• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga dallojnë pilulat e ‘Pfizer’ dhe ‘Merck’ kundër COVID-19?

by
07/11/2021 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompanitë Pfizer dhe Merck kanë krijuar pilula antivirale, të cilat kanë treguar efekt premtues në testimet e të rriturve të infektuar me koronavirus, që rrezikojnë të sëmuren rëndë.

Të dyja ilaçet janë duke u analizuar për të kuptuar nëse mund të parandalojnë infektimin e njerëzve të ekspozuar në këtë virus.

Cila prej dy pilulave ka më shumë efekt?

Të dhënat nga testimet e dy kompanive sugjerojnë se Pfizer ka pilulë me më shumë efekt, ndonëse të dhënat e plota nuk janë publikuar ende.

Pfizer ka thënë të premten, më 5 nëntor, se rezultatet e testimeve tregojnë se pilula e saj ka zvogëluar për 89 për qind shtrirjen në spital apo vdekjen nga COVID-19 – sëmundja që shkakton koronavirusi – te pacientët që kanë pasur rrezik të sëmuren rëndë.

Terapia me pilulë atyre u është dhënë për tri ditë ose pesë ditë sa kanë qenë me simptoma.

Merck, në anën tjetër, ka thënë më 1 tetor se pilula e saj zvogëlon për 50 për qind rrezikun për sëmurje të rëndë, nëse terapia merret për pesë ditë.

Kompania nuk ka ofruar të dhëna rreth terapisë për tri ditë.

Pilula e Pfizerit ka emrin Paxlovid. Pilula e Merckut ka emrin Lavgevrio në Britani, ku është miratuar për përdorim.

Pse janë të rëndësishme këto ilaçe?

Ndonëse një numër vaksinash janë të qasshme në gjithë botën për të parandaluar infektimin, përfshirë edhe atë të krijuar nga Pfizer, ende ekzistojnë trajtime të kufizuara për personat veçse të infektuar me këtë virus.

Aktualisht, pacientët me COVID-19, të cilët nuk janë shumë të sëmurë për t’u shtrirë në spital, mirëpo rrezikojnë të sëmurën shumë, mund të trajtohen me terapi të antitrupave.

Si funksionojnë këto ilaçe?

Të dyja pilulat duhet të merren për pesë ditë.

Regjimi i Pfizerit është tri pilula në mëngjes dhe tri të tjera në mbrëmje.

Merck, ndërkaq, ka thënë se katër pilula duhet të merren në mëngjes dhe katër të tjera në mbrëmje.

Pilula e Pfizerit bllokon një enzimë që i duhet koronavirusit për t’u shumëfishuar.

Pfizer ka thënë se për shkak që ilaçe shënjestron pjesën e virusit që është kyçe për shumëfishim, atëherë patogjeni nuk mund t’i rezistojë trajtimit.

Pilula e Pfizerit është duke u dhënë në kombinim me ritonavir, një tjetër antiviral që rrit aktivitetin për bllokim të proteinës, por mund të shkaktojë efekte anësore gastrointestinale dhe të ndërhyjë në ilaçet tjera.

Pilula e Merckut ka mekanizëm veprimi që ka për qëllim të lëshojë gabime në kodin gjenetik të virusit.

Për shkak se pilula krijon mutacione të zakonshme në virus, vetë koronavirusi e ka të vështirë të rezistojë.

Çfarë dimë për sigurinë?

Të dyja kompanitë kanë publikuar të dhëna të kufizuara për trajtimet, mirëpo kanë thënë se besojnë në sigurinë e tyre.

Pfizer ka thënë se rreth 20 për qind e pacientëve që kanë marrë ose pilulën apo një hap të padëmshëm (efekti placebo), janë përballur me efekte të lehta anësore.

Efektet anësore serioze janë raportuar te 1.7 për qind e pacientëve që e kanë marrë pilulën.

Merck ka thënë se 12 për qind e pacientëve që kanë marrë pilulën e saj dhe 11 për qind që kanë marrë pilulën e padëmshme, kanë pasur efekte nga ilaçi.

