• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Lehtëson trafikun dhe modernizon transportin

by A R
23/11/2024 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Puna për ndërtimin e terminalit veri-perëndimor të Tiranës po ecën me ritme të mira. Ky investim i rëndësishëm për transportin ndërqytetas do të lehtësojë trafikun, por edhe do të ofrojë kushte më të mira për qytetarët që vijnë apo largohen nga Tirana.

Në inspektimin e punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky terminal do të përsërisë historinë e suksesit të terminalit jug-lindor në Lundër. Ai shtoi se kjo hapësirë do të strehojë një terminal prej 10 mijë metrash katrorë, me infrastrukturë të përshtatshme për autobusët dhe pasagjerët, duke e ngritur standardin e shërbimit në nivele më të larta.

“Për këdo që ka parë terminalin jug-lindor, terminali veri-perëndimor do jetë i të njëjtit standard, por 3-4 herë më i madh, sa i takon sipërfaqes dhe volumit të pasagjerëve. Fillimisht, në këtë shesh-pushim të madh, do të bëjmë transferimine autobusëve që janë pas shpinës sime. Do të ketë një rreth-rrotullim pa qenë e nevojshme të shkojmë tek ura e lumit të Tiranës, pra pa shkuar në Kodër-Kamzë, për t’u kthyer menjëherë këtu ku jemi, tek ajo që quhet zona e Malajzianit dhe zona e Spitaleve. Nuk do jetë një andrallë aq e madhe dhe trafik i panevojshëm në zonën e Kodër-Kamzës, përveçse atyre që, në fakt, do vazhdojnë nga Kodër-Kamza drejt Kamzës, e pastaj në veri të Shqipërisë”, tha ai.

Veliaj përmendi rëndësinë e sinkronizimit mes terminalit të ri dhe hekurudhës, që po ndërtohet. “Na duhet një bashkëpunim, që pasi të mbarojmë punë dhe të kemi kryer transferimin, të bëjmë edhe lidhjen me terminalin e trenit. Binarët janë në proces vendosje dhe në momentin që këto të dyja kanë një sinkron dhe mbarojnë pothuajse në të njëjtën kohë, atëherë do të jetë e mundur të përdoret aeroporti, porti, terminali multimodal, ku do vendosen edhe taksitë, edhe transporti i qytetas i Tiranës, bashkë me terminalin e trenit; pas kësaj mund të themi se kemi krijuar një portë të Tiranës moderne”, sqaroi ai.

Investimi në këtë terminal është një hap i rëndësishëm për të risistemuar zonat e njohura si Malajziani dhe Kthesa e Kamzës, duke reduktuar trafikun e panevojshëm dhe duke krijuar një model më të rregulluar të qarkullimit. Veliaj e cilësoi këtë projekt si një fitore për publikun dhe një shembull të mbrojtjes së territorit publik nga abuzimet e së shkuarës.

“Ftesa për të gjithë ata që përdorin terminalin është të bashkëpunojmë dhe ta mbyllim këtë investim të jashtëzakonshëm për Tiranën në kohë rekord. Ka qenë një kalvar i vërtetë, siç ndodh tipikisht me sistemin gjyqësor kur ka çështje pronash, masa bllokimi, letra të dhëna ndër vite me gjykata fakti, por që në fakt, kanë tjetërsuar prej vitesh pronën e Bashkisë, e cila më në fund është në duart e publikut. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme për publikun, për qytetarët, për Tiranën sepse ka kaluar ajo kohë kur mund të zaptohej çdo lloj toke dhe qyteti humbte gjithmonë territore të veta në favor të privatit. Sot është publiku që po fiton ndaj privatit”, theksoi kryebashkiaku.

Terminali i ri do të ofrojë më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban.

Next Post
Kina zgjeron sferën e politikës pa viza në 38 vende

Kina zgjeron sferën e politikës pa viza në 38 vende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com