• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton akademinë e futbollit në Petrelë

by Java News
20/03/2016 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë dhe skuadrat sportive të futbollit, volejbollit, basketbollit apo tenisit do kenë shumë shpejt në dispozicion një qendër të re me fusha sportive dhe rekreacioni tërësisht moderne.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi nga afër punimet që po kryhen në ndërtimin e Akademisë së Futbollit në Njësinë Administrative të Petrelës, ku edhe u njoh me detajet e projektit, i cili do të ofrojë ndërmjet të tjerave, 3 fusha të mëdha futbolli, disa fusha të tjera për lojërat me dorë dhe një pishinë olimpike për notarët.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi punën dhe qëllimin e investitorëve në ndërtimin e këtij kompleksi sportiv, pasi sipas tij kjo përputhet edhe me filozofinë e bashkisë për të mbështetur masivizimin e sportit.

“Është fatkeqësi që sot 20% e fëmijëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të Tiranës, vuajnë nga obeziteti, çka përkthehet në sëmundje kardio-vaskulare, në jetë më të shkurtër, në kosto për shëndetin etj. Kjo nuk shkon! Çdo qindarkë e investuar në sport është shumë më pak nga ajo çfarë do na duhet të investojmë nesër për të kuruar një jetë të pa shëndetshme”, – u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të ndihmojë çdo investim që bëhet për sportin, duke marr përsipër punimet dhe ndërhyrjet në infrastrukturë, për të siguruar aksesueshmërinë për qytetarët, përfshi rrugët, kanalizimet, etj.

“Ne duam që të futemi në partneritete të tilla publike dhe private sepse në fund, interesi dhe përfitimi është publik. Jam shumë i ndërgjegjshëm edhe për debatet që ka sot për sportet elitare dhe ekipet e afirmuara të qytetit të Tiranës. I qëndroj asaj që kam thënë përpara se të zgjidhesha kryetar bashkie që, në Tiranë synojmë të mbështesim në mënyrë proporcionale të gjitha ekipet, pa patur ekskluzivitet, por duke u siguruar që ekskluzivitet kanë të gjithë fëmijët e Tiranës dhe të gjithë sport-dashësit e qytetit”, – tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se në situatën ekonomike ku ndodhet qyteti është më inteligjente financimi i masivizimit sportiv dhe e një jete të shëndetshme të fëmijëve të qytetit tonë, se sa kufizimi i vetëm i disa financime rigoroze të ekipeve profesionale, që tashmë kanë akses në financa edhe në tregun privat.

“Shpresoj shumë që nga ky bashkëpunim publik-privat brenda këtij viti të hapim fushat e para dhe të sjellim një risi për Tiranën, e cila besoj se do të çojë në rritje numrin e fëmijëve që merren me sport, nga një shifër qesharake që është sot, në një shifër që i afrohet atyre të rajonit dhe BE-së”,- u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, ish-futbollisti Redi Jupi, në rolin e investitorit, ka shpjeguar se ky projekt është menduar në formën e një kompleksi sportiv për të gjitha moshat dhe kampet verore.

“Është një strukturë që do të mbështesë aktivitetet e fëmijëve të Tiranës, të cilat mungojnë shumë. U nisa, fillimisht, për akademi, por e shikoj që kemi fëmijë gjatë gjithë verës. Mendoj se kjo strukturë mund të plotësojë shumë nga nevojat e fëmijëve. Shpresojmë që edhe me ndihmën tuaj ta përfundojmë sa më shpejt”, tha Jupi.

Ky kompleks do të shtrihet në një sipërfaqe prej 38 000 m² truall, e rrethuar nga 32 000 m² sipërfaqe kullote. Në të parashikohet të ndërtohet shkolle (akademi sporti) me kapacitet prej 900 nxënësish, tre fusha futbolli, një fushë komplekse për kamp veror, një qendër për spa-fitness, një hotel për skuadrat sportive, ambiente zhveshjeje në shërbim të fushave të futbollit, një tribunë me kapacitet 200 persona, një pishinë olimpike për qëllime stërvitore dhe rekreacionale, një pishinë për fëmijë, një fushë volejbolli në rërë, një fushë basketbolli dhe një fushë tenisi.

Next Post

Wikileaks: Palestina kërkoi votën e Serbisë në OKB në këmbim të bllokimit të njohjeve për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla sulmon Berishën: Piromani më i dëmshëm i Shqipërisë, për 36 vite në politikë mbahet mend për molotovë dhe zjarre!

Balla sulmon Berishën: Piromani më i dëmshëm i Shqipërisë, për 36 vite në politikë mbahet mend për molotovë dhe zjarre!

August 15, 2026
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

August 15, 2026
Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

“Vetëvendosja e sheh Presidentin si figurë të parëndësishme”- Osmani kritika të forta Kurtit: Ai do president që s’mban qëndrime!

August 15, 2026
Përgjaket gara çiklistike në Portugali, humb jetën 19-vjeçari britanik, u përplas nga një makinë!

Përgjaket gara çiklistike në Portugali, humb jetën 19-vjeçari britanik, u përplas nga një makinë!

August 15, 2026
Festa e “Fjetjes së Shën Mërisë” bashkon besimtarët e krishterë, urime nga krerët e shtetit dhe politika! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros

Festa e “Fjetjes së Shën Mërisë” bashkon besimtarët e krishterë, urime nga krerët e shtetit dhe politika! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros

August 15, 2026
Terror dhe të shtëna me armë në Universitetin e Virxhinias, raportohet për disa të plagosur! Ja për çfarë dyshohet

Terror dhe të shtëna me armë në Universitetin e Virxhinias, raportohet për disa të plagosur! Ja për çfarë dyshohet

August 15, 2026
FOTO/ Ja kush është eskorta ruse që vrau me bombë ish-komandantin dezertor të nëndetëseve! Nga biologe në atentatore ukrainase

FOTO/ Ja kush është eskorta ruse që vrau me bombë ish-komandantin dezertor të nëndetëseve! Nga biologe në atentatore ukrainase

August 15, 2026
Shembet kanali vaditës në Elbasan, bllokohet prej orësh aksi drejt Cërrikut, uji e dherat vërshojnë në rrugë! (FOTO)

Shembet kanali vaditës në Elbasan, bllokohet prej orësh aksi drejt Cërrikut, uji e dherat vërshojnë në rrugë! (FOTO)

August 15, 2026
“Jam bërë për netë të tilla”- Uzuni i papërmbajtshëm në SHBA, 4 gola në dy ndeshje! Mesazhi për fansat: Kjo ishte për ju!

“Jam bërë për netë të tilla”- Uzuni i papërmbajtshëm në SHBA, 4 gola në dy ndeshje! Mesazhi për fansat: Kjo ishte për ju!

August 15, 2026
Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të qëllimshëm

Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të qëllimshëm

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com