• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj inspekton punimet e parkingut publik te ‘Qemal Stafa’

by Java News
03/10/2015 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sheshi “Italia” para stadiumit “Qemal Stafa” ka marrë një pamje krejt të re. Në pak javë, Bashkia e Tiranës ka mundur ta shndërrojë atë, nga një ambient i shkatërruar, i lënë pas dore dhe me gropa, në një hapësirë me infrastrukturë modern, e cila do të shërbejë si parking publik, të ardhurat e të cilit do t’i shkojnë qytetit si investim. Punimet e parkingut publik u ndoqën edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka theksuar se shumë shpejt ky ambient do jetë në dispozicion të qytetarëve.

“Një ambient, i cili për katër vite ishte një hapësirë e rrënuar, brenda pak ditësh do të shndërrohet në parking publik me pagesë nën administrimin e bashkisë. Them me pagesë sepse bashkia ka nevojë për fonde, por lajmi i mirë është se çdo e ardhur nga parkingu publik i bashkisë do të investohet në korsi biçikletash dhe gjelbërim për qytetin”, tha kryebashkiaku Veliaj gjatë inspektimit të punimeve.

Ai ka theksuar se parkingu që po ndërtohet do të jetë në dispozicion qytetarëve, sidomos të atyre që vizitojnë kodrat e Liqenit Artificial apo zonat përreth, të cilët do të kenë një mundësi më shumë për një vend parkimi për makinën e tyre. “Të gjithë qytetarët duhet ta dinë se nëse vijnë të kalojnë kohë te kodrat e liqenit apo në sheshin “Nënë Tereza”, do të kenë një parking të sigurt”, u shpreh më tej kryetari i Bashkisë.

Por, ky do të jetë vetëm parkingu i parë mes disa të tillëve që Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndërtojë në Tiranë, si një përpjekje për të lehtësuar sadopak problemin e parkimit në kryeqytet. “Ky është projekti i parë i një rrjeti parkingjesh në qytetin e Tiranës, të cilat Bashkia do t’i sistemojë gjatë gjithë këtij viti”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër kryebashkiaku Veliaj ka bërë të ditur se krahas investimeve për parkingje, Bashkia e Tiranës ka si synim të sajin që të nxisë sa më shumë lëvizjet që nuk ndotin ambientin në Tiranë. Ndaj, ai bëri të ditur se në 18 tetor bashkia dhe organizatat që mbështesin nismat ambientaliste, do të organizojnë një tjetër ditë pa makina.

“Sigurisht, ne do të vijojmë me ditët pa makina. Dita tjetër pa makina do të jetë në 18 tetor, çka i paraprin lumturimit të Nënë Terezës, një ditë ku duam të bëjmë aktivitete kushtuar filantropisë dhe solidaritetit të qytetit tonë. Besoj se kemi nevojë për më shumë ditë pa makina dhe për hapësira ku njerëzit i lënë makinat dhe me paratë e parkingjeve sponsorizojmë punët publike të qytetit”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

veliaj parkingu

Next Post

Ministri gjerman ironik: Refugjatëve nuk po iu pëlqen ushqimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com