• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Fushta ime, puna

by
21/04/2015 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e kryeqytetit, e fundit në postin e tij si Ministër i Mirëqënies Sociale.

Në fjalën e tij Veliaj falenderoi të gjitha organizatat rinore në të gjithë vendin, duke u shprehur se produkti që ato kanë dhënë është fantastik.

I pyetur nga të rinjtë se cila do të jetë fushata që do të zgjedhë pasi është sulmuar nga opozita, Veliaj nënvizoi se gjuha e baltës nuk do të jetë zgjedhja e tij, por puna dhe pozitiviteti

“Fushata do jetë pozitive. Une nuk do përdor kurrë gjuhën e baltës e shpifjes por vetëm punë dhe pozitivitet. Unë besoj tek pozitiviteti dhe energjia pozitive.” tha ai

Nga ana tjetër, ai ka shtuar se kryeqyteti ka nevojë për sa më shmë ambiente publike dhe qendra për të rinjtë, si dhe sa më pak lokale dhe tallava. Në këtë kuadër, Veliaj theksoi se kreativiteti dhe idetë e të rinjve janë ato që i duhen Tiranës por edhe të gjithë Shqipërisë.

“Dua të falenderoj organizatat rinore që nga Saranda në Shkodër. Produkti i tyre është fantastik. Por ajo që kanë nevojë të rinjtë sot është sa më shumë ambiente publike dhe qendrar për të rinjtë. Mjaft më me lokale dhe tallava. Unë besoj se kreativiteti dhe idetë e të rinjve janë ato që i duhen Tiranës dhe Shqipërisë.” tha në fjalën e tij Erjon Veliaj

Ndër të tjera Ministri Veliaj duke folur nga qendra rinore e Tiranës, u ka bërë thirrje të rinjve që të angazhohen në politikë si dhe në shoqërinë civile.

“Angazhohuni në politikë dhe në shoqërinë civile. Bëhuni më të mirët. Praktikat nga fondi i nxitjes së punësimit kanë dhënë mundësi për të rinjtë.” tha Veliaj

Ky është edhe takimi i fundit i Veliajt si ministër me të rinjtë, pasi pritet që të dorëzojë postin për të iu përkushtuar kandidaturës së tij për kreun e bashkisë së kryeqytetit.

11163595_969771549719736_852786787_o

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Reus rrezikon burgun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com