• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton punimet për kopshtin 37 në Njësinë 10

by Java News
11/01/2024 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 30 vitesh zaptim të godinës, Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin nga e para të kopshtit 37 në Njësinë 10, i cili shumë shpejt do të ofrojë kushte më të mira për të vegjlit e qytetit. Punimet që po kryhen në këtë kopësht, i cili e çon në 101 numrin total të kopshteve dhe çerdheve të ndërtuara dhe rikonstruktuara në Tiranë, u inspektuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Jemi në fazën kur kemi mbarur karabinanë dhe tani po fillojmë suvatimet, për t’i dhënë dorën e fundit kopshtit, të cilin do e quaja kopshtin më fatkeq në historinë e Shqipërisë, por me gjasa do jetë edhe kopshti më fatlum për 30 vitet e ardhshme. Këtu kemi pasur 11 familje, të cilat prej ndryshimeve të viteve ’90-të erdhën e u strehuan në Tiranë, por zaptimi i një kopshti nuk ishte mënyra e duhur. Zaptimi i kopshtit, i çerdhes, i shkollës, i godinave të “Qytetit Studenti”, është diçka që duhet t’i takojë së kaluarës. Nuk kemi nevojë për më shumë shembuj ulëritës si ky, për të kuptuar se çfarë i kemi bërë qytetit tonë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se familjet të cilat kishin zaptuar godinën e vjetër të kopshtit po trajtohen me bonusin e qirasë dhe me strehim social. “Ka një mënyrë për ta bërë gjënë siç duhet, pra për të gjetur strehim, por jo në kopshte dhe çerdhe. E kemi rikuperuar këtë hapësirë, ish-kopshti i zaptuar sot është liruar dhe siç e shikoni ka mbaruar karabinaja. Unë e kuptoj që fëmijët, duke qenë se nuk votojnë, duke qenë se nuk rrinë tërë natën nëpër televizione të bëjnë analistin, ata edhe shpërfillen më kollaj. U jepet më shumë rëndësi atyre që nga divani tregojnë sesi bëhen gjërat, se sa fëmijëve që janë në fakt 20% e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes. Për këtë betejë ia ka vlejtur gjithë mundi. Besoj fort se do jetë vërtetë bizhu për këtë zonë”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se përtej debateve të ditës, ato që mbeten janë veprat, ndërsa falënderoi qytetarët që besuan te fuqia e një qyteti që do të çlirojë hapësirat publike. “Do të lemë një shenjë, e cila do të shkojë përtej lajmit të ditës. E kuptoj që lajmi i ditës është histeria dhe sherri, shamataja, flakadani dhe ulërimat, por përtej cic-miceve, përtej shpifjeve, përtej baltës, do ngelen veprat. Ky është kopshtit 101; kemi mbaruar 100 kopshte dhe çerdhe deri më sot. Kjo nuk mjafton dhe kjo është arsyeja përse edhe te “Fresku”, edhe te “Astiri” po marrim edhe ndërtesa me qira, pra për të shfrytëzuar ndërtesa ekzistuese private, për t’i dhënë një shërbim publikut për kopshte edhe çerdhe. Dua të falënderoj të gjithë banorët e Njësisë 10, që besuan te ky projekt, besuan te fuqia e bashkisë dhe fuqia morale dhe fuqia e një qyteti që do të çlirojë hapësirat publike. Një qytet i madh si Tirana ka vend për të gjithë”, shtoi më tej ai.

Veliaj nënvizoi se puna do të vijojë paralelisht për lidhjen e kontratave të qerasë për të ofruar shërbimin e kopshteve edhe në zonat periferike të Tiranës. “Jam i lumtur që Tirana cilësohet si një nga qytete më miqësore për fëmijët, por e mira s’ka fund. Me të mbaruar këtë kopësht do të shohim hapësira të tjera për të sistemuar”, tha ai.

Sipas Veliajt, këtë vit Bashkia e Tiranës ka miratuar fondin më të madh për shkollat, ku një kujdes i veçantë i është kushtuar sigurisë përreth tyre. “Edhe në shkollat e vjetra do të realizojmë projektin e brezit të sigurisë rreth shkollës, ku fëmijët apo prindërit, gjyshërit e gjyshet, që i sjellin në shkollë, të futen në një hapësirë të sigurtë, pa makina, me një park linear, ku edhe mund të pushohet. Është diçka që duam ta vazhdojmë këtë vit edhe në 10 shkolla të tjera, për t’i dhënë një dimension sigurie dhe mirëqenieje fëmijëve, në mëngjes dhe në darkë, kur dalin nga shkolla. Mezi presim që të vazhdojmë ta mbajmë stekën lart të çerdheve dhe kopshteve, si një nga punët më të mira që kemi bërë në Tiranë”, deklaroi kreu i Bashkisë.

Kopshti 37 do të presë rreth 150 fëmijë, ndërsa ambienti i jashtëm do të ketë edhe hapësira për lojëra.

Next Post
Mungesa e fuqisë punëtorë në sektorin e turizmit, Kumbaro: Shkak pandemia, goditi tregun botëror

Ligj të ri për turizmin/ Kumbaro: I vjetri nuk i përgjigjej realitetit, do jetë kryefjalë deri në 2030

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtarësimi në BE, zv.ministrja Caka: Brenda 2027 realizojmë objektivin, puna ka nisur për ‘detyrat e reja’

Anëtarësimi në BE, zv.ministrja Caka: Brenda 2027 realizojmë objektivin, puna ka nisur për ‘detyrat e reja’

May 28, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Politika e vetme e drejtësisë së re është t’i mbajë politikanët të përçarë përballë saj

May 28, 2026
Osmani hap fushatën e LDK-së: Kosova ka nevojë për unitet dhe frymë rugoviane

Osmani hap fushatën e LDK-së: Kosova ka nevojë për unitet dhe frymë rugoviane

May 28, 2026
Abdixhiku çel fushatën me premtime të forta: Pensione mbi 300 euro dhe ngrirje të çmimit të energjisë për 3 vite

Abdixhiku çel fushatën me premtime të forta: Pensione mbi 300 euro dhe ngrirje të çmimit të energjisë për 3 vite

May 28, 2026
“Çështja Veliaj është më shumë politike sesa ligjore”, pedagogia: Vendimi i Gjykatës së Lartë bie ndesh me Kushtetuesen

“Çështja Veliaj është më shumë politike sesa ligjore”, pedagogia: Vendimi i Gjykatës së Lartë bie ndesh me Kushtetuesen

May 28, 2026
Shehi: Opozita ka nevojë për lidership të ri dhe lista të hapura

Shehi: Opozita ka nevojë për lidership të ri dhe lista të hapura

May 28, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

“S’është shenjë e mirë për drejtësinë”, avokati për vendimin ndaj Veliajt: Gjykata e Lartë ka vepruar në rrethana të paqarta

May 28, 2026
Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

May 28, 2026
Rama: PS drejt një tjetër fitoreje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Rama: PS drejt një tjetër fitoreje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

May 28, 2026
Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga qeveria e PD

Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga qeveria e PD

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In