• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Impianti i përpunimit të ujërave të ndotura gati në 2017

by A R
14/01/2016 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

350 mijë banorë të Tiranës përfitojnë nga projekti i impiantit të përpunimit të ujërave të përdorura, i cili u inspektua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto. “Nga ky projekt do të përfitojnë 350 mijë banorë të Tiranës, pra gjysma e popullsisë zyrtare, që merr shërbime në qytet dhe besoj se vjen në një kontekst ku pas përmbytjeve, të gjithë jemi bërë pak më të ndjeshëm për infrastrukturën që kemi trashëguar”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se pas më shumë se 50 vitesh, po ndërhyhet për kanalizimet dhe pastrimin e ujërave të zeza. “Dua t’ju kujtoj qytetarëve një histori të thjeshtë, se për projektin e pastrimit të ujërave të ndotura në Tiranë është menduar që në vitin 1960. Me gjithë padurimin që këto projekte të ecin sa më shpejt, besoj se është ecur më shpejt në këto dy vite me këtë projekt se sa në 50-60 vitet e fundit”, u shpreh Veliaj. Sipas tij, një problem që shkaktohet në Tiranë, impakton menjëherë edhe dikë që bën plazh në Durrës.

“Që të mos kapemi më në befasi, duhet të kujdesemi që projekte të tilla të monitorohen dhe të nxisim kompanitë e përfshira në të, që të shtojnë ritmin, në mënyrë që viti 2018 të na gjejë me gjysmën e banorëve të Tiranës të sistemuar”, tha Veliaj. Ai theksoi se projekti është jashtëzakonisht ambicioz, është impianti i dytë, pas atij në Zagreb, më i madhi në Europën Juglindore dhe që zgjidh një pjesë të madhe të problematikës.

“Kjo është ndoshta dhurata më e dobishme për qytetarët e Tiranës, në këtë periudhë ndryshimesh klimaterike, por edhe të një ndjeshmërie të madhe të publikut për çështjet e mjedisit. Zgjidhja e ujërave të ndotura për gjysmën e Tiranës, besoj se është dhe zgjidhja e gjysmës së dhimbjeve të kokës për qytetarët, të cilët sot janë më të ndërgjegjshëm se kurrë, se ambienti dhe natyra është e vetmja pajë që ne i lëmë fëmijëve tanë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për financimin japonez, duke theksuar se kjo do të mundësojë që taksapaguesi të ndihet i përmbushur në një projekt që menaxhohet me integritet, edhe me një dobi të madhe publike për qytetarët.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, vlerësoi se impianti i ujërave të përdorura për Tiranën është shumë i rëndësishëm në aspektin mjedisor dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Vepra është një mundësi e madhe punësimi. Gjëja më e rëndësishme është që produkti do të jetë shumë cilësor dhe do u shërbejë aktualisht, sipas të dhënave teknike dhe sipas projektit, rreth 350 mijë banorëve të Tiranës, por mundësia është që me një ndryshim teknologjik që jemi duke e diskutuar me kontraktorin, kjo vlerë të dyfishohet”, u shpreh Haxhinasto. Sipas tij, ky është një lajm shumë i mirë, pasi me një shtesë të investimit sa i takon procesit teknologjik, kjo sasi mund t’u shërbejë rreth 700 mijë banorëve të Tiranës dhe do të jetë një sukses i këtij projekti.

“Arsyeja pse vijmë shpesh te ky projekt është rëndësia e tij, por edhe problematika që ka pasur. Fatmirësisht tashmë është zgjidhur dhe kemi një ritëm tërësisht tjetër të punës nga ana e kontraktorit. Nga hera e fundit që kemi vizituar këtë vepër, është dyfishuar ritmi i punimeve”, tha Haxhinasto. Sipas tij, ka një realizim të projektit rreth 20% në totalin e tij dhe premtimi i kontraktorit është që ky ritëm të përshpejtohet edhe më tepër, në mënyrë që vepra të dorëzohet në fund të vitit 2017, si e përfunduar dhe e gatshme për t’u shërbyer qytetarëve të Tiranës.

Projekti parashikon ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të ndotura, në zonën e pellgut të Lumit të Lanës, dhe ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në zonën e Kasharit. Kapaciteti i impiantit mbulon 350.000 banorë ose afërsisht përpunon një prurje 75.000 m3/ditë. Vlera e Projektit është 11.121.000.000 Yen dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2017.

Next Post

Rrëfimi i babait të Canës: Monika, e vetmja që Loriku futi në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In