• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton punimet te Parku Olimpik: Ne flasim me punë

by A R
14/05/2016 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Tiranës krahas Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, do të ketë edhe një pol të dytë elitar për zhvillimin e lojërave profesioniste në Parkun Olimpik, i cili shumë shpejt do të mirëpresë 1350 spektatorë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, të shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, inspektuan sot punimet për ndërtimin e Parkut Olimpik, i cili është në fund të fazës së parë.

Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e ndërtimit të hapësirave të dobishme që i shërbejnë komunitetit se sa privatëve. “Jo pa qëllim jemi te Parku Olimpik sepse është një hapësirë që ndodhet pranë Digës së Liqenit dhe gjithmonë kemi preferuar të gjykohemi nga faktet dhe puna, se sa nga fjalët apo hipotezat. Ne besojmë se kjo hapësirë pranë Liqenit të Tiranës është shumë herë më e dobishme nëse ka një funksion publik sesa funksion privat. Nëse ka ndërtime të lehta dhe fusha sportive ku njerëzit, jo vetëm të Njësisë 5, por të gjithë komunitetit të Tiranës, mund ta gjykojnë, se sa kur është dedikuar për më shumë beton në digën e Liqenit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se punët kanë ecur jashtëzakonisht mirë nën mbikëqyrjen dhe gjithë inkurajimin e ministres së Arsimit dhe Sportit. Veliaj theksoi rëndësinë e këtij investimi publik, i cili krijon dy pole elitare për ndeshjet e lojërave me dorë që zhvillohen në kryeqytet.

“1350 vetë do të shijojnë pallatin e sportit, një ambient fantastik, i cili kur të inaugurohet në shtator do të mirëpresë të gjitha aktivitetet që sot zhvillohen në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Mandej, në hapësirën e pallatit të sportit do të fillojmë një projekt tjetër për arenën e lojërave me dorë, të basketbollit, të volejbollit të Tiranës. Besoj se Tirana do të ketë dy pole, një pol elitar këtu në Parkun Olimpik dhe një arenë profesioniste për të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen në qytetit e Tiranës, atje ku sot është pallati i sportit”, theksoi Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku bëri të ditur se ky projekt po afron drejt përfundimit të fazës së tij të parë. “Faza e dytë do të përfshijë fushat e futbollit, tenisit, basketbollit në natyrë dhe pastaj pishinat e mbyllura olimpike, për t’u dhënë edhe këtyre sporteve të njëjtën cilësi siç po i japim sportit të peshëngritjes, mundjes apo edhe sporteve që do të luhen në pjesën e mbyllur të Parkut Opimpik”, deklaroi Veliaj.

Gjithashtu, kryebashkiaku njoftoi se Parku Olimpik do të kalojë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e konsideroi këtë investim të qeverisë shqiptare si një premtim të mbajtur të Kryeministrit Rama.

“Në fakt, ky është një premtim i mbajtur i kryeministrit Rama, pasi ekipi ynë i peshëngritjes arriti një rezultat spektakolar, por që tejkaloi këtë lloj premtimi. Parku Olimpik vjen si një standard i ri arkitekturor në qendër të Tiranës, një standard i ri në sport, jo vetëm për sportin elitar, por edhe për sportin si një komponent i rëndësishëm edukimi”, u shpreh Nikolla. Më tej, ajo shprehu kënaqësinë që Bashkia e Tiranës do ta administrojë atë, për ta kthyer në një qendër rekreacioni sportive për të gjithë banorët e qytetit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit shtoi gjithashtu se ky park do të shërbejë edhe si një mundësi edukimi sportiv për të gjitha shkollat e Tiranës.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, tha se “do të jetë një investim i cili nuk do t’i shërbejë vetëm rritjes së cilësisë së sportit shqiptar, por edhe komunitetit. Jam këtu si deputet i zonës për t’iu gëzuar pikërisht këtij investimi sepse nuk do t’i shërbejë vetëm sportit, por edhe komunitetit të njësisë 5 dhe jam i bindur, edhe më gjerë sesa njësia 5. Cilësia e punimeve është e jashtëzakonshme dhe normalisht të bën të ndihesh krenar për të gjitha ato aktivitete ndërkombëtare që do të zhvillohen këtu”, përfundoi Majko./a.m.

Next Post

"Pranverë 2016"/ Prangosen 6 persona në kërkim për vepra të ndryshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In