• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ilir Metës dhe Monikës u është prishur pazari brenda shtëpisë dhe tani po lajnë hesapet me njëri-tjetrin

by
26/01/2023 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj shprehet se aktualisht qyteti paguan për grumbullimin e mbetjeve në landfill shumë më lirë se sa koha kur Bashkia drejtohej nga Koalicioni Meta-Berisha. I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës për plehrat, në një intervistë për Fax News, Veliaj tha se ata që kanë firmosur kanë qenë ministrat e Ilir Metës.

“Duhet pyetur çdo ditë si e ka emrin kjo partia, se një parti që s’ka probleme, nuk ka pse ndërron emrin. Si ai njeriu që ka një të kaluar kriminale dhe ndërron emrin se i duhet një identitet të ri që mos të kujtohet që ka qenë trafikant droge, ose ka bërë burg. Si një parti që ka probleme me identitetin e vet ndërron emër përditë. Po nuk kanë qenë ministrat e mi, kanë qenë të Ilir Metës këta që kanë firmosur. As nuk kanë qenë stafet tona, kanë qenë të Ilir Metës, kështu që këtyre qartazi u është prishur pazari brenda shtëpisë së tyre dhe këta lajnë hesapet me njeri – tjetrin. Të më pyesësh që është një gjë e madhe që Partia e Lirisë, ose ish-LSI-ja, i bie mbrapa plehrave, Partia e Lirisë, mbaj mend gjithmonë mbrapa plehrave i ka rënë, në të gjitha kuptimet e fjalës. Kështu që, këtu s’kam ndonjë habi që rrinë gjithë ditën pas kazanëve”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se sot Tirana është shumë herë më e pastër me 1/3 e çmimit më pak se në kohën e administratës së kaluar. “Ata duhet të kuptojnë që Bashkia e Tiranës grumbullon plehrat dhe i çon në landfill, edhe aty te dera e landfillit mbaron me punën e vet. E bën këtë me një çmim 1/3 më e lirë se koalicioni Ilir Meta –Sali Berisha, kur Monika dhe Luli drejtonin Bashkinë e Tiranës. Qyteti sot është më i pastër me 1/3 e çmimit më pak se ç’i kishte Ilir Meta me Sali Berishën dhe Mona me Lulin kur ishin në bashki. Kjo më intereson mua si kryetar bashkie, që pa rritur taksat, të ofroj një shërbim që është më lirë sesa ajo që propozoi koalicioni i tyre. Pastaj, si i bien këta mbrapa plehrave, si sherrosen me njeri – tjetrin dhe anëtarët e partisë së tyre, se krejt papritur këta ishin personazhe shumë të mirë kur ishin me Ilir Metën dhe Monikën”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se përgjegjësia është individuale dhe kush shkel ligjin do të shkojë para drejtësisë. “Tirana do vazhdojë të pastrohet, kush nga personazhet e përfshirë ka bërë gabime, të shkojë të mbajë përgjegjësinë e vet. Por s’do lëmë Tiranën zhul, meqë atyre u shijonte zhuli dhe plehrat mullar kur e drejtonin këta Tiranën”, deklaroi Veliaj .

/e.d

Next Post
Qëlloi me çifte 28-vjeçarin, autori largohet nga vendi i ngjarjes

EMRI/ U premtonte qytetarëve kontrata pune për në BE, arrestohet një grua e shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com