• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: KE të mbështesë direkt bashkitë që janë të afta të zbatojnë projekte

by Java News
13/11/2018 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Europian zhvilloi në Tiranë takimin e 23-të me fokus Ballkanin Perëndimor, si një mundësi fantastike për shkëmbimin e ideve dhe përfitimit nga projektet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mori sot pjesë në hapjen e punimeve të Komitetit të Rajoneve të BE, ku merrnin pjesë drejtues vendor, ekspertë dhe përfaqësues të vendeve të Bashkimit Europian.

Veliaj shprehu nevojën që Bashkimi Europian të mbështesë direkt njësitë vendore që janë të afta të implementojnë projekte dhe kanë treguar se performojnë më mirë. “Një nga bisedat që ne kemi bërë me kolegët e BE, ka ardhur koha që edhe Komisioni Europian të mbështesë direkt bashkitë që janë të afta të implementojnë dhe që mund të çojnë këto kauza përpara. Si unë si Voltana që drejtojmë dy shoqatat e bashkive marrim feedback konstant për nevojën për më shumë shkolla, kopshte, çerdhe, gjelbërim dhe kjo është një nga arsyet dhe kjo është një nga arsyet pse ne kërkojmë që edhe Komisioni Europian t’i shikojë bashkitë si një prioritet dhe partnerë në implementim. Një nga gjërat për të cilën ndjehem shumë mirë është që qytetet gjithmonë e më shumë po bëhen pjesë qendrore e axhendës evropiane. Do të thotë që qytetet kanë rëndësi”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë theksoi se vende si Shqipëria mund të përfitojnë nga përvoja dhe modelet e suksesshme të aplikuara në perëndim për t’i zbatuar ato.

“ Sot në mëngjes ishim duke diskutuar me kolegët në parlament dhe besoj që do të kemi mbështetje bipartizane për çështje të tilla, për të dhënë disa incentiva për ekonominë e gjelbër, për të hequr taksat ose për t’i minimizuar taksat për autobusët elektrikë, për makinat elektrike. Pra ndonjëherë avantazhi i të qenit i paavantazhuar siç është Shqipëria një vend në zhvillim është që mund t’i kalosh menjëherë etapat dhe shumë etapa që qytetet i kanë kaluar në vitet ’90 me trame, me kabllo ne mund të kalojmë menjëherë aty ku është teknologjia më e fundit. Qofshin këto mjetet elektrike, qofshin këto biçikletat që hapen e mbyllen me celular, qofshin shumë prej nismave të gjelbra që nuk kanë nevojë të shpikim rrotën por mund të kapim qytetet evropiane në fazën ku ato janë sot”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë inkurajoi dhe binjakëzimin e qyteteve në Shqipëri me ato në Europë, për të bashkëpunuar në projekte konkrete në shërbim të komunitetit. “Një nga gjërat që duam të inkurajojmë në të dy shoqatat dhe anëtarët tonë është që të gjejmë një mundësi ndoshta edhe me anëtarë të komunitetit të bëjmë disa binjakëzime të qyteteve. Kur them binjakëzime nuk flas për fotografitë që bëhen, firmat dhe protokollin flas në fakt për binjakëzime të projekteve konkrete që implementohen dhe që ne mund të mësojmë në mënyrë të jashtëzakonisht me nga njëri-tjetri”, tha ai.

Veliaj theksoi se përtej bindjeve politike, të gjithë janë më të interesuar për të pasur qytete sa më funksionale dhe të jetueshme për qytetarët. “Dua të përshëndes dhe koleget e opozitës që janë këtu më ne, sepse besoj se nga ky debat të gjithë dalim më të fituar. Unë e di që ne mund të kemi ideologji të ndryshme të majta ose të djathta, por besoj se të gjithë jemi praktikë kur vjen puna te menaxhimi i qyteteve, mbledhja e plehrave, autobusët që vijnë në kohë, mbjellja e pemëve, cilësia e ajrit, janë çështje pa parti. Dhe pavarësisht bindjeve tona, në fund të ditë të gjithë duam të kemi qytete funksionale, dhe takime të tilla të cilat na mësojnë sesi qytetet mund të bëhen më funksionale janë gjithmonë të mirëpritura”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

/b.d

Next Post
Kjo është lista e librave më të shitur në New York Times

Kjo është lista e librave më të shitur në New York Times

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

September 18, 2026
Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

September 18, 2026
Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

September 18, 2026
“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

September 18, 2026
Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

September 18, 2026
BE klasifikon në një grup SHBA dhe Rusinë, kufiri mund të mbetet i mbyllur pas 1 korrikut

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

September 18, 2026
Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë

September 18, 2026
“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

September 18, 2026
“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

September 18, 2026
Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com