• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Jo më mësim me 2 turne, në shkurt nis projekti për ndërtimin e 20 shkollave

by Java News
06/02/2017 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryebashkiaku i kryeqytetit deklaroi sot se brenda vitit 2017 do të nisë ndërtimi i 20 shkollave të reja në Tiranë. Nga aktiviteti për analizën e ndërmarrjes nr. 3 që merret me mirëmbajtjen e kopshteve dhe çerdheve në ‘Shkollën 1 Maji’ Veliaj u shpreh se në bashkëpunim me qeverinë në 13 shkurt do të hapet projekti për 20 shkollat e reja.

Veliaj tha se ndërtimi i shkollave të reja do t’i japë fund mësimit me dy turne.

“Rreth datës 13 shkurt do të hapim projektin e 20 shkollave në bashkëpunim me qeverinë. Tashmë kemi identifikuar hapësirat për ndërtimin e tyre. Do të jenë më pak shkolla të mesme edhe më shumë 9-vjeçare. Brenda këtij viti do të fillojë ndërtimi i 20 shkollave të reja për të shmangur klasat me dy turne. Në Tiranë do të marrë fund mësimi me dy turne.
Është shumë e rëndësishme që të bazohemi te donatorët”
deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku u ndal edhe te kopshtet, çerdhet dhe shërbimet e tjera.

“Qyteti ishte bërë si një shtëpi e rrënuar. Kishte dhe ka disa njerëz që thonë pse gjithë kjo vëmendje për fëmijët. Po mendojmë për gjeneratën e ardhshme. Ka shumë vulgaritet nga rruga në parlamentet, a e keni bërë ndonjëherë pyetjen ku dhe si mund të jenë rritur këta?
Dhe një njëri që i rritur në kushte shtazore, sigurisht që përfundon i tillë
“.

Përsa i përket këndeve të lojërave, kryebashkiaku u shpreh se edhe skeptiku ynë më i madh është dorëzuar përballë këtij realiteti, që qyteti punon. I ndërgjegjshëm për vështirësitë në trafik, Veliaj u shpreh se nuk do të kemi kurrë trafikun perfekt, por ndryshimi tani është si dita me natën.

“32 mijë orë mësimi humbnin më parë nga trafiku. Por, kemi shtuar te linja e unazës 14 autobusë dhe kështu do të vazhdojmë në të gjitha linjat. Të gjithë autobsuët e Tiranës duke filluar nga ky muaj do të kenë instalimin me GPS, do të ketë inspektime, edhe nga unë personalisht për të dituar shpejtësinë dhe manovrën. U bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të denoncojnë problemet e transportin publik”

Një tjetër lajm i rëndësishëm që dha Veliaj gjatë aktivitetit ishte edhe vazhdimi i projektit të fasadave, që do të vazhdojë.

“Do të vazhdojmë me projektin e fasadave. Jo vetëm po mbyllim fasadat që kishin nevojë për një rinovim, por edhe filluar me disa të reja. Ka shumë njerëz kritikë, por qyteti ka nevojë edhe për hijeshi dhe estetikë. Në zonat ku janë bërë fasadat, ka më shumë interes nga qytetarët“.

Në fund Veliaj i dha medaljen një punonjëse të ndërmarrjes nr. 3 në prag të pensionit.

ma.me
Next Post
Tenorit i grabisin makinën nën kërcënimin a armës: Do kërkoj mbrojtje te trupi diplomatik

Tenori mes lotësh tregon momentet e grabitjes dhe kërcënimin me armë (nuk ishte hera e parë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In