• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Investimi në futboll dhe terrene të reja sportive, një betejë që ia ka vlejtur

by Java News
21/03/2022 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeqytet Europian i Rinisë për vitin 2022, vetëm në dy muajt e parë, ka sjellë në Tiranë plot 100 aktivitete. Në një prej këtyre aktiviteteve, nga fushat multisportive të Parkut të Liqenit Artificial, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se kryeqyteti shqiptar po dëshmon çdo ditë e më shumë, teksa pret të rinj nga e gjithë Europa, se e meriton këtë titull dhe vlerë absolute për këtë veçoi bashkëjetesën në një qytet me komunitete të të gjitha ngjyrave.

“Është një mundësi fantastike për të treguar sa mendjehapur është Tirana. Pavarësisht sfidave që kemi, në këtë qytet kemi mësuar të bashkëjetojmë me njëri-tjetrin. Është një nga vlerat më të mëdha që kemi, se pavarësisht se jemi një vend që ka kaluar sfida të mëdha si me komunizmin, edhe në tranzicion, kemi mësuar të tolerojmë njëri-tjetrin, sepse besojmë se bashkëjetesa jonë është më e rëndësishme sesa feja e dikujt, partia e dikujt, apo vota e dikujt,” u shpreh Veliaj.

Në ndeshjen e volejbollit me të rinjtë amerikanë dhe vullnetarë të Federatës se Paqes, në kuadër edhe të javës së sportit në Tiranë, Veliaj tha se bashkia e ka treguar vëmendjen te sporti përmes investimeve në terrene të reja sportive.

“Sporti, qoftë futbolli, volejbolli apo basketbolli, janë një mjet për të lidhur njerëzit. Duam të vazhdojmë të njëjtin investim, siç kemi bërë këtu fushën e basketbollit, të volejbollit, të futbollit, edhe për federatat e tjera. Besoj shumë se sporti është ndoshta diplomacia më e mire, është një mënyrë që i bashkon njerëzit. Ndaj, shpresoj shumë se e gjithë kjo javë që ia kemi dedikuar sportit, këtyre terreneve të reja dhe miqësisë mes popujve, të jetë një investim i mirë,” deklaroi kryetari i Bashkisë.

Veliaj tha se futbolli në Tiranë ka qenë një prej sfidave për të cilat ai ndihet krenar që e ka fituar. “Ka shumë njerëz që më pyesin pse unë futem në disa beteja, që ndoshta dikush mendon se nuk janë për kryetarin e Bashkisë, por për sportin. Por nuk kam asnjë pishman që ne bëmë një betejë për futbollin, të paktën për Tiranën, sepse për Kukësin ka tjetër kryetar, për Vlorën dikush tjetër, për Sarandën, për Shkodrën tjetër, por të paktën për Tiranën thamë: “Në Tiranë ka “fair play”, në Tiranë kush investon në fusha, si kjo fushë fantastike këtu te Liqeni, do të kërkojë edhe llogari. Kur secili bën betejën e vet, atëherë edhe shumatorja e betejave tona prodhon një qytet më të mirë,” e mbylli fjalën e tij Veliaj.

Next Post
FOTO: “S’më keni njohur akoma! Ditë të zeza ju presin, lufta sapo ka filluar”

I "reziston" dorëheqjes/ Zbulohet lëvizja e fundit e Bashës, përveç deputetëve thërret në mbledhje edhe Kolegjin e Kryetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In