• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inpekton punimet në shkollën “Asim Vokshi”: Do të jetë gati të mirëpresë nxënësit në vitin e ri shkollor

by Java News
20/03/2023 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në shkollën e mesme “Asim Vokshi”, e cila po rikonstruktohet nga e para. Veliaj e cilësoi si një projekt të vështirë, për faktin se ndodhet në një nga zonat kryesore të Tiranës.

“Vendi është ideal pavarësisht se është i ngushtë. E di që tani që janë debatet e fushatës, ankohen për oborrin e pallateve. Mjafton të shkosh te ‘Asim Vokshi’ e shikon që autorët e prishjes së oborreve të pallateve, nuk janë ndërtimet e reja apo kullat, që kanë respektuar distancën, por gjithë babëzia dhe xhungla që u krijua në vitet ’90, në 3-4 administrata të atyre që sot çirren për oborret. Mjafton të shikojnë kur janë ndërtuar këto të ‘Asim Vokshit’ apo edhe të pallateve që u ndërtuan në kohën e administratës përpara, që as nuk respektoi distancat. Po të shikosh çfarë është ndërtuar me rregull dhe çfarë është ndërtuar me estetikë i përket administratës së Edi Ramës dhe administratës tonë. Çfarë është ndërtuar rrumpallë, janë këto që bërtasin për oborret e pallateve, kanë firmën e tyre”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se “Asim Vokshi” është një nga 7 shkollat e lotit të fundit, duke e çuar në 50 numrin total të shkollave të rindërtuara në Tiranë.

“7 shkolla janë marrë përsipër nga PNUD dhe BE, si pjesë e projektit të rindërtimit pas tërmetit, duke e çuar në 50 numrin total të shkollave, të rindërtuara në Tiranë. Kjo shkollë vërtet duket sikur është ndërtesa ekzistuese, por në 70% të saj është komplet e re. Do të thotë që kolonat janë përforcuar. Potenciali i shkollës ‘Asim Vokshi’ është i jashtëzakonshëm. 750 talente që i shtohen ekonomisë së Tiranës me këtë shkollë, janë të pazëvendësueshëm. Sot ka shumë hotele që po marrin staf nga Turqia, nga Filipinet, nga India, ndërkohë që këtu kemi burimin kryesor të stafeve dhe talenteve për turizmin, për legjislacionin e BE dhe për ata që do jenë menaxherë të këtyre hapësirave hoteliere. Për Njësinë 2 kjo shkollë është një bizhu. Mund të themi që “Rruga e Elbasanit”, që është rruga kryesore e Njësisë 2, sot është stolisur si një varg me këto perlat e arsimit. Me të mbaruar me stolitë në anën e majtë, do kalojmë me stolitë në anën e djathtë. Do duhet që rektoratit dhe dekanëve të këtyre fakulteteve t’u japim një dorë”, tha Veliaj.

Për emrat e shkollave dhe rrugëve, Veliaj komentoi deklaratat e opozitës kur tha se nuk kanë asnjë ide zhvillimi për Tiranën dhe merren me gjëra të kota, për të kapur një votë këtu apo një votë atje.

“Për të gjithë ata që më kanë pyetur këto kohë a do ndërrohen emrat ‘Asim Vokshi’ apo ‘Avni Rustemi’ kam një përgjigje: është shterpërsia e atyre që nuk kanë asnjë ide për Tiranën, që në vitin 2023 diskutojnë për ndërrimin e emrave të partizanëve dhe heronjve apo të rilindasve. Do të thotë se nuk kanë asnjë ide tjetër për zhvillim dhe të gjithë retorikën e kanë vetëm në këtë turbofolkun e emrave për të kapur një votë këtu, një votë atje. Gjykoj që është e gabuar që në 2023-in të futemi në këtë debat dhe të diskutojmë gjëra që historia i ka ndarë njëherë e mirë. Kush ishte në anën e duhur të historisë, kush ishte anti-fashist, ku ishte kontributi i secilit edhe për Rilindjen, edhe për pjesën pas Pavarësisë, edhe për Çlirimin, edhe për shtet-formimin. Ndaj, këto i konsideroj muhabete të lodhura dhe të një kohe të vjeter, që nuk vjen më në Tiranë. Jo vetëm do gëzojmë shkollën ‘Asim Vokshi’, por do kemi edhe një emër të nderuar që vërtet i ka dhënë Tiranës kaq shumë talente dhe kaq shumë dashuri”, tha Veliaj.

Next Post
Operacioni i Policisë/ Eksperti: Ervis Martinaj po kërkohet kudo i gjallë!

GJKKO lë në fuqi vendimin, sekuestro për 34 pasuritë e Martinajt. Gjykata nuk njeh avokatët për shkak të firmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

October 7, 2026
“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

October 7, 2026
Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com