• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton parkun tek liqeni: Nesër të gjithë këtu, turp që të ndahemi për lojërat e fëmijëve

by Java News
31/05/2016 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë para përurimit, Këndi i Lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit është inspektuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

“Dua të ftoj të gjithë qytetarët të marrin fëmijët nesër dhe të marrin të gjithë energjinë pozitive me të cilën duam ta kurojmë këtë qytet dhe të vinë në hapjen e parkut nesër në orën 10:00, në datën 1 Qershor. Besoj që është dhurata më e bukur që Bashkia e Tiranës mund të kishte menduar për fëmijët e qytetit, për ata që janë qytetarët më të devotshëm, qytetarët që pranojnë menjëherë të renë, qytetarët më simpatikë dhe qytetarët më bashkëpunues në Bashkinë e Tiranës”, tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ai ka evidentuar se pas debatit të gjatë që ka shoqëruar ndërtimin e këndit të lojërave, tashmë është koha që të gjithë të bashkohen dhe ta lënë Bashkinë të punojë. 

Ndërsa bëri të ditur se këndi i lojërave do të jetë falas për fëmijët, Veliaj shtoi se është e papranueshme për Tiranën që të ndahet për punët publike që i shërbejnë të gjithëve dhe jo vetëm njërës palë.

“Ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë. Është turp që ne të ndahemi për lojërat e fëmijëve dhe për të ardhmen e qytetit. Besoj se Bashkia ka dhënë provën dhe garancinë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe thjesht duhet të lejohemi të punojmë dhe gjithë këtë energji pozitive, kush mendon që lojërat mund të bëhen më mirë, bujrum, të vijë e të bëjmë lojëra të tjera”, tha Veliaj.

Më pas ai ka vizituar edhe një hapësirë tjetër rekreative që i është shtuar Parkut të Liqenit. Bëhet fjalë për punimet e realizuara në një kohë rekord prej 2 muajsh, për projektin e rijetëzimit të pjesës së Parkut të Liqenit që gjendet ndërmjet Korpusit të Universitetit dhe Gardës së Republikës, i cili veç trotuareve, ndriçimit dhe hapësirave të tjera shlodhëse është pasuruar edhe me 200 pemë qershie japoneze, donacion i qeverisë së Japonisë. Veliaj do të vlerësonte se falë këtij projekti u bë e mundur që një nga zonat më pak të frekuentuara të parkut të sistemohet dhe të mbillet me pemë duke u kthyer kështu në një portë të re të parkut të Liqenit.

Veliaj te kendi lojerave (3)

“Kthyem një gërmadhë, një tokë totalisht të djerrë, një vend aspak atraktiv në një hapësirë jashtëzakonisht tërheqëse, edhe në hyrjen pedonale të Parkut të Liqenit”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij.

Gjithashtu ai theksoi se Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një rëndësi të madhe gjelbërimit dhe krijimit të hapësirave rekreative për të gjitha moshat në Tiranë. Për këtë qëllim ai ka bërë të ditur se në vetëm 11 muaj është bërë e mundur mbjellja e 11 mijë pemëve në parqe, rrugë apo edhe në blloqe pallatesh. Gjithashtu ai ka theksuar se kjo hapësirë që përfundojë sot është parathënie e këndit të lojërave që do të hapet nesër po në Parkun e Liqenit.


Veliaj te kendi lojerave (2)

“E di që shumë është debatuar për parkun, por ky nuk është një moment as për t’ju treguar triumfalist, as për ta trajtuar një palë si fitues, një palë si humbëse, jemi të gjithë fitues në Tiranë, me një park të bukur për fëmijët në një hapësirë të Liqenit që po ruhet edhe po shtohet siç ishte ky park i qershive, në Tiranë po fitojnë të gjithë. Ndaj edhe besoj që është momenti që të shikojmë para, është momenti që të bashkohemi, është momenti që ta lëmë Bashkinë që të punojë, është momenti që ta ndajmë çfarë janë gjëra me dobi publike dhe që nuk meritojnë kaq shumë vëmendje dhe kaq shumë sherrnajë dhe çfarë janë gjëra që realisht meritojnë një debat publik”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa bëri të ditur se këndi i lojërave do të jetë falas për fëmijët, Veliaj shtoi se është e papranueshme për Tiranën që të ndahet për punët publike që i shërbejnë të gjithëve dhe jo vetëm njërës palë.

“Ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë. Është turp që ne të ndahemi për lojërat e fëmijëve dhe për të ardhmen e qytetit. Besoj se Bashkia ka dhënë provën dhe garancinë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe thjesht duhet të lejohemi të punojmë dhe gjithë këtë energji pozitive, kush mendon që lojërat mund të bëhen më mirë, bujrum, të vijë e të bëjmë lojëra të tjera”, tha Veliaj.Veliaj te kendi lojerave (1)

Next Post

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, ja marrëveshjet që miratohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com