• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i vendosur: Do shemben të gjitha objektet pa leje rreth hapësirës së monumenteve kulturore

by Java News
30/05/2019 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar shumë i vendosur se do të vijojnë shembjet e objekteve pa leje. Duke komentuar aksionin e djeshëm të policisë Bashkiake, në zonën e Selvisë në kryeqytet, Veliaj e ka cilësuar si të papranushme ndërtimin e objekteve pranë monumenteve kulturore, duke paralajmëuar që ata që nuk e marrin parasysh këtë deklaratë “duhet t’i bëjnë llogaritë mirë“.

“Nuk ka asnjë sekret, kemi marrë një angazhim publik: nuk mundet që Vojo Kushi të ketë dhënë jetën mbi tank, kurse ne bëjmë një lokal mbi Vojo Kushin, si ai mbi tank. Po ta dinte Vojo Kushi se po e jepte jetën për këto lloj sjellje, do e kishte menduar dy herë hedhjen mbi tank. Le të bëhemi njerëz seriozë: kush ndërton mbi monumente kulture, kush ndërton mbi lapidarë, kush ndërton mbi vende që kujtojnë dhe përkujtojnë figura të historisë tonë, do të duhet t’i bëjë llogaritë mirë”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se fakti që vendi është periudhë elektorale, kjo nuk do të thotë se do krijohen lehtësira për krijimin e objekteve pa leje, përkundrazi do të jenë akoma më të ashpër. Sipas tij, ky është një tregues që do të vërtetojë se nuk bëhen kompromise me ligjin apo kundrejt votave.

“Nëse dikush mendon se meqë unë javën tjetër filloj fushatën nuk do e kem mendjen tek ndërtimet pa leje në qytet, gabohet shumë rëndë. Do të jemi akoma më të ashpër në fushatë, për të treguar se nuk bëjmë kompromis me asnjë votë për një të babëzitur, për një grykës. Mund të jetë ish-deputet, mund të jetë njeri me pushtet, mund të jetë laci i lagjes, mund të jetë një i fortë, mund të jetë një gangster, nuk më intereson hiç! Fushatës do t’i kushtoj të gjithë vëmendjen e rëndësishme, por nuk do lë mangët asnjë gjë të qytetit. Po kush mendon se muaji i fushatës është muaji i rrumpallës dhe për një grusht votash unë do të toleroj dikë që kërkon t’i hipë Vojo Kushit sipër, si ai tankut, e ka shumë gabim”,deklaroi Veliaj.

Ndaj, ai nënvizoi se ashtu si objektet pa leje të ndërtuara mbi monumentin e Vojo Kushit në Rrugën e “Dibrës”, Bashkia e Tiranës do të veprojë edhe me çdo ndërtim tjetër pa leje apo që është ndërtuar në kundërshtim me çdo normë qytetare mbi objekte historike apo monumente të kujtesës.

“Njësoj si te Selvia do ta pësojnë të gjithë ata që guxojnë të përdorin situatën e fushatës si moment ku mendojnë se bashkia nuk e ka mendjen dhe mund të bëjmë ndërtime pa leje. Do ta pësojnë jo vetëm ndërtimet pa leje, por mbi çdo gjë që është ndërtuar në ndërtim pa leje, edhe gjërat që ka poshtë. T’i vënë mendjen kokës dhe mos mendojnë se nuk do kemi mendjen në menaxhimin e qytetit gjatë 30 ditëve të fushatës”, u shpreh Veliaj.

Next Post
Hashim Thaçi: Ta mohosh gjenocidin e kryer në Kosovë, si të mohosh Holokaustin e Hitlerit

Thaçi: BE-ja të dënojë gjuhën raciste të kryeministres serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

October 7, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

U arratis pas lejes nga burgu në Greqi, ja ku dyshohet se po fshihet ‘i forti’ Alket Rizai! Përdori fenelina policie për…

October 7, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Pse u mblodhëm në Prishtinë vetëm ‘ne të barkut të Shën Mërisë’?

October 7, 2026
Tërhiq e mos e këput…

Tërhiq e mos e këput…

October 7, 2026
VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

October 7, 2026
Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com