• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj ironizon PD: Udhëheqësi në Amerikë, ai shpirtëror në shpi, çadra ngeli bosh

by Java News
25/03/2017 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së PS, dhe zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, vijuan dje pasdite takimet me strukturat e PS në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Gjatë takimit me strukturat në Njësinë nr. 1 në Tiranë, Veliaj theksoi se ndryshe nga qeverisja e së djathtës, investimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe të jetës së qytetarëve janë rritur ndjeshëm. “Unë besoj se kemi bërë mjaftueshëm investime këtu, por kemi vetëm një vit e gjysmë dhe në kaq kohë bëmë shume çerdhe, kopshte, shkolla, bëmë rrugën “Ali Demi”, rrugën “Ali Shefqeti”, u zgjat linja e autobusit”, tha Veliaj. Ai shprehu bindjen se me investimet konkrete dhe të prekshme për këdo, ndryshimet do të vijojnë edhe për vitet e ardhshme. “Me gjithe keto investime konkrete e të prekshme, besoj se mund t’i shikojmë njerëzit në sy”, tha ai.

Kryebashkiaku theksoi se gjatë këtyre dy viteve janë bërë një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në Njësinë nr. 1, e cila ka filluar të transformohet. Kreu i bashkisë theksoi se këto ndryshime kanë konsistuar jo vetëm në shtrim rrugësh dhe rehabilitim blloqe pallatesh, por në të njëjtën kohë një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe çerdheve, kopshteve dhe shkollave. 

“Kemi rrjet të ri në zonën e Shkozës. Banorët thoshin që s’kemi pasur ujë, tani kanë ujë. A është 24 orë? Jo, por po të kishim punuar këto 20 vjet siç kemi punuar këto vite do e kishim 24 orë ujin. Kemi bërë rikonstruksion trotuarësh, shtrim të rrugëve. Fillimisht kemi bërë aksin kryesor që ka qenë i gjithi si shtrat lumi. Kemi rrugën “Disha”, Thoma Nasi, piketimi dhe instalimi i sistemit të ngrohjes së shkollës “1 maji”, kopshtin 24 të rrugës “Kongresi Lushnjes”, kopshtin 56, çerdhjen 14 te Myslym Lela, çerdhja 50, çerdhja e Shkozës, kopshti “Ylberi” po në shkozë”, tha Veliaj.

Në fjalën e tij, Veliaj ironizoi edhe vijimin e protestës së opozitës në Bulevard, ndërkohë që kryetari i saj nuk ndodhet në Shqipëri. “Udhëheqësi në Amerikë, udhëheqësi shpirtëror në shpi, edhe çadra ngeli bosh sot. Kjo ishte dita e tyre më e mirë. Imagjino si do ishte dita e tyre më e keqe”, tha Veliaj.

Next Post
“Balili”/ Zv.ministri i Drejtësisë, Isaraj: Nishani e Meta në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Ligjit

Nishani: Nuk rikandidoj për President, nëse Ilir Meta s'më jep votat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Maldide, zhytësi vdes duke kërkuar trupat e italianëve të mbytur

Tragjike në Maldide, zhytësi vdes duke kërkuar trupat e italianëve të mbytur

May 16, 2026
“Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn

“Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn

May 16, 2026
‘Hyrja në SEPA, kursejmë 20 mln euro vetëm vitin e parë’! Guvernatori i Bankës tregon përfitimet nga sistemi europian i pagesave

“Ndikim negativ pritet nga rritja e çmimit të naftës”, Sejko: Ekonomia, në trend pozitiv

May 16, 2026
KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

May 16, 2026
Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

May 16, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm

May 16, 2026
“Prova gjenerale”, italianët inspektojnë kushtet në Gjadër, nga 1 Shtatori nis popullimi i kampit

KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve

May 16, 2026
Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe shënjestra

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe shënjestra

May 16, 2026
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar, detajet e para

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar, detajet e para

May 16, 2026
“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In