “Skënderbej” fitoi çmimin në vitin 2018 si sheshi më i bukur në Europë. Këta thonë: “Ta bëjmë edhe një gropë tjetër”. Nuk ka asnjë dyshim që këta ta bëjnë gropë. E pamë gropën e Hajdin Sejdisë te Sheshi “Skënderbej” për vite të tëra. Gropa në Gërdec mori 26 jetë njerëzish. Gropa të tjera si ajo te “Zogu i Zi” na kanë kushtuar miliona. Ju kujtohet nënkalimi te “Zogu i Zi”? E nisi administrata e Edi Ramës dhe Ogertës në Bashkinë e Tiranës dhe gjëja e parë që bënë këta, e prishën, këta dashnorët e nënkalimeve dhe gropave. Ju kujtohet “Astiri”, tre vjet gishtat përpjetë? Se tani nxjerrin gishtin e mesit, por në fillim nxirrnin dy gishta dhe thoshin “liri demokraci”, këtu nuk do ketë nënkalim. Sot duke filluar nga sheshi “Skënderbej” dhe deri aty ku unaza takohet me Njësinë 7, të gjitha copat, lagjet, rrugët, rrugicat kanë parë një transformimin dhe dorën e punës në këtë komunitet,” tha Veliaj.

Ai theksoi se vetëm në këtë njësi janë bërë 8 shkolla të reja, por kujtoi edhe përfaqësuesit e opozitës që penguan jo pak nga këto projekte.

“Kemi qenë në SPAK për “Sami Frashërin”. Shko në gjyq, protesto, varu te kangjellat, thoshin “do të vejë shkolla në Paskuqan”. Imagjinoni, na akuzojnë njerëz që nuk e dinë që Paskuqani është Bashki tjetër, në anën tjetër të këtij lumit. Ata ende nuk dinë ku është kufiri i Tiranës, le më të bëjnë ndonjë punë për Tiranën. Kështu që, sot, siç thonë tironsit, “kush na ka inot kështu na paftë përnot”, edhe Monika, edhe Jorida dhe të gjithë ata që protestojnë shkollat, sepse “Sami Frashëri” sot është një shkollë model,” u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
“Një ditë do zbulohet…”/ Hoxha: Pse politikës nuk i intereson të zbardhet dosja ‘Tropoja’!

"Një ditë do zbulohet..."/ Hoxha: Pse politikës nuk i intereson të zbardhet dosja 'Tropoja'!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

October 20, 2026
Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

October 20, 2026
Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 20, 2026
Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

October 20, 2026
Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

October 20, 2026
Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

October 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha i ndërseu median e familjes ambasadorit të SHBA?

October 20, 2026
Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

October 20, 2026
Aleks Nikës nuk i thyen këmbën

Saliu i universiteteve

October 20, 2026
Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com