• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: “Investimet do të vijojnë pa ndërprerje gjatë gjithë verës, rrisim vlerën e pronës së qytetarëve”

by Java News
01/07/2017 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zona e “Depos së Ujit” në Njësinë Nr.2 në kryeqytet i bashkohet qytetit me infrastrukturë urbane. Banorët e kësaj lagje do të kenë shumë shpejt rrugë të reja e me standarde, të cilat përfshijnë kanalizime, shtrim rrjeti të telefonisë dhe ndriçim. Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e dy rrugëve të reja që të çojnë në këtë zonë, të cilat vijnë si zgjatim i rrugëve “Budi” dhe “Mihal Grameno”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa inspektoi punimet, theksoi se puna në këtë zonë është dëshmi e faktit se transformimi i Tiranës nuk vjen nga fushatat elektorale, por nga nevoja e qytetarëve dhe vizioni për ta bërë Tiranën njësoj të jetueshme, si në qendër, edhe në periferi.

“Jam shumë i lumtur që në Njësinë 2 po vlon puna. Siç e kisha premtuar, ka fushatë, s’ka fushatë, ka zgjedhje, s’ka zgjedhje, ka pushime, s’ka pushime, do t’i japim forca që të përdorim çdo ditë të verës për punët e Tiranës. Ndaj, më vjen mirë që për dy damarë kryesorë të të gjithë kësaj zone periferike të Tiranës, rruga “Budi” dhe rruga “Mihal Grameno”, skajet e tyre fundore, kemi filluar ndërtimin e rrugëve të reja. Kështu që, për të gjithë ata që mendojnë se disa gjëra bëhen për fushatë, kjo është prova direkte se kemi rreth 800 ditë në Bashkinë e Tiranës që punojmë çdo ditë. Pra, me energjinë, me intensitetin dhe me produktivitetin që njerëzit zakonisht e shohin vetëm në fushatë, por për ne kjo është motoja e punës së përditshme”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës ka parë me prioritet investimet që sjellin urbanizim në ato zona ku më parë është bërë procesi i legalizimeve, ashtu si edhe në këtë zonë të zhvilluar gjatë viteve të transizionit. “Kjo është një periferi ekstreme e Njësisë nr. 2, ish-lagja ime e vjetër, sepse Tirana deri diku mbaronte te Depoja e Ujit. Ajo ishte kufiri midis Tiranës urbane dhe fundit të jetës urbane. Sot, në fakt, Depoja e Ujit është në mes të një lagje me shumë banorë, njerëz të ardhur në vitet ‘90-2000, që kanë ndërtuar shtëpinë e tyre me djersë e mund, por që merr ketë vlerë vetëm po të ndodhin dy gjëra: qeveria po bën legalizimet, ndërkohë bashkia ndihmon me urbanizimin. Urbanizim do të thotë të të vijë rruga, uji, ndriçimi, gjelbërimi, kopshti, çerdhja etj”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj kërkoi mirëkuptimin e banorëve për problemet që mund të shkaktohet gjatë punimeve, si me trafikun, ashtu edhe me zhurmat e makinerive të rënda, ndërsa bëri të ditur se bashkia do të shfrytëzojë kohën e verës për të punuar, kur edhe Tirana ka më pak lëvizje dhe shkollat janë pushim. “U kërkoj ndjesë banorëve, që teksa bëjmë disa punime që kërkojnë mjete të rënda, të tregojnë edhe ata kujdes gjatë kohës që lëvizin në këtë territor. Do mundohemi ta mbarojmë përpara afatit 6-mujor, siç kemi mbaruar çdo punë tjetër para afatit. Jam i bindur se historia e suksesit do përsëritet edhe këtu. Sa herë që ka investim të bashkisë kemi një shans fantastik për të rritur vlerën e pronës, edhe të gjithë aseteve që janë në këtë komunitet”, u shpreh Veliaj.

Next Post
Këto janë 31 thënie frymëzuese mbi jetën nga Charlie Chaplin

Këto janë 31 thënie frymëzuese mbi jetën nga Charlie Chaplin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
“E ka hallin tek ata lart”, Zogaj shpjegon alarmin e Ramës për paraburgimin në Shqipëri

“E ka hallin tek ata lart”, Zogaj shpjegon alarmin e Ramës për paraburgimin në Shqipëri

February 26, 2026
“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

February 26, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

“Spiropali ishte në Kosovë dhe Vengu në Hungari”, analisti: Nuk e kanë ditur që do shkarkohen

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In