• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj ironizon Vokshin dhe Këllicin: Luli ju përdori për të bllokuar punët e Bashkisë tani po ju përzë nga partia!

by
07/11/2021 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar zhvillimet e papritura në selinë blu, ku dy drejtuesit e forumeve më të rëndësishme të PD, Albana Vokshi dhe Belind Këllici janë bërë protagonistët e radhës së betejës mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Veliaj ka deklaruar se nuk është aspak cudi që drejtuesit e Forumit të Gruas dhe të FRPD-së të jenë të përjashtuarit e radhës nga grupi parlamentar i kësaj force politike pas të ashtuquajturës “reformë” nga kryetari i Partisë Demokratike, i cili pasi i përdori për të bllokuar punët e Bashkisë tani po i përzë nga partia.

“Ky Luli është i paparë, shkon dhe bën mish për top ata që ka përdorur më shumë, se ju e dini, kur thotë ai “reformë forumi i gruas” dhe “reformë forumi i rinisë”, e ka fjalën që duhet të heqim këta të dy se janë të Saliut. Më pëlqen që ata që kanë qenë më naivët që janë përdorur nga Luli. E përdori çunin e Fahriut për Astirin, pastaj e hoqi. E përdori këtë të FRPD-së për të bllokuar në Kombinat, tani e hoqi. Nxirrte Albana Vokshin tek shkolla “Jeronim de Rada” të bllokonte shkollën aty, tani e hoqi. Kështu që këshilla ime për këta që bllokojnë punët e bashkisë sonë është: Mos shkoni mish për top, se pasi keni dalë në TV duke bllokuar punët e bashkisë, ju vjen mandata nga Luli që ju përzë nga partia.”, tha ai.

Veliaj tha se e njëjta situatë tashmë po ndodh me protestën e udhëhequr nga PD në lagjen e re të Tiranës “5 Maji”, ku dy figurat e përdorura janë Alfred Rushaj dhe Agron Gjekmarkaj.

“E njëjta gjë ndodh tek “5 Maji”. Ne hapim terrenin aty për pallatet dhe po i themi atij që ka zaptuar “s’po të gjykojmë që ke zënë pronën e bashkisë. Ke 200 metra në breg të lumit me kasolle në ujëra të zeza, po të japim 200 metra në një pallat të Stefano Boerit”. Këtij nuk i ka rënë fatkeqësia, këtij i ka rënë bingo. Por partia do që të protestojë dhe ai “Bregu i Lumit”, do vazhdojë të hajë karriera politikanësh sepse Luli është njësh, i përdor për këto dhe pastaj na i pastron vetë nga rrugët dhe shkon e i flak,” u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Deklaratat Veliaj i bëri nga Vora, ku zhvilloi një takim me forumet drejtuese të Partisë Socialiste si drejtues politik i Qarkut, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme vendore që prekin edhe këtë njësi vendore.

/b.h

Next Post
Nga dallojnë pilulat e ‘Pfizer’ dhe ‘Merck’ kundër COVID-19?

Nga dallojnë pilulat e 'Pfizer' dhe 'Merck' kundër COVID-19?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In