• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton punimet në Njësinë nr. 5: Ndërhyrje në rrjetin nëntokësor dhe…

by A R
08/08/2024 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërhyrjet rehabilituese në rrugët  “Sami Frashëri”, “Pjetër Bogdani”, “Andon Zako Çajupi” dhe “Moskat” në Njësinë 5 në kryeqytet sipas kryebashkiakut Erion Veliaj po bëhën kryesisht në rrjetin nëntokësor për t’i paraprirë shirave të stinës.

“Sot zona e ish Bllokut është e rrethuar me pallate dhe një pjesë e madhe e problematikës gjatë dimrit, me shirat, vjen nga fakti se infrastruktura nën tokë është bërë për një numër më të vogël banorësh. Aktualisht numri i banorëve këtu ka kapur kulmin dhe kanalizimet s’mbajnë më. Prandaj, do të shkojmë në një kapacitet shkarkues shumë herë më të lartë. Pavarësisht se në pamje të parë sipërfaqja duket relativisht mire, duhet të fokusohemi te nëntoka. Nuk është menduar edhe për pjesën e daljes, sidomos për hyrjen e emergjencës në pallatet e vjetra. Nëse kjo është bërë e mundur në lagjet e reja, duke u konceptuar që në fillim, këtu na duhet të gjejmë një zgjidhje momentale, pasi nuk është menduar gjatë kaosit të viteve 90-të”, tha Veliaj.

Në inspektimin e punimeve në njësinë 5 Veliaj dha lajmin se brenda vitit do të nisë puna për rindërtimin e shkollave “Edith Durhami” dhe “Petro Nini Luarasi”.

“Lajmi i mirë është se do të nisim ndërtimin e shkollës “Edith Durham” dhe na duhet të transferojmë nxënësit te “Emin Duraku”. Shkollat e ish Bllokut, që deri dje ishin elitare, sot duken vjetërsira krahasuar me mbi 40 shkollat e reja moderne që kemi bërë në Tiranë. Do të ndërtojmë edhe “Petro Ninin” sepse edhe ajo shkollë ka lezet të jetë si “Qemal Stafa”, si “Sami Frashëri”, si “Partizani”, por që ta bëjmë këtë, do të na duhet bashkëpunim”, shtoi ai.

Në fund Veliaj përsëriti thirrjen për prindërit që të bëjnë regjistrimet e fëmijëve në shkollat, kopshtet dhe çerdhet pranë shtëpive të tyre, të cilat janë ndërtuar me të njëjtat standarde si ato në qendër.

/a.r

Next Post
“Var këpucët në gozhdë” në moshën 41-vjeçare, legjenda e Portugalisë i jep lamtumirën futbollit

"Var këpucët në gozhdë" në moshën 41-vjeçare, legjenda e Portugalisë i jep lamtumirën futbollit

TË FUNDIT

Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In