• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” kryebashkiakut të Bolonjës, Merola: Tirana po rigjenerohet

by Java News
10/04/2018 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” kryebashkiakut të Bolonjës, Virginio Merola

Merola: “Tirana po rigjenerohet falë punës suaj”; Veliaj: “Ambicja jonë, zhvillimi i agroturizmit dhe fuqizimi i zonave periferike”

“Tirana po rigjenerohet falë punës suaj”, ishin fjalët e kryetarit të Bashkisë së Bolonjës, Virginio Merola, pas takimit të sotëm me kryebashkiakun, Erion Veliaj, me të cilin bisedoi mbi shtimin e marrëdhënieve për punësimin e të rinjve dhe projekte konkrete në fushën e agroturizmit.

“Këtu punojnë shumë italianë, të shumtë janë edhe shqiptarët që jetojnë në qytetin tim. Tirana është një qytet që po rigjenerohet falë punës suaj. Qytetet e hapura janë qytetet me të ardhme sepse tërheqin njerëz, inteligjencë dhe kështu kontribuojnë në zhvillimin e së ardhmes. Ne nuk duam të bëjmë një binjakëzim të zakonshëm, por projekte konkrete. Ndaj nga sot lind një bashkëpunim i ri”, tha kreu i Bashkisë së Bolonjës, Merola, i cili vlerësoi edhe projektet e realizuara në Tiranë për shtimin e korsive të biçikletave, të gjelbërimit dhe vëmendjes së treguar ndaj të rinjve.

Në shenjë miqësie dhe të bashkëpunimit mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi homologut të tij “Çelësin e Qytetit”. Më pas, ata zhvilluan një vizitë në Sheshin “Skënderbej”, ku në mënyrë simbolike mbollën disa pemë.

Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi se Bolonja është kthyer në shtëpinë e dytë për shumë studentë shqiptarët, të cilët në përfundim të studimeve rikthehen për të vendosur dijet e marra në shërbim të zhvillimit të qytetit. “Bolonja është një qytet që mikpret shumë studentë shqiptarë, të cilët e kanë kthyer atë qytet në shtëpinë e tyre. Shumë ish-studentë të Bolonjës sot punojnë në Bashkinë e Tiranës. Më vjen mirë që bashkë me shkëmbimet që patëm sot, patëm edhe kënaqësinë e veçantë të shikojmë se si një investim që Bolonja bën tek studentët, i rikthehet qytetarit të Tiranës në formën e administratorëve të mirë, që na vijnë nga Bolonja në Tiranë”, tha ai.

Dy homologët diskutuan edhe për drejtimin e të rinjve në tregun e punës, ndërkohë që Tirana është tashmë një epiqendër universitare. “Bolonja është sot qyteti që ka universitetin më të vjetër në Evropë, ku ashtu si në Tiranë, shumica e studentëve që studiojnë në Bolonja zgjedhin të jetojnë aty. Në Tiranë, 90% e studentëve që vijnë këtu jetojnë këtu. Të mësojmë nga më të mirët si të mundësojmë që këta të rinj që mbarojnë shkollën në Tiranë, të qëndrojnë këtu, të krijojnë familje, si mund t’i ndihmojmë me një shtëpi dhe pastaj si t’i përcjellim në tregun e punës. Për këtë Bolonja është shembulli më i mirë”, u shpreh Veliaj.

Një pikë e rëndësishme e diskutimit mes dy homologëve ishte edhe rritja e bashkëpunimit në fushën e agrobiznesit. Veliaj tha se eksperienca që ka Bolonja në këtë fushë, do të shërbejë në realizimin e ambicies së Bashkisë së Tiranës për të fuqizuar sektorin e agroturizmit dhe zhvillimit të zonave rurale. “Bolonja ka fuqizuar shumë agrobiznesin. Po shikojmë ide që kanë funksionuar në periferitë e Bolonjës. Tirana është e bekuar me natyrën që ka në periferi, siç janë fshatrat me produktet e tyre. Ambiciet tona për agroturizëm dhe për mënyrën se si fuqizojmë zonat periferike të Tiranës mund të realizohen fare mirë me bashkëpunimin e Bolonjës”, përfundoi Veliaj./a.ç

Next Post
Rezultatet e dobëta, shkarkohet trajneri i Kamzës

Rezultatet e dobëta, shkarkohet trajneri i Kamzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In