Në disa studime me kafshë, ilaçet që janë në kategori të pilulës së Merckut, janë lidhur me defekte gjatë lindjes.

Mirëpo Merck ka thënë se studime të ngjashme të pilulës se saj – për kohë më të gjatë dhe me marrje të dozave të larta – kanë treguar se ajo nuk shkakton defekte në lindje apo kancer.

Çfarë dimë për furnizimet?

Pfizer dhe Merck kanë thënë se janë duke bërë përpjekje për të shtrirë qasjen globale në ilaçe.

Pfizer ka thënë se pret që të prodhojë ilaçe për më shumë se 180,000 terapi deri në fund të këtij viti.

Më 2022, kompania mëton të prodhojë ilaçe për të paktën 50 milionë terapi.

Merck ka thënë se pret që të prodhojë sasi për 10 milionë terapi deri në fund të këtij viti, dhe të paktën 20 milionë terapi tjera më 2022.

Cila kushton më shumë?

Qeveria amerikane i ofron falas vaksinat dhe trajtimet për koronavirus, për banorët amerikanë.

Shtetet në gjithë botën janë duke negociuar çmimet me Pfizer dhe Merck.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë më 5 nëntor se Qeveria amerikane ka siguruar milionë doza të trajtimit me pilulën Pfizer.

Merck ka kontratë në vlerë të 1.2 miliard dollarëve për ta furnizuar SHBA-në me sasi për 1.7 milion trajtime – apo rreth 700 dollarë për një trajtim.

Britania e Madhe ka siguruar sasi të pilulës Pfizer për 250,000 terapi, ndonëse çmimet e kontratave nuk janë bërë publike./ REL

/b.h

Next Post
Një asteroid po vjen drejt Tokës, do të kalojë nëpër planet më 11 dhjetor

Një asteroid po vjen drejt Tokës, do të kalojë nëpër planet më 11 dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryesia e PD mbyll çdo skenar! Sali Berisha mbetet i vetëm në garë për kryetar, Ervin Salianji zyrtarisht jashtë partisë

Kryesia e PD mbyll çdo skenar! Sali Berisha mbetet i vetëm në garë për kryetar, Ervin Salianji zyrtarisht jashtë partisë

May 5, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

May 5, 2026
“Eja të hash grosh”, gazetarja tallet hapur me Sali Berishën pas sulmeve në konferencë

“Eja të hash grosh”, gazetarja tallet hapur me Sali Berishën pas sulmeve në konferencë

May 5, 2026
Qeli “all inclusive”

Qeli “all inclusive”

May 5, 2026
Gjon Mili Video Art Festival shpall veprat e përzgjedhura për konkurim

Gjon Mili Video Art Festival shpall veprat e përzgjedhura për konkurim

May 5, 2026
Edi Rama në Armeni, do të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, zbardhet agjenda

Rama: Agjencia për Media dhe Informim, një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit

May 5, 2026
Prokuroria e Gjirokastrës çon në gjyq një person për pastrim parash! Sekuestrohen apartamente dhe një “Benz” në Sarandë

Prokuroria e Gjirokastrës çon në gjyq një person për pastrim parash! Sekuestrohen apartamente dhe një “Benz” në Sarandë

May 5, 2026
Kuvendi i Shqipërisë ndëshkon deputetët, mbi 1.1 mln lekë penalitete për muajt shkurt–mars

Kuvendi i Shqipërisë ndëshkon deputetët, mbi 1.1 mln lekë penalitete për muajt shkurt–mars

May 5, 2026
Alesia Balliu akuza ndaj Shkëlzen Berishës: U sulmova me urdhër të tij, do përballem deri në fund

Alesia Balliu akuza ndaj Shkëlzen Berishës: U sulmova me urdhër të tij, do përballem deri në fund

May 5, 2026
Kufizohet praktika “arrest në burg”, ministri Gogu: Vendimi na çon drejt standardeve europiane

Kufizohet praktika “arrest në burg”, ministri Gogu: Vendimi na çon drejt standardeve europiane

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In