• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Veliaj ka të drejtë të ankimojë shkarkimin në GJK”, Lubonja: Presidenti po vepron si noter i Kryeministrisë! 

by Os De
01/10/2025 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24, ka diskutuar mbi aktualitetin politik në Shqipëri, duke u ndalur te zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, si dhe duke komentuar situatën juridike të Erion Veliajt dhe mundësinë e një kandidati të përbashkët të opozitës. 

Lubonja theksoi se Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të vendosë nëse Erion Veliaj mbetet ose jo kryetar i bashkisë së Tiranës, pasi ai ka apeluar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij. Ai theksoi se nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk del para datës 9 nëntor, do të kemi një situatë të pazakontë me dy kryetarë bashkie, një të ri të zgjedhur dhe Veliajn që nuk është shkarkuar ende përfundimisht. 

“Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk del para zgjedhjeve të 9 nëntorit, atëherë mund të kemi dy kryetarë bashkie, atë që do të zgjedhjet në zgjedhjet e pjesshme dhe Veliajn, i cili ende nuk është shkarkuar përfundimisht,” shpjegoi Lubonja. 

Lubonja shtoi se, pavarësisht problemeve të mundshme që mund të ketë Veliaj, ai ka të drejtë të shkojë deri në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkarkimin e tij. Sipas analistit, Presidenti i Republikës ka “marrë atributet e GJK-së” dhe ka firmosur vendime që, sipas tij, janë shkelje të ligjit, duke e krahasuar Presidentin me një “noter të kryeministrisë”. 

“Ky president nuk ka thënë asnjëherë jo për vendimet e qeverisë. Kemi të bëjmë me një noter të kryeministrisë, jo me një president të pavarur,” u shpreh Lubonja. 

Lubonja u ndal edhe te situata e opozitës, duke theksuar se një nga çështjet kryesore është nëse do të ketë një kandidat të përbashkët të opozitës për zgjedhjet e Tiranës. Ai ngriti pyetje mbi koordinimin e partive opozitare dhe arsyetimin e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke e lidhur këtë me kundërshtimin e opozitës ndaj zgjedhjeve të fundit që u zhvilluan në Shqipëri. 

Lubonja u shpreh skeptik për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, kur kjo e fundit ka kontestuar gjithashtu rezultatin e zgjedhjeve të fundit me kryeministrin Edi Rama. 

Analisti gjithashtu kritikoi opozitën për mungesën e protestave të fuqishme ndaj qeverisë dhe për mosorganizimin e lëvizjeve masive të qytetarëve. Ai e krahasoi situatën e Shqipërisë me protestat që zhvillohen në vende si Italia, ku qytetarët dalin në rrugë për të protestuar për kauza ndërkombëtare, siç është rasti i Palestinës. 

“Në Itali dalin në protesta për Palestinën dhe bllokojnë rrugët. Ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë veten tonë këtu,” përfundoi Lubonja. 

Next Post
Me lot në sy, pacientja: Si u diagnostikova rastësisht me kancer gjiri, Tomini: 805 raste të reja me kancer gjiri gjatë..

Me lot në sy, pacientja: Si u diagnostikova rastësisht me kancer gjiri, Tomini: 805 raste të reja me kancer gjiri gjatë..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In