• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: “Investimi tek arsimi, bileta më e mirë për të dalë nga varfëria”

by Java News
17/10/2017 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e mirëqenies së qytetarëve nëpërmjet skemave të gjithëpërfshirjes sociale, krijimit  të mjediseve të sigurta, si dhe zgjerimit të hartës së  shërbimeve sociale, do të jenë prioritetet e Bashkisë së Tiranës për dy vitet e ardhshme.  Në “Ditën ndërkombëtare kundër varfërisë”, Bashkia e Tiranës dhe Banka Botërore zhvilluan një orë leksioni të hapur me nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi” në zonën e Bregut të Lumit, ku u diskutua mbi sfidat që ka shoqëria dhe hartimit të politikave të reja për mbështetjen e grupeve më në nevojë. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Maryam Salim, ku theksoi se Tirana ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në betejën kundër varfërisë, nëpërmjet programeve të ndryshme sociale si dhe edukimit. Veliaj shprehu vendosmërinë e institucionit që drejton për të gjetur zgjidhje afatgjata përmes nismave të ndryshme.

“Më vjen mirë që Tirana ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe mezi pres që edhe me Bankën Botërore, por edhe me të gjithë institucionet tona sociale ta çojmë në këtë gjysmë të dytë të mandatit akoma më tej të gjithë betejën tonë, jo vetëm për të zhdukur varfërinë ekstreme me mensat sociale,  për të gjithë njerëzit në nevojë, me ndihmën ekonomike apo edhe me kurset tona të arsimit-profesional, por të fokusohemi më shumë në zgjidhjen afatgjatë. Sa më shumë djem e vajza të arsimuar të kemi në qytetin e Tiranës, aq më të lehtë do ta kemi për të mundur varfërinë dhe për të pasur punë më të mira dhe sigurisht një të ardhur më të ndritur për të gjithë fëmijët tanë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se arsimi i të rinjve është mënyra më e mirë për të adresuar problemin e varfërisë, ndërsa bëri të ditur se Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë iniciativash për të mbështetur njerëzit në nevojë. “Në një ditë ku sot mendojmë se si luftohet varfëria, besoj se fokusi tek arsimi është mënyra më e mirë për të adresuar këtë problem. Bashkia e Tiranës ka tashmë një rrjet të qendrave sociale. Dua të falënderoj të gjithë kolegët të cilët punojnë për qendrat sociale, të cilët shërbejnë, shumë prej atyre nga komunitet fetare që janë gjithashtu pjesë e qendrave tona sociale na e kanë bërë më të lehtë punën për zbutjen e varfërisë. Megjithatë, është më mirë që njerëzit të mësojnë se si peshkohet se sa të marrin një peshk. Pra, është shumë e rëndësishme që shërbejmë vaktet falas, por ajo që është më e rëndësishme investimi tek arsimi”, u shpreh ai. 

 Kreu i Bashkisë deklaroi se Bashkia do të vijojë mbështetjen e të rinjve përmes bursave apo ofrimit të edukimit profesional për marrjen e një zanati. “Më vjen mirë që në shumë shkolla si ‘Ardian Klosi’, edhe në shkolla të tjera, fokusin e kemi pasur tek bursat për nxënësit më të mirë, tek gjuhët e huaja dhe unë besoj që një arsim i mirë, një gjuhë e huaj dhe mundësitë  për zanat janë ndoshta bileta më e mirë për të dalë nga varfëria”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj. 

 Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Maryam Salim, shprehu vendosmërinë për të vijuar bashkëpunimin me institucionet shqiptare për të punuar bashkërisht me qëllim uljen e varfërisë. “Jam shumë e lumtur që jam këtu me kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ne jemi këtu të diskutojmë në Ditën e Varfërisë, është një ditë speciale për ne të Bankës që punojmë me Kombet e Bashkuara. Qëllimi ynë është të punojmë për ulur varfërinë dhe të përhapim prosperitet. Pse jemi këtu? Edukimi është mjet për ne, për të ecur përpara. Ndaj jemi këtu për të festuar dhe për të punuar së bashku si bashkëpunëtorë në Shqipëri”, tha Maryam Salim. 

 Bashkia Tiranë ofron një sërë lehtësirash për shtresat më në nevojë të shoqërisë. Çdo muaj trajtohen me pako ushqimore familjet të cilat e kanë të pamundur të sigurojnë ushqimet bazë në tryezat e tyre. Gjithashtu, Bashkia ofron bonus qiraje për familjet që nuk kanë një strehë të tyre. Nëpërmjet politikave të punësimit, janë krijuar alternativa punësimi për çdonjërin të aftë për të punuar, ndërsa është siguruar mbrojtje për të gjithë fëmijët që janë viktima të dhunës dhe urisë. Nëpërmjet qendrave të saj sociale, Bashkia Tiranë mundëson një vakt të ngrohtë për gjithë ata që nuk e sigurojnë dot.

ma.me

 

Next Post
Parlament/ Pollo: Dibranët nuk kalonin dot Selishtën, kodrat ruheshin nga kanabistët e armatosur

'Integrimi'/ Fjalori prej halabaku i Pollos në komision, PS kërkon marrjen e masave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In