• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Investimet publike të Bashkisë injektojnë dhe gjenerojnë të ardhura në ekonomi

by Java News
26/05/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimet publike të Bashkisë së Tiranës synojnë që brenda një periudhe të shkurtër jo vetëm të mbulojnë koston e tyre, por njëkohësisht që të gjenerojnë të ardhura për qytetin për vitet e ardhshme. Shembujt më të mirë të kësaj strategjia janë Bulevardi i Ri, Sheshi Skënderbej apo edhe Pazari i Ri, tre nga investimet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës, të cilat të marra secila më vete krijojnë një ekonomi për kryeqytetin.

 Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Tretë Kombëtare për Financën, Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës në strategjinë e saj të realizimit të investimeve publike synon këtë model.

 “Sheshi në fakt është një koncept financiar për Bashkinë e Tiranës. I gjithë parku i sheshit “Skënderbej” është në fakt parkingu më i madh që ka qyteti i Tiranës, me 358 vende dhe kalkulimi ynë është që ky investim të lajë veten parkingu për një vit e gjysmë dhe në katër –pesë vite, i gjithë sheshi të lahet vetëm nga të ardhurat e parkimit. Pra kemi hyrë në një fazë ku edhe për investimet publike na duhet të mendojmë me një model financiar ku investimet fillojnë e paguhen vetë dhe nuk janë aty vetëm për një efekt estetik apo një efekt, le të themi urbanistik”, tha Veliaj.

  Veliaj ftoi të gjithë ata që kanë mundësi që të shqyrtojnë mundësinë e investimit në punë publike, të cilat do të gjeneronin të ardhura jo vetëm për ta, por njëkohësisht do të ndihmonin edhe qytetin në realizimin e shpejtë të projekteve.  “Ne jemi sot në një situatë ku kapitali privat i ruajtur në banka në formën e depozitave në një pjesë të madhe të bankave sot i ka interesat ose afër zeros, pra më poshtë se inflacioni, ose me minus. Duhet të jetë mjaftueshëm dhe besoj se ka më shumë leverdi investimi në skema publike-private se sa ndoshta depozitimi me interes negativ në bankë”, tha Veliaj.

 Në këtë kuadër, Veliaj solli në vëmendje suksesin që është arritur me ndërtimin e kopshteve publike përmes bashkëpunimit me privatët, model që do të ndiqet tashmë edhe për ndërtimin e shkollave të reja të cilat do të japin impakt pozitiv edhe në ekonomi. “Vetëm nga kjo skemë do të qarkullojnë, ose do të injektohen në ekonominë shqiptare, nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, nga secila 49 milionë dollarë në 7 vitet e ardhshme’, u shpreh ai.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se vetëm përmes dhënies së kredive të buta, në treg do të gjenerohen rreth 60 milionë dollarë. “Sot bashkia është në një situatë financiare shumë më të shëndoshë. Vetëm nga kreditë e buta që presim të japim këtë vit, do të injektojmë në ekonominë shqiptare 60 milionë dollarë. Sërish nga banka të cilat duke zbutur kredinë nëpërmjet pagesës së bashkisë, çifteve të reja që në kushtet normale të tregut do ta kishin ndoshta të papërballueshëm çmimin e kredisë”, sot kanë akses për një instrument të tillë”, u shpreh kreu I Bashkisë.

 Veliaj komentoi dhe suksesin e arritur nga ana e Bashkisë së Tiranës për mbledhjen e të ardhurave falë mirëadministrimit, pa rritur taksat si dhe uljen e korrupsionit përmes aplikimit të teknologjive të reja.

“Ajo që kemi bërë, fjala vjen qoftë edhe me kompensimin e të gjitha pagesave të fatura e ujit, apo me kalimin e pagesave elektronike qoftë edhe për parkimin në qytet, pamë që na ka rënë abuzimi edhe brenda kompanive publike. Sot për sa kohë që një qytetar paguan me SMS dhe i vjen fatura elektronike ne sigurohemi që vjelim 100 % të të ardhurave dhe besoj se ka hapësirë për të bërë më shumë shërbime në një mënyrë të tillë”, u shpreh Veliaj.

  

  a.ç

Next Post
Sulmohen sërish të krishterët në Egjipt, qëllohet ndaj autobusit që transportonte besimtarë, 25 të vrarë

Sulmohen sërish të krishterët në Egjipt, qëllohet ndaj autobusit që transportonte besimtarë, 25 të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Citim i shtrembëruar”, Rama reagon pas deklaratës së Hoxhës: Protokolli me Italinë është këtu për të qëndruar

“Citim i shtrembëruar”, Rama reagon pas deklaratës së Hoxhës: Protokolli me Italinë është këtu për të qëndruar

May 12, 2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës publikojnë për herë të parë pamje nga paraburgimi ku mbahen Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës publikojnë për herë të parë pamje nga paraburgimi ku mbahen Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së

May 12, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

May 12, 2026
Tirana rikthehet në qendër të diplomacisë për Ukrainën, Hoxha: Mbështetja ndaj Kievit mbetet e palëkundur!

Tirana rikthehet në qendër të diplomacisë për Ukrainën, Hoxha: Mbështetja ndaj Kievit mbetet e palëkundur!

May 12, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

May 12, 2026
Laborator droge në tualetin e braktisur në Milano, arrestohet shqiptari me precedentë penalë

Laborator droge në tualetin e braktisur në Milano, arrestohet shqiptari me precedentë penalë

May 12, 2026
Bajram Begaj takim me Shefin e Shtabit të Maqedonisë së Veriut, ja çfarë u diskutua

Bajram Begaj takim me Shefin e Shtabit të Maqedonisë së Veriut, ja çfarë u diskutua

May 12, 2026
Pse kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore?

Pse kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore?

May 12, 2026
Trump zbulon detaje nga negociatat me Iranin: Unë po i drejtoj personalisht

Trump zbulon detaje nga negociatat me Iranin: Unë po i drejtoj personalisht

May 12, 2026
GJKKO dënon Zef Malin dhe Jemine Çokun, premtuan transferimin e një të dënuari nga Turqia në Shqipëri

GJKKO dënon Zef Malin dhe Jemine Çokun, premtuan transferimin e një të dënuari nga Turqia në Shqipëri

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In