• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton rifillimin e mësimit në shkollën “Alush Bardhi”: Po monitorojmë situatën në Bovillë, jemi në krye të punëve

by Java News
24/09/2019 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht lëvizjeve të vazhdueshme sizmike që goditën Tiranën të shtunën dhe reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë orëve të fundit, Tirana po i rikthehet normalitetit. Sot shkollat, kopshtet dhe çerdhet në kryeqytet filluan normalisht procesin mësimor, me përjashtim të tre shkollave, të cilat shfaqën problematika pas reshjeve të dendura të shiut gjatë natës. Por, edhe ato do të jenë gati për mësim nesër në mëngjes.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi shkollën “Alush Bardhi” në Farkë, ku dita e shkollës nisi me shpjegimin e situatës së tërmeteve për fëmijët nga punonjësit socialë.

“Doja të inspektoja vetë që çdo gjë ka filluar normalisht. Mësimi ka filluar dhe ajo që më gëzoi më shumë është se përveçse ndërmarrja jonë e shkollave, kopshteve, çerdheve, në kohë rekord, duke gdhirë natën në të 300 institucionet e Tiranës, ka mbaruar riparimet, pastrimet e fundit e çdo problematikë tjetër nga tërmeti, e jo vetëm kaq, por ka përballuar edhe sfidën e jashtëzakonshme me shirat e dendur që patëm mbrëmë. Ndoshta, një pjesë e madhe e Tiranës që ishte në gjumë nuk e kuptoi, po kemi pasur shira sa të gjithë muajt e këtij viti, në një ditë. Në Tiranë ka rënë 115 milimetra shi, më shumë se çdo qytet tjetër”, tha Veliaj.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për riparimin e dy këmbëve të urës së Tërkuzës në Zall-Herr, si dhe në Bovillë, prej reshjeve të dendura të shiut.

Ai theksoi se ngjarjet e fundit duhet të jenë edhe një mësim për gjithçka që i është bërë natyrës me ndërtime pa asnjë kriter gjatë viteve ‘90.

Ai shtoi se fakti që, pas tërmetit, gjithçka iu rikthye normalitetit brenda një kohe të shkurtër, është treguesi më i mirë se ky qytet ngrihet shpejt në këmbë kur njerëzit bashkëpunojnë dhe janë solidarë me njëri-tjetrin. “Tirana është qyteti më solidar; siç rrëzohet, ashtu edhe ngrihet shumë shpejt. Sot është një mëngjes i mirë për Tiranën, ku shkollat janë hapur, ku fëmijët janë rikthyer tek shoqëria e tyre, tek loja, tek vizatimi, leximi, këndimi, sepse besoj që kthimi në normalitet është gjëja më e mirë që mund të bëjmë pas kësaj jave shumë sfiduese”, deklaroi kryebashkiaku.

Nisur edhe nga ngjarjet e fundit, Bashkia e Tiranës do të fillojë sërish programet e trajnimit për të gjitha operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të edukimit të nxënësve nëpër shkolla për masat që merren në rast situatash emergjente. Deputeti i PS, Arben Pëllumbi vlerësoi angazhimin e të gjithë strukturave të Bashkisë së Tiranës për reagimin në kohë, duke bërë një punë të mrekullueshme për përballimin e kësaj situate.

g.kosovari

Next Post
Situata pas reshjeve/ Përmbytje në disa zona, mungesë energjie dhe uji, anulohen dy fluturime

Situata pas reshjeve/ Përmbytje në disa zona, mungesë energjie dhe uji, anulohen dy fluturime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

February 12, 2026
Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

February 12, 2026
Live Shorti/ Shqipëria në Grupin C1, do të ndeshet me Finalndën, Bjellorusinë dhe San Marinon

Live Shorti/ Shqipëria në Grupin C1, do të ndeshet me Finalndën, Bjellorusinë dhe San Marinon

February 12, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

February 12, 2026
Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

February 12, 2026
I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

February 12, 2026
“Fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”/ Vajza e Mark Frrokut shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kam!

“Fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”/ Vajza e Mark Frrokut shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kam!

February 12, 2026
Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

February 12, 2026
Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

February 12, 2026
Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In