• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kavaja nuk është xhaketa e varur e askujt, do ecë përpara me Edin dhe me Redin

by Java News
09/05/2023 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin përmbyllës të fushatës në Kavajë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste të Qarkut te Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama, u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë edhe në këtë mandat në krye të kësaj Bashkie Redjan Kralin.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se Kavaja ka pasur mbështetjen e Qeverisë dhe të Kryeministrit Rama në çdo projekt, në çdo ide, por mbi të gjitha në çdo ditë të vështirë, si ato të tërmetit që goditën edhe këtë qytet.

“Aty ku ka pas përçarje, kemi sjellë bashkim. Aty ku ka pas dhunë, kemi sjellë punë. Aty ku ka pas ndasi, aty ku kemi gjetur plagë, kemi shëruar dhe kemi ecur vetëm përpara me Edi Ramën dhe Redjan Kralin. Sot dua t’u them dy fjalë zemre: Edi Rama e do Kavajën. Edi Rama ka miratuar çdo projekt të Kavajës. Edi Rama ishte këtu me ne jo sot, por në ditët më të vështira të tërmetit, që të sigurohemi që janë 404 apartamente të reja. Edi Rama është siguruar që çdo ide që ka ardhur nga Kavaja të financohet që Kavaja të ecë vetëm përpara,” u shpreh Veliaj.

Ai tha gjithashtu se Kavaja nuk do kthehet më mbrapsht. “Dëgjoj ata të tjerët që thonë: Ne Kavajën e kemi në xhep. Thonë kështu për Kavajën, për Kamzën, për Shkodrën. Di t’ju them që Kavajën nuk e ka askush në xhep. Kavaja nuk është mish për top për të mbushur autobusët për Tiranë. Kavaja nuk është xhaketa e varur e askujt. Ka njerëz të ndershëm e punëtorë. Ndaj në këto 100 orë ju dua të gjithëve në gatshmëri, që Kavaja me Edin me Redin të ecin vetëm përpara. Në këto 100 orë ne duhet t’i themi çdo demokrati që partia më e rëndësishme është familja jote,” tha Erion Veliaj.

“Kur ne kishim nevojë, Edi Rama ishte këtu për ne, kurse Saliu me Ilirin ishin te Gjiri i Lalzit. Kur ne kishim nevojë të ndërtoheshin shtëpitë, Edi Rama ishte këtu me ne, Saliu me Ilirin non-grata dhe fuksi i sigurimit ishin te Gjiri i Lalzit. Kur ne kishim nevojë për vaksina Edi Rama erdhi këtu me ne dhe solli vaksinat, Saliu me Ilirin ishin tek Gjiri i Lalzit. Di t’ju them që të hënën Saliu dhe Iliri do vazhdojnë te Gjiri i i Lalzit por Edi dhe Redi do ta çojnë Kavajën përpara,” shtoi më tej Veliaj./m.j

Next Post
“Do helenizojmë Himarën”/ Kulluri: Beleri po përfiton, gabim fatal i Berishës që mbështet një kandidat të tillë

“Do helenizojmë Himarën”/ Kulluri: Beleri po përfiton, gabim fatal i Berishës që mbështet një kandidat të tillë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In