• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Ish-truproja i Berishës paguhej nga Bashkia si inspektor i mishit të derrit

by Java News
23/09/2015 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltarët Bashkiakë të PD-së kanë zbuluar një tjetër çudi të ish kryetarit Lulzim Basha dhe emërimeve pa kriter që ai ka bërë në katër vjet. Ata kanë vërtetuar edhe një herë se administrata e Bashkisë së Tiranës dhe të gjitha drejtoritë në varësi të saj kanë qenë kthyer në një oaz për militantët e Partisë Demokratike. Pavarësisht formimit të tyre profesional, ka mjaftuar tesera e partisë apo lidhjet direkt me ish-kryetarin e bashkisë, për të zënë vende pune që kishin ndikim direkt te jeta e qytetarëve.

 Kështu, këshilltarët e PD zbuluan se një nga ish-bodigardët e njohur të ish-kryeministrit Sali Berisha, Arian Adhami, rezulton i punësuar në Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit si inspektor i mishit. Këtë fakt e ka denoncuar sot vet kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili ka marrë shkas pikërisht nga revolta që këshilltarët demokrat në Këshillin Bashkiak shprehën për vendimin për largimin e Adhamit nga puna.

 “Arian Adhami është ish-badigard i Saliut në 21 janar. Çfarë inspektor mishi është ky, s’e kuptoj?! Ky është inspektor i mishit të derrit për Bashkinë e Tiranës? Tani, o ka inspektuar mishin e derrit kur ka qenë truproja i dikujt në kryeministri, ose është bërë inspektor i mishit të derrit tani, por me titullin inspektor mishi derri, i rrethuar me kallash, ndërkohë që Tirana qelbej erë dhe asnjë mish nuk inspektohet. Mos u bëni qesharakë!”, deklaroi Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

 Ndërkaq, Veliaj tha se emërimet politike në Bashkinë e Tiranës nuk mbyllen me kaq. Edhe ish deputeti i PD, Ndue Paluca, punon në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit si përgjegjës veterinar edhe pse profesioni i tij është agronom dhe jo veteriner. Madje, edhe një inspektor policie është emëruar si veteriner në të njëjtën agjenci.

 “Mos u bëni qesharakë dhe mos merrni në mbrojtje idiotësi monumentale si kjo që vazhdoni të bëni. Ky njeri s’ka lidhje të inspektojë mishin e kalamajve në Tiranë, s’është fare veteriner, s’është fare agronom, nuk ka lidhje fare me inspektimin. Ju më thoni që kjo është shkelje e të drejtave të njeriut?! E dini kush është shkelje e të drejtave të njeriut? Kjo ditë, kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, rrethuar me kallash dhe vrit njerëz me plumba në mish”, tha Veliaj.

Next Post

Tiranë, tentoi të korruptojë policinë, arrestohet shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com