• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Javën tjetër diskutohet e ardhmja e Piramidës (dhe një festë pasditen e së premtes)

by Java News
15/01/2017 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë u çel sot ekspozita me mbi 100 kryevepra të artit italian të 1900-ës. Falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës, Galerisë Kombëtare të Arteve, Ministrisë së Kulturës dhe Kryeministrisë, ekspozita e kuruar nga Maria Catalano, Federica Pirani dhe Stefano Roffi, do të prezantojë para qytetarëve kulturën artistike të Romës, duke kaluar nga Simbolizmi, Futurizmi, Klasicizmi i Ri, Shkolla Romane, Abstraktizmi.

I pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falenderoi të gjithë ata që mundësuan që këto vepra të kulturës italiane të vizitohen edhe nga artdashësi shqiptar. 

“Impakti i një gjëje të bukur, meshije, që është estetike dhe e pastër në jetën e një qyteti, është e jashtëzakonshme. Mjafton të shikosh statistikat e kompanisë publike të pastrimit, e cila thotë se në vendin ku është instaluar art, nuk bëhet pis. Që kur kemi instaluar “Renë”, këtu përballë, tek oborri që rrinte bosh është ndoshta hapësira më e pastër, po edhe ku nuk kemi nevojë të pastrojmë, sepse njerëzit nuk bëjnë pis aty kur gjërat duken bukur.

Do doja të bëja një ftesë, kryesisht për disa nga drejtoreshat e shkollave që gjatë gjithë kësaj kohe, nga tani deri në datën 2 prill ku do të jetë e hapur ekspozita, të kemi mundësi që jo vetëm të ekspozojmë bukuritë e Romës dhe të Italisë në Tiranë, por të ekspozojmë sa më shumë prej fëmijëve tanë përpara këtyre bukurive”- tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se javën e ardhshme do të hapen edhe disa hapësira të tjera për artin, ndërsa bëri të ditur se në datë 20 janar,  me arkitektin e njohur nga Roterdami, Vini Mas, do të ketë një diskutim për të ardhmen e Piramidës.

Ai bëri të ditur se të premten në orën 19:00, do të organizohet një festë për të rihapur Piramidën edhe për të rinjtë, ku do të bëhet publik edhe Kryetari i Bashkisë për jetën e natës.

“Ne besojmë se është një industri për një qytet që do të jetojë 24 orë dhe për një turn të tretë”, tha Veliaj. 

Next Post
10 vende përrallore ku mund të “arratiseni”… dhe që nuk kushtojnë shumë (FOTOT)

10 vende përrallore ku mund të "arratiseni"... dhe që nuk kushtojnë shumë (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In