• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inaguron shtëpinë e fundit nga tërmeti i shtatorit: Këtë javë gati 3000 pagesat e dyta për të dëmtuarit

by Java News
19/07/2020 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e fundit e rrënuar nga tërmeti i 21 shtatorit është rindërtuar më e fortë dhe më e bukur për familjen Muça në Njësinë 8. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi çelësin e shtëpisë së re kryefamiljarit, Etmondit, si një premtim i mbajtur për të gjitha shtëpitë e rindërtuara që prej tërmetit të shtatorit.

“Kjo është shtëpia e fundit e rindërtuar nga tërmeti i shtatorit. Ai tërmet ishte pak më i lehtë, prishi më pak shtëpi, pati më pak dëme, por është gëzim i madh fakti që në kaq pak muaj dhamë të gjitha pagesat cash dhe i rindërtuam të gjitha shtëpitë. Ëmbëlsirën e lamë për në fund, shtëpia e Etmondit ka dalë një vilë e vërtetë. Është rregulluar edhe bahçja, ka hapësirë 4 dhoma e kuzhinë, me dy banjo”, tha Veliaj.

Ai shtoi se tashmë janë dëmshpërblyer 3000 familjet e para të prekura nga tërmeti i nëntorit, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të nisë projekti i rindërtimit të shtëpive që kanë rezultuar të pabanueshme pas tërmetit të dytë.

“Për tërmetin e nëntorit ka më shumë pagesa sepse dëmi ishte më i madh. Kemi filluar me shpërndarjen e 3000 pagesave të para. Në Njësinë 8 ka nisur tërheqja e parave në postë. Nëse qytetarët na japin llogarinë bankare, derdhja do t’u bëhet në bankë. Nëse pëlqejnë ta marrin me kartë identiteti në postë, mund ta marrin cash në dorë. Në disa raste pagesa është më e madhe sesa dëmet që mund të ketë pasur në atë familje, kurse një pjesë e madhe e qytetarëve i kanë mbaruar meremetimet. Megjithatë, duke qenë se dëmi ka qenë real, edhe nëse u tepëron diçka, le t’i përdorin për shpenzime sepse jemi në këtë situatë si skemë solidariteti”, vijoi ai.

Veliaj tha se këtë javë do të dëmshpërblehen edhe 3000 familjet e dyta që u prekën nga tërmeti i nëntorit. Ai tha se pasi të gjitha familjet të marrin dëmshpërblimet e tyre, do të vijojë puna me shtëpitë e dëmtuara në zonat rurale dhe më pas, me pallatet në qytet.

“Do të vazhdojmë me 3000-shen tjetër këtë javë, e mandej me pjesën e tretë dhe të fundit. Ndërkohë, po këtë javë fillojmë me investimet në banesat individuale, fillimisht në zonën e Farkës, pastaj në Baldushk, Zall-Herr, për të mbyllur gjitha zonat rurale. Më tej, fillojmë me infrastrukturën për pallatet”, tha kryetari i Bashkisë.

Veliaj bëri me dije se teksa kryeqytetasit do të vazhdojnë me pushimet e tyre, Tirana do të kthehet në një kantier ndërtimi, që kur ata të kthehen, çdo investim publik të jetë i përfunduar për të mos u prishur qetësinë qytetarëve.

Deputeti i PS, Ervin Bushati vlerësoi punën e Bashkisë së Tiranës. “Tërmeti ishte i tmerrshëm, shkatërroi shumë prona, mori jetë njerëzish. Kemi edhe një sfidë tjetër si pandemia globale, por treguam se duke qenë bashkë si shoqëri, nëse punojmë, mund t’ia dalim. Faleminderit Bashkisë që ka jo vetëm përkushtimin për të sjellë punë të tilla, por edhe vizionin për të bërë diçka për të ardhmen. Kjo është një shtëpi e së ardhmes dhe Bulevardi është Bulevardi i së ardhmes së Tiranës”, tha deputeti Bushati.

Për rindërtimin e shtëpisë, e cila u rindërtua tërësisht nga e para, kontribuoi Shoqëria “SIAN Construction” shpk., e cila iu përgjigj menjëherë apelit të kryebashkiakut Veliaj për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

g.kosovari

Next Post
Kavanoza me kanabis të fshehur në market, pranga pronarit dhe shitësi/ Policia zbulon si e mori informacionin

Kavanoza me kanabis të fshehur në market, pranga pronarit dhe shitësi/ Policia zbulon si e mori informacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In