• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj ironizon Bashën: “Mora uratën për të shkatërruar Tiranën”

by Java News
08/06/2019 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak orë para protestës së opozitës, kandidati socialist i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje nga Zall Herri të gjithë demokratëve që të distancohen nga drejtuesit e tyre, që pushtetin e duan për të shkatërruar Tiranën dhe Shqipërinë.

“Do kalojë edhe protesta sot, do kalojë edhe zamallahia, dhe ajo pak sa ka mbetur bëhet akoma më e dhunshme. E di pse bëhen më pak? Se edhe një banor i Kamzës, pasi ka ardhur 8 herë për protesta në Tiranë, kthehet dhe thotë: Mirë e prishëm, por ata e rregullojnë për çerek ore. Ne e kemi bashkinë e Kamzës prej 10 vitesh dhe akoma vazhdon glasa mbi Bashki; e kemi 10 vjet, dhe nuk është mbjellë një pemë; e kemi 10 vjet, nuk është mbjellë një lule, nuk është bërë një shkollë, ndaj dhe unë mezi pres që edhe Kamza t’i bashkohet këtij revolucioni, për ta transformuar, civilizuar, investuar dhe jam i sigurt se me Rakipin nuk do ketë më ndarje ana këtej e lumit dhe ana këndej e lumit. Në momentin që ne do kemi bashkëpunim, unë jam I bindur që të njëjtën frymë që kemi në Tiranë do e bëjmë edhe në Kamzë”, tha Veliaj.

Veliaj ironizoi edhe Lulzim Bashën për vizitën në Gjermani, teksa theksoi se askush nuk do e ndalë përparimin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit. “Lul Basha tha do shkoj në Gjermani dhe do bëhet nami i zi. Do takoj Merkelin, tha, dhe do vij mbështetja e jashtëzakonshme për këto protesta dhe do rrëzojmë Edi Ramën për herën e 20-të. As Merkelin nuk e takoi, as mbështetje nuk mori. Një shtet serioz si Gjermania deri tani kë ka mbështetur dhe kujt i ka dalë në krah? Edi Ramës apo Lul Bashës? Edi Ramës! Basha shkon një javë para protestës në Gjermani, sillet vërdallë në Berlin e takon një prift, vjen në Tiranë dhe thotë që mora uratën që të shkatërroj Tiranën: kjo është të fyesh inteligjencën, kjo është të tallesh me njerëzit, kjo është të mendosh se njerëzit janë budallenj, hanë bar dhe nuk e kuptojnë që, jo vetëm je askushi, jo vetëm që nuk ke lënë një gjurmë kur ke qenë në pushtet, në Tiranë, por ke lënë vetëm plagë të hapura, duke filluar nga rruga Durrës Kukës, tek 21 janari, tek falja e detit dhe në fakt ka vetëm një parti që jo vetëm nuk fal detin por mban edhe premtimet e aleatëve që kanë ikur në rrugë të gabuar”, tha Veliaj, ndërsa shprehu bindjen se Lulzim Basha nuk do të arrijë të bëhet kurrë kryeministër pasi siç tregoi edhe në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asnjë punë.

 

“Kjo është arsyeja pse Lul Basha nuk do zgjidhet dot kurrë kryeministër, se pyetja e parë që një njeriu do i bëjnë është: Shoku, ti që vjen po aplikon për këtë punë, çfarë ke bërë më parë, që ta dimë? Secili prej nesh që shkon e aplikon për një vend pune I thonë, më përpara me çfarë je marrë, ke bërë ndonjë punë? Në momentin që përgjigja është po, kam qenë në Tiranë dhe më ngeci Sahati, po kam qenë në Tiranë dhe nuk mblidheshin plehrat, bëheshin mullar, po kam qenë në Tiranë, nuk bëra dot një kënd lojërash, po kam qenë 4 vjet në Tiranë nuk bëra dot një shkollë, një kopsht, një çerdhe, nuk mbolla një pemë, ndaj këta acarohen sa herë në bëjmë një kënd lojërash”, tha Veliaj.

Ai theksoi se PS ka treguar se fjalën e dhënë e ka mbajtur gjithmonë duke përfunduar të gjithë investimet. Një mesazh të qartë, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj e kishte edhe për ish-aleatët LSI dhe PDIU. “Kur fituam zgjedhjet në 2015, ne ishim në koalicion. Kur unë kam qenë për një aktivitet të madh këtu kam qenë me presidentitn e Republikës, atëherë përfaqësonte pjesën tjetër të koalicionit dhe ishin duke qenë se ishte një zonë që po menaxhohej në koalicion, një nga premtimet që ata kishin bërë ishte për rrugën e Çekrezës dhe rrugën e Kasallës. Si me çamët, pavarësisht se ikën nga koalicioni, burri që është burrë e thotë fjalën dhe e mban deri në fund. Sot jam krenar që rruga e Çekrezës dhe Kasallës janë bërë por që ende duhet t’i cojmë në destinacionet e fshatrave fundorë që është plani që kemi me Arbenin për katër vitet e ardhshme. Ne nuk pyesim fare, me kë e kemi koalicionin, ne nuk pyesim fare me kë e kemi marrëveshjen. Ne e dimë që po e dhamë ne fjalën dhe poi shim pjesë e një marrëveshje, edhe nëse të tjerët lodhen rrugës, edhe nëse të tjerët nuk I mbajnë fjalët, edhe nëse çamët shkojnë te Dulja, edhe nëse një e majtë shkon prapë te prehri I Saliut, PS është e vetmja parti patriotike fjalëmbajtur dhe punëmbaruar në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi Veliaj.

Next Post
Horoskop/Vendet ideale ku shenjat duhet të kalojnë pushimet

Horoskop/Vendet ideale ku shenjat duhet të kalojnë pushimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